Jump to ratings and reviews
Rate this book

Përpara gjyqit të historisë : kujtime historike : 1912-1966

Rate this book
Figura e Xhelal Staraveckës (1912 - 1975) është një prej demonëve të shumtë që ka prodhuar historiografia e nënshtruar dhe frustruar qëllimisht nga politika. Gjithnjë në dritë të errët ka dalë deri para botimit të këtij dezertor nga ushtria partizane, tradhtar a ballist, komandant i xhandarmërisë në periudhën naziste, emigrant politik pas luftës, Xhelal Staravecka, jo vetëm deri më 1990, por edhe në dy dekadat e fundme, mbeti "gogoli" i historisë. Dhe ndoshta do të mbetej edhe për dekada të tjera njësoj sikur ai vetë të mos kishte menduar për të ardhmen, për "gjyqin e historisë", nëse do të perifrazonim titullin e librit me kujtime që ai shkroi në mërgim. Ky libër, që i jepet në dorë lexuesit për herë të parë në këtë botim, është përfunduar në Paris në vitin 1966 si një testament politik e moral i autorit. Pothuajse nuk ka ngjarje të rëndësishme të organizimit të luftës antifashiste prej rrjedhës së Osumit e më në jug, prej fillimeve deri në fundin e vitit 1943, që të mos jetë e pranishme lufta çlirimtare e Xhelal Staraveckës si komandant partizan dhe një ushtarak i shkolluar në Perëndim. Ai ka njohur nga afër udhëheqësit komunistë të luftës antifashiste Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun e shumë figura të tjera të Frontit Antifashist. Për më shumë, jo vetëm kampin antifashist e komunist, por ai do të përjetonte nga brenda edhe kampin tjetë figurat kyç të Ballit e të Legalitetit, ndërkohë që mbretërimin e Zogut mbi shqiptarët e kishte njohur me themel qysh në rininë e hershme. Libri i Xhelal Staraveckës, "Përpara gjyqit të historisë", është një libër tronditës, i shkruar pa mëshirë ndaj komplekseve dhe mbrapshtive shqiptare. Qindra personazhe e personalitete, kryesisht politike, të viteve 1912 - 1966, ndriçohen përmes ngjarjeve, veprimeve, fakteve dhe kujtimeve të autorit.

544 pages, Paperback

Published January 1, 2014

1 person is currently reading

About the author

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
0 (0%)
4 stars
0 (0%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
No one has reviewed this book yet.

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.