Anton Pashku lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik (katund afër Prizrenit). Nënën, Getën, e kishte nga Zymi, kurse babën, Tonin (bukëpjekës), nga Karashëngjergji (katund pak më larg Zymit, rrëzë Pashtrikut). Kishte të kryer shkollimin e mesëm - Gjimnazin real në Prishtinë. Gjithë kohën punoi në Rilindje, njëherë gazetar, mandej redaktor i Rubrikës së kulturës e në njëzet vjetët e fundit, redaktor në Shtëpinë Botuese Rilindja. Shkrimet letrare filloi t’i botojë që nga viti 1955. Shkroi prozë dhe drama. Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995. Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur.Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij. Dramat e Pashkut Sinkopa e Gof janë luajtur në Teatrin e Kosovës, në Teatrin ITD të Zagrebit, në Teatrin e Shkupit dhe në teatro të tjera të shqiptarëve. Vepra e tij letrare, është bërë vlerë kulturore kombëtare dhe tashmë është materie që mësohet në të gjitha nivelet e shkollave shqipe, ku ligjërohet letërsia bashkëkohore shqipe.
KUR E LSHOVA, me nder me thane, kete liber prej dores, ku per pak nuk me zuni gjumi, e ndoshta dhe do te me zinte, e besa dhe do ta bajsha nji sy gjume te rraste sikur te clirohesha mire dhe sikur "Oh" i Anton Pashkut te mos m'kishte mahnite aq shume, u ndala para raftit t'librave ku, tue i pa tane ato vepra t'letersise shqipe qe me kishin ardhe deri te thembrat e kambeve dhe tue i pre shkronjat e tyne me kujdesin ma t'madh me gershanet qe vizllojshin, se paku mue me dukej se i prejsha me gershanet qe vizllojshin aq shume, sa m'i lebyrshin syte, mu kujtue se kisha harrue ta shkruj ni recensim n'goodreads...
Nejse. Dashta me shkru ma gjate n'stilin e hapjes t'romanit por po osht problem. "Oh"-i, per mu t'pakten, osht romani ma i mire qe e kom lexu n'gjuhen shqipe. Po foli plotesisht n'rrafshin subjektiv. Osht i tille per mu per shkak qe e kom gjete ni stil aq interesant edhe aq specifikisht t'pershtatshem me shijen tem sa qe kurr nuk e kom prite me e hase n'to n'letersine shqipe. Kjo veper osht e shkrume me ni fryme qe kritiket letrar e quajne moderniste, po une me pak njohuri qe kam m'duket qe shkon ma shume kah post-modernizmi. Ngjarjet qe ndodhin ne roman nuk e kane ni strukture t'zakonshme narrative. Osht i thurrun me ni menyre ma eksperimentale se sa qysh jemi t'msum me pa. Mendimet e narratorit vijne si ni grumbull fjalesh, shumicen e kohes pa pika dhe paragrafe, me presje aty ktu, qe japin ndjenjen e ni lloj stili 'stream of consciousness'(term qe vjen prej letersise t'Joyce-it). Mandej, tranzicionet ne hapesire dhe kohe vijne pikerisht nga keto vorbulla fjalesh ne mendjen e narratorit. Ai, qysh osht duke i shiku peshqit ne akuarium, i kujtohet liqeni dhe ne transportohemi ne liqen bashke me te. Pastaj, prej dialogut me plakun dalim ne kohen e kryengritjeve ilire gjate sundimit te Augustit. E prej ketij kalimi te pare kohor dhe kendej, pervec absurdes dhe post-modernes, futemi edhe ne aspektin simbolik ose alegorik t'romanit "Oh".
Pjesa e Ilirise pervec qe osht qesharake ne disa pjese ne menyren se qysh flasin personazhet ilire, Breuki me Desidiatin(tu e pershkru shthurrjen seksuale t'romakeve ngjashem me qysh disa shqiptare konservativ modern kishin mujt me fol per kto tabu n'perendimin), osht edhe tragjike, tu e paraqite me ni proze shume t'bukur ku dominon simbolizmi(barka, qerrja e diellit, pasqyra me dy ftyra, etj.) vujtjen dhe represionin ilir karshi sundimit romak, e ne t'njejten kohe tradhtine e brendshme, qe personifikohet kryesisht ne figuren e Batos se breukve. Pervec ni observimi edhe tentimi interesant n’fiksion historik, Pashku, permes kesaj pjese alegorizon edhe me vuajtjen e shqiptareve prej pushtuesve te huaj pergjate historise, e potencialisht edhe gjate kohes se vet autorit, nen sundimin Jugosllav.
Kete te fundit, kritiken hermetike ndaj pushtetit te asokoheshem, Pashku duket se e sjelle n'theks te vecant te pjesa tjeter e romanit, ajo me 'Kozmopolistin mizogam', ku pershkruhet ni ligjerate me ni salle "n'forme vezore" ku ligjeruesi(kozmopolisti) advokon per ni t'ardhme, ne mendjen e tij utopike, por per ne, permes ironizimit te autorit me kete personazh edhe permbajtjes t'ligjerates, na vjen ma shume si distopike. Ai e pershkrun ni t'ardhme ku i gjithe Kozmosi kish me funksionu si ni bashkesi e madhe, dhe nuk do t'kete ma identifikime rajonale te planetit apo galaktikes prej nga njerezit vine. Pastaj rrefen se si ky sistem do te kishte vetem nje fabrike, per prodhimin e cdo gjeje. Dmth. cdo mjet prodhimi do t'ishte i centralizuar deri n'ekstremitet.
"...do te kete vetem nji shtypshkronje, e cila do te botoje vetem nji abetare, vetem nji liber leximi, vetem nji liber te historise, vetem nji liber te filozofise, vetem nji tregim, vetem nji novele, vetem nji roman, vetem nji drame, vetem nji sonet, vetem nji balade, vetem nji gazete te perditshme..."
Pastaj tregon se qysh, sipas tij, gjithcka do te ishte me mire ne kete realitet, masi te centralizohet krejte ekonomia e ketij Universi, Tokes do tu jepej nje cereku e nje fabrike te centralizuar, dhe per shkak te sasise se Kozmosit dhe kerkeses ane e mbane tij, ekonomia do te lulezonte.
"...Po e zame, mirret vendimi qe toka ta prodhoje cerekun e gypave te nevojtoreve, qe duhet te prodhohen mbrenda nji mueji ne Kozmos...Po a e dini sa gypi prishet ne nevojtoret e Njiqind e Njizet Miliard Yjve?!...Kjo do te thote me i thane varfenise: lamtumire!"
E gjithe kjo pjese e romanit me kete monolog te nderprere here pas here, osht interesante vetvetiu edhe pa u analizu ma thelle me t'gjithe ate ekscentritetin qe e ka, por nese e kqyrim ma hollesisht, mrena saj e gjejme ni kritike t'theksume ndaj sistemit monist te qeverisjes, globalizmit, shkombterazimit etj. Ne fillim te ketij monologu Kozmopolisti thekson se qysh njeriu duhet me qene qytetar i Tokes, e jo me mendu per shtepine e tij t'vogel, pastaj tu ekzagjeru ma shume e ma shume, thote se vjen koha me u bo qytetar i galaktikes "galaksore", e mandej i krejte Kozmosit. Pashku ketu kjartazi kritikon idete e ndryshme te shkombetarizimit, tjetersimin e identitetit etnik n'favor te ideve 'progresiste' internacionaliste, ose n'rastin ma konkret ne rrethanat e autorit, shkombetarizimin e shqiptareve ne favor te krijimit te identitetit shtetnor jugosllav. N'kete rast, nese pajtohemi me interpretim formulaik gati matematikor t'linjave hermetike t’vepres, mujm me thone se Kozmosi merr formen simbolike t'Jugosllavise e Toka do duhej t'ishte Kosova.
Per ta theksu kete alegori hala ma shume, n'fund t'ketij monologu, ligjerusi perfundon duke thane se do t'kishte vetem "nji gjuhe" "...nuk do t'ekzistonte tane kjo babiloni", e mandej pjesa ma e bukur edhe e dhimbshme e ketij romani nashta, vjen kur Kozmopolisti flet per babin e vet, nje person i ngulitur emocionalisht me dheun e lindjes per t'cilin "do t'bahej dhe", gje qe nuk osht kongrruente me idete "e medha" kozmike te Kozmopolistit, i cili defton se qysh sa here largohej nga dheu i babes, duke ikur nga njeri yll te tjetri ne Rrugen e Qumeshtit(Byku i Kumbares), prap se prap e ndjekte hija e babit t'vet dhe aroma e mundimt e dheut te tij...
Pashku gjithashtu m’doket se ironizon me snobet, duke perdorur karakterin e Kozmopolistit, n’kete aspekt, i cili shume here identifikohet me terme te shumta te panevojshme latine ne pershkrimin e preferencave edhe ideve te tij “Nuk jam mizogin, jam mizogam...”
Mas krejte kesaj, romani e merr ni permbyllje rrethore, ku kthehemi n’liqen, e mandej n’apartament ku protagonisti e gjene veten ne fillim te librit...kur u kthye me nder prej nevojtores edhe i pa qyrrat e jarget qe i kishin mrri te kambet, e mandej vazhdon ngjarja deri kur vajza qe rrinte me te e braktise per shkak t’staticitetit, mos-levizjes, t’tij. N’raport me cka? N’raport me jeten e tyne private? Apo mos-levizjen n’raport me sistemin? A osht Ai jeta kontemplative, e Ajo jeta aktive, apo Ai rezistenca pasive dhe Ajo rezistenca aktive?
Cka do qe t’mendojme edhe qysh do qe e interpretojme braktisjen e Asaj per shkak te mos-levizjes se protagonistit n’fund, mendoj qe ky roman na len me mendu shume per to, edhe per krejte absurditetin, ironine, satirizimin edhe alegorine qe e permbane kjo veper. Oh.
Definitivisht, një prej kryeveprave më të mira të letërsisë shqiptare, pasi rreket të depërtojë në nëntë shkallare të subkoshiencës njerëzore dhe sigurisht, e arrin misionin e saj.
Kisha ndermend t'i jepja 2 yje vetem per faktin qe eshte autor shQipTar dhe normalisht, si i joni, duhet mbajtu me hater, por omg my eyes are vomiting! Nje liber pa pike stilistike, nje forme qe tregon si MOS te behesh nje shkrimtar, nje miksim kaq i keq i erezave romanore sa te ben per te vjelle. Eshte nje perpjekje shume e madhe dhe e deshtuar po aq madherishem. Ka rryma te ndryshme dhe duket qe autori ka eksperimentuar me vetendh m aftesite e tij, por te vjen per te ardhur keq qe ka marr kaq pompozitet ne letersine shqipe kjo dallavere (domethene, bravo autorit per iniciativen dhe shame on you kritikes letrare). Perseritjet e vazhdueshme, monotonia e tonit, zeri i brendshem, pershkrimet vulgare (jo te vulgares, por vulgare ne aspektin stilistikor) gjithcka nje makabritet letrat. Lere pastaj qe nuk arrita te identifikoj asnje teme filozofike apo hajt mo, njerezore. Ok., tek tuk ndien eren e Godose, apo hajt mo edhe te dickaje tjeter, por jane perpjekje te ngurta, te pazberthyera ne te gjithe vepren, jane sporadike nese mund te themi keshtu. Per mendimin tim autori ka provuar veten, nuk eshte faji i tij qe kRitIka mendon se ky eshte liber me vlera romanore!!! Autori ka thene: "gjithe ca di e ca kam degjuar lart e poshte, bashke me urrejtjen qe ndiej per fatin tim me vendin ku kam lind, po e hedh ketu dhe te behet cte behet" dhe boom... lindi "Oh"-ja! Nuk me besohet qe ka njerez qe e vleresojne me superlativa kete liber! Nuk me besohet qe e cova deri ne fund. Personalisht me la nje shije te deshtuar. E vetmja gje qe me pelqeu eshte thyerja e koheve, nepermjet montazhit te endrrave dhe enderrimeve! Me te vertete tregojne thelle per nje perbuzje te autorit perballe realitetit.
Gjithashtu se kam frike se harroj: vetem roman erotik qe nuk eshte! Nese do ta kapesh nga temat dhe motivet, ne krye te rradhes nuk qendron kjo gje, madje nese do qe ta vleresosh kete roman, mos e quaj roman erotik, sepse ka gjera te tjera qe vet autori i ka nxjerre me ne pah. But i digress. Ne fund te dites po i shenoj keto per veten time. Se pertoj t'i hedh ne fletore. Se nuk ia vlen.
Veper e bukur e letersise moderne shqipe i mbushue me stile te reja, teknika te reja dhe qasje te reja per letersine shqiptare. Nje shtylle e fuqishme mbi te cilen mund dhe jane mbeshtetur autore te mevonshem shqiptare. Gjuha e Pashkut eshte gjuha e pasur popullore, permes se ciles ai krijon qe ne fillim te librit nje atmosfere te mbushur me nuanca thjeshtesie dhe “ndotesie” ama qe gradualisht permes harqeve te ndryshme rrefimore merr nuanca mitike dhe idealiste. Libri eshte i stermbushur me figura dhe simbole, qe disa here ta ben te veshtire te kuptosh se cilat jane pikat kyce ne te cilat autori ka dashur qe lexuesi te perqendrohet, ama njekohesisht keto figura dhe simbole pershtaten mire me atmosferen e librit dhe ne shume raste sherbejne si mjere per te percuar ide te caktuara ne pjese te caktuara te rrefimit. Nje liber i shkelqyer, qe pavaresisht se nuk ka njohje te gjere, eshte i vecante ne letersine tone nga shume ane.