Më pëlqeu shkrimi, gjuha, stili dhe rrjedhshmëria e librit.
Është një libër që më solli një varg emocionesh: acarim për naivitetin e protagonistes, dyshime ndaj palës tjetër, një ndjesi bezdie për manipulimin dhe “gaslighting”-un në komunikimin që shpesh karakterizon marrëdhëniet moderne e, fatkeqësisht, shpesh toksike. Njëkohësisht, ndjeva dhembshuri për naivitetin e saj, për faktin që po dashurohej për herë të dytë dhe për çiltërsinë e bukur me të cilën ia besoi zemrën dikujt pa e ditur vërtet se kush ishte, por thjesht duke iu dorëzuar instinktit të saj të brishtë.