Ndonëse vetë shkrimtari është shprehur se me "Arkën e Djallit" do të ndryshojë përfytyrimin e letërsisë shqipe, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973). Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja. Rreth tij është debatuar shumë. Janë hequr paralele dhe janë bërë analogji me vepra të ngjashme që nuk gjetën tribunë botimi në vende të Lindjes ish - komuniste. Me këtë rast është përmendur, jo pa njëfarë çudie, shkalla e lirisë së krijimtarisë tek autorët më të talentuar në Shqipëri. Për një gjykim më pranë së vërtetës rreth kësaj çështjeje, ndoshta duhej vënë në dukje fakti që ky roman u paraqit fillimisht si pronë letrare e së vetmes revistë humoristike të vendit - "Hosteni" - si dhe fakti tjetër i njohur, që e qeshura mundëson gjithçka. Përmbysjet e mëdha fillojnë me humorin. Kur një periudhë historike mbërrin kohën e humorit, kjo do të thotë se ajo ka trokitur në çastin e zbaticës. "Ushtari i mirë Shvejk shembi lavdinë e perandorisë", thotë Hasheku. Për burokratët dhe servilët është shkruajtur jo pak, por faji përgjithësisht i është hedhur njërës palë: ose eprorit arrogant, ose vartësit të përulur. Kurse në romanin humoristik të D.Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime të emrave tradicionalë "Zylyftar" dhe "Demir", ku nuk merret vesh ku fillon "modernizimi" dhe ku mbarojnë "përkëdhelja dhe përqeshja", e meritojnë plotësisht njëri - tjetrin. Të dy janë shkaktarë situatash që e bëjnë lexuesin të shkulet gazit, por edhe të pezmatohet disi. Produkt i njëri-tjetrit, ata janë njëherësh bashkëfajtorë për lëngatën që e vetëvuajnë. Për artin e humorit paraqitja e dy personazheve në bashkëfajësi është një zgjedhje e njohur. Mjafton të kujtojmë, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanço Pançës në veprën e mirënjohur të Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demkën të tillë janë, një në dy apo dy në një. Ata ushqejnë njëri--tjetrin dhe nuk mund të ndahen. Zylo pa Demkë dhe Demkë pa Zylo nuk mund të ketë. Cili prej tyre është më shumë fajtor? Kjo nuk është një gjë që zgjidhet lehtë. Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkia shtetërore është edhe hierarki meritash. Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nëpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos. Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragji - komike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tij është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike. Zyloja nuk është i vetëdijshëm për sëmundjen që e mundon. Ai nuk është një burokrat skematik, që shquhet që atje tej. Përkundrazi, lexuesi e mbyll librin i bindur se, po të mund të bëhej i ndërgjegjshëm për dobësinë, shokut Zylo ndoshta do t'i vinin mendtë dhe do të gjente forcë për të ndrequr veten. Prandaj ai është një figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e qëllimit me padijen, me humbjen e ndjenjës së realitetit, të masës për të vërtetën. Në këtë kuptim, Zyloja i shfaqet lexuesit në një pamje sa të rrezikshme, aq edhe për t'i qarë hallin. Zyloja nuk i beson faktit, por imazhit që ka në mendje, iluzionit. Përmasa e jetës në mënyrën e të menduarit të tij është zëvendësuar nga idetë format. Subjektivisht Zyloja e konsideron veten në pararojë të shoqërisë, kurse objektivisht e kufizon atë. Këtu ndahet edhe qëndrimi emocional i autorit. Ai e përqesh, e satirizon, e vë në pozitë të vështirë personazhin e vet, por edhe i dhimbset, e justifikon disi, madje, në një farë mënyre, ka raste kur duket qartë se e merr në mbrojtje, duke mos e zhveshur nga çdo vlerë. Situatat që kalon Zyloja i jeton me seriozitetin më të madh, kur të tjerët mezi e mbajnë të qeshurën. Duke ngatërruar forcën e ligjit, të kompetencës, të të drejtave si epror, me forcën e argumentit, që është autoriteti më i lartë, ai i mvesh vetes atribute të pamerituara, beson verbërisht në forcën çudibërëse të urdhrit, të fjalës. Duke imituar modelin që ka zgjedhur si shpresë për "nëpunësin në ngjitje", ai shmanget nga vetja. Burokrat i çuditshëm, në të shumtën e herës i dehur nga një realitet që nuk ekziston, i mërguar nga jeta e vërtetë, megjithatë, here - herë Zyloja thotë disa të vërteta lakonike dhe të befta, që ai i quan "ese". Në këto raste është shumë e vështirë të përdoret për të emërtimi burokrat. Madje th...
Dritëro Agolli was a writer who has had a far from negligible influence on the course of contemporary literature. He was head of the Albanian Union of Writers and Artists from the purge of Fadil Paçrami and Todi Lubonja at the Fourth Plenary Session in 1973 until 1992. Agolli was born to a peasant family in Menkulas in the Devoll region near Korça and finished secondary school in Gjirokastra in 1952. He later continued his studies at the Faculty of Arts of the University of Leningrad and took up journalism upon his return to Albania, working for the daily newspaper Zëri i Popullit (The People’s Voice) for fifteen years. Agolli not only served as president of the Writers’ Union from 1973 to his retirement on 31 January 1992, but was also a deputy in the People’s Assembly.
Agolli first attained success as a poet of the soil. His early verse collections Në rrugë dolla, Tirana 1958 (I went out on the street), Hapat e mija në asfalt, Tirana 1961 (My steps on the pavement), and Shtigje malesh dhe trotuare, Tirana 1965 (Mountain paths and sidewalks), introduced him to the reading public as a sincere and gifted lyric poet of the soil and demonstrated masterful verse technique. An attachment to his roots came to form the basis of his poetic credo.
Dritëro Agolli has been exceptionally productive in recent years, with numerous well-received verse collections: Lypësi i kohës, Tirana 1995 (The time beggar), Shpirti i gjyshërve, Tirana 1996 (The spirit of our forefathers), Vjen njeriu i çuditshëm, Tirana 1996 (The strange man approaches), Baladë për tim atë dhe për vete, Tirana 1997 (Ballad for my father and myself), Fletorka e mesnatës, Tirana 1998 (Midnight notebook), and Kambana e largët, Tirana 1998 (The distant bell).
As a prose writer, Agolli first made a name for himself with the novel Komisari Memo, Tirana 1970 (Commissar Memo), originally conceived as a short story. This didactic novel with a clear social and political message was translated into English as The bronze bust, Tirana 1975.
Agolli’s second novel, Njeriu me top, Tirana 1975 (The man with a cannon), translated into English as The man with the gun, Tirana 1983, takes up the partisan theme from a different angle and with a somewhat more subtle approach.
Dritëro Agolli was a prolific writer throughout the nineties, a rare voice of humanity and sincerity in Albanian letters.
I think Im in love with Dritero. He has written a masterpiece which perfectly describes the past,the present and the future of Albania.. there are a lot of Zylo here ,and Demka as well. It makes me sad and the irony of this book..the hidden messages...this book creates a chaos and since you read it you never think the same about the place you live and you love. Im so sad that Dritero faced me with reality more than anyone has ever done. I have always had my opinions ,but now they are becoming stronger due to the purpose of this novel. Strong Agolli! Looking forward to reading more by you !
Kisha pershtypje te gabuar per shokun Zylo qe nga shkolla fillore e deri tani qe mbarova kete roman. Gjithmone kam menduar se Zyloja ishte injorant e i paafte ne detyren e tij e prandaj Demka detyrohej t’i bente raportet. Ne fakt, Zyloja fare mire mund t’i shkruante dhe vete, po pertacia e ideja se hartimi i raporteve e referateve ishte nen te, i jepte atij krahe te merrej me detyra “shume here me te rendesishme” (sipas tij) dhe jo me gjera modeste dhe jo-thelbesore si shkrimi i raporteve.
Ky roman mban ne vete nje perqeshje qe ka qene e qelluar ne periudhen kur eshte shkruar, por qe fatkeqesisht eshte edhe sot. Personat si shoku Zylo ne mesin e regjimit te sotem demokrat ende gjenden dhe me te njejten "modesti" mundohen ta mbajne postin e tyre kur brenda tyre s'ka gje tjeter vecse etje per t'u lavderuar. Ne dukje Zylo Kamberi paraqitet si njeri i zellshem me pikepamje te forta e karakter edhe me te forte, por ne fakt kjo eshte vecse nje maske qe ka vendosur mbi fytyren e tij te vertete. Me genjeshtra largohet ashtu sic hyn. Edhe pse fundi nuk paraqitet konkretisht ne kete forme, une mendoj qe satira e ben te dukur edhe kete dukuri te padashur. Personazhi qe me dhimbset me se shumti ne kete roman eshted figura e Demkes, te fundosur ne nje pune qe nuk do ta kryeje e qe ia ka ftohur edhe aftesite e tija letrare. Personazhi me perfaqesor dhe budalla sipas meje eshte paraqitur Kleopatra e cila s'ka gje ne tru vecse nje mendjelehtesi te holle mbi koken e saj te bukur. Zejnepja m'u shfaqet si e brengosur dhe e deshperuar nga Demka.
Por, mbi te gjitha, romani,sipas opinionit tim, eshte i formuluar me mjafte elegance dhe me nje stil te paeksloruar edhe ne ditet e sotme...
This entire review has been hidden because of spoilers.
Ishte nje liber qe me beri shume pershtypje kur e lexova, jo se nuk kam degjuar histori nga prinderit per kohen e diktatures, por te lexoja nje roman qe perfaqesonte ate kohe dhe menyren si trajtoheshin njerezit ne te me beri te kuptoj shume gjera. Personazhi i Zylos, edhe pse ngjarja tregohet nga kendveshtrimi i dikujt tjeter, eshte nje personazh qe mund te te beje per te qeshur apo ndonjehere dhe te te vije keq per individet per te cilet flitet. Per shembull mua me vinte shume keq per Demken, i cili bente te gjitha raportet si per paraardhesin e shokut Zylo, si dhe per kete te fundit, pasi nuk merrte asnjehere meritat qe i takonin, por sikur te mos mjaftonte kjo, e shoqja e Zylos i thoshte pikerisht Demkes sesa ishte lodhur Zylo per te shkruar ato raporte. Por ne perfundim Demka rrinte gjithmone aty, ndersa personat per te cilet ai shkruante raportet nderroheshin here pas here, i paafte pas te paaftit nje nga nje, te cilet diktoheshin nga te tjere dhe benin c'u thoshin vetem qe te kishin sadopak vemendjen e te tjereve dhe pikerisht ne momentin kur benin "karriere" u dukej vetja shume te rendesishem, flisnin per vende qe nuk i kishin pare ndonjehere, e kur vinte koha te largoheshin nga posti qe mbanin, thonin se do te zinin nje pozicion me te larte diku jashte. Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Dritero Agolli
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo është një roman tipik shqiptar për mendimin tim. Agolli nëpërmjet Zylos dhe Demkës jo vetëm që arrin të kritikojë sjelljen e periudhës në të cilin është shkruar dhe vetë sistemin, por ka arritur ti bëj kritikën shoqerisë se sotme.
Këtë roman e mora nga bibloteka e qytetit tim me qëllim për ta lexuar për shkollë nën mendimin se nuk do të me pelqente, pasi letersia e periudhes komuniste nuk është ne shijet e mia. Pasi fillova leximin kuptova pse pelqehej kaq shumë Agolli. Kishte plot momente në të cilin libri bëhej I merzitshëm dhe kthehej në një libër pa fund. Në fund te ditës jam i lumtur që i dhash një shans Agollit. 4/5
Ky liber eshte nje sukes i aritur nga Dritero Agolli. Nje liber me sens humori dhe me nje mesazh shume domethenes edhe ne ditet e sotme. E kam lexuar Shokun Zylo me nje fyme dhe e mbarova per nje periudhe shume te shkurter kohore. Me pelqeu jashtezakonisht shume dhe ja rekomandoj cdo lexuesi.
Lexuar në dy variantet. Në variantin e botimeve para viteve 90, disa skena rezultojnë të hequra. Në variantin e librit të kohës së sotme, është botuar i plotë.
This entire review has been hidden because of spoilers.
Shumë roman i bukur nga shkrimtari jonë i madh Dritëro Agolli që përmes kësaj vepre shfaqi jetën e viteve të komunizmit në Shqipëri, burokracinë e tepërt, nënshtrimin ndaj pushtetit dhe eprorëve, hipokrizinë mbarëpopullore dhe tendencën e shoqërisë për tu paraqitur sa më të ngritur intelektualisht dhe në çfarëdo aspekti tjetër për të siguruar një pozitë në këtë shoqëri. Më pëlqeu shumë sepse temat trajtoheshin shumë bukur, spontanisht, me humor dhe satirë, me një narracion intersant nga një personazh përbrenda veprës dhe mbi të gjitha detalizim i përshtatshëm për llojin e veprës që më bëri të ndiej një lloj nostalgjie të pabazë për atë kohë që nuk e kam përjetuar në të vërtetë por që prej veprave të këtilla do të mund të thoja edhe të kundërtën. Personazhet janë gjithashtu shumë të qëlluar dhe besoj se do i mbesin gjithkuj në mend emrat Demkë e Zylo.
A fantastic book with witty humour that brings a piece of the paradoxical reality of communism. The main protagonist and his adjutant are a sweet duo that goes through many adventures while trying to serve in the harsh dictatorship system.
It really shows the communism colors. How one can get a rank in the society by leeching on someone but also how you can reach the bottom real fast and based on nothing factual just by the pure wish of those on power. What communism really is... just abuse of power.
Kete liber e kishim ta lexonim me detyrim ne shkolle, gje qe e ben vete paksa te merzitshme leximin e tij. Asnjehere nuk i dihet cfare librash te japin per te lexuar ne shkolle, si dhe mbi bazen e cileve kritere i gjykojne qe na i japin. Megjithate, nuk kisha pse te shqetesohem sepse Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo eshte nje liber qe lexohet me nje fryme. Mua me ka mbajtur duke qeshur cdo 2-3 faqe dhe nuk me eshte dukur fare si detyrim qe ta lexoj. Ja vlen te permend qe sensi i humorit mund te mos jete per kedo. Ka shaka qe behen ne kurriz te personazheve qe nuk e meritojne (e kam fjalen per Demken). Komentet thumbuese dhe te qelluara qe Agolli ben nderkohe qe e satiziron kete periudhe te hidhur te historise shqiptare mund te mos jene ne shijen e te gjitheve. Megjithate, une them qe eshte mire t'i jepet nje shans leximi ketij libri, ne mos vetem per faktin qe eshte nje nga librat me te lexuar te Dritero Agollit. Ne fund te fundit, libri takket gjate gjithe kohes me Zylon, nje njeri mendjemadh, servil, inkompetent dhe qe ka arritur aty ku eshte vetem sepse ka shfrytezuar dike tjeter te talentuar, por pa kurajo ose vetebesim. Ne komunizem ose jo, te gjithe njohim disa Zylo. Me vjen shume keq qe Dritero Agolli nuk eshte me me ne qe te na dhuroje vepra te shkelqyera dhe te na nderoje me dhuntite e tij letrare. Nje tjeter pishtar i shkelqyeshmerise se letersise shqiptare, qe me ben te ndjehem fatlum qe t'ia lexoj librat ne shqipen origjinale, eshte shuar, por veprat e tij mbeten klasike te perjetshme.
I found it a satirical look at life under a repressive bureaucracy through the eyes of Demkë, a mild-mannered writer working at the Albanian Ministry of Culture. Tasked with endless report writing for his eccentric and increasingly paranoid superior, Comrade Zylo, Demkë navigates the absurdities of office politics. As Zylo rises in power, only to face a slow and inevitable downfall, the novel sharply critiques the pretensions and inefficiencies of those in power.