Ky liber flet per nje pjese te jetes se personazhit kryesor, Andrea.
Ngjarja nis ne burgun e Tiranes, ku Andrea ishte i denuar politik. Aty ai ze shoket me te cilet do te kalonte pjesen tjeter te diteve te keqija. Ne burgun e Tiranes, Andrea njihet me Sonjen dhe ata bien ne dashuri me shikim te pare. Ata takoheshin kur Sonja i kalonte Andreas ushqim permes kangjellave dhe aty duart e tyre takoheshin. Andrea nuk e kishte pare kurre tamam Sonjen, sepse burgu i burrave dhe i grave ishin te ndare.
Pas disa kohesh, gjithe te burgosurit u moren e u hipen ne trena. Ata nuk e dinin se ku po i conin. Andrea ishte i shqetesuar per Sonjen, por te pakten ishte duke udhetuar me shoket e tij. Mbasi udhetuan edhe me anije, te burgosurit i cuan ne Ustike, nje ishull ne veri te Sicilise. Ne kete burg kishte te burgosur te te gjithe llojeve dhe komesive. Atje shumica e njerezve ishin si skelete, nga tecilet, gjysma semureshin e vdisnin. Te gjithe ishin te desperuar dhe shpresat per te ardhmen i ishin shuar.
Pas ca kohesh, Andrea takon Sonjen dhe aty sheh se si duket ajo ne te vertete per here te pare. Sonja ishte sllovene. Ajo kishte edhe mamane me vete, e cila ishte shume e semure. Sonja ishte nje vajze me trup sportiv, floke te zinj, gjithmone me gersheta dhe sy jeshile. Ajo iu hodh ne qafe Andreas sapo e pa.
Ne Ustike koha kalonte shume ngadale dhe here pas here krijohesin sherre te te pavlera. Ne kohen e drekes, te burgosurit dilnin ne sheshin e ndergjegjjeve te shitura, ku kryeshin shkembime sendesh ose blerje te ndryshme. Varferia ishte e skajshme. Njerezit vriteshin per 2 kokrra lajthi.
Andrea kishte krijuar miqesi me doktorin e burgut, i cili kishte shtepine e tij brenda mureve te Ustikes e kishte vite qe punonte si doktor i te burgosurve. Andrea shkonte cdo dite ne shtepine e tij per te ngrene mengjes dhe pasdite per te degjuar radion me qellim qe te merte ndonje lajm nga bota dhe t'ia tregonte shokeve te tij.
Kur Andrea per here te pare u prezantua, ai tha edhe mbiemrin e tij: Bora. Doktorit menjehere iu kujtua babai i Andreas, i cili kishte 10 vite qe kishte vdekur ne ate burg si pasoje e nje semundjeje te rende te pakurueshme.
Ditet kalonin dhe Andrea me Sonjen afroheshin cdo dite e me shume. Me ne fund ata u fejuan. Nje ngjarje tjeter me rendesi ishte vdekja e Maqos, shokut te Andreas dhe shokeve te tij. Ai u semur shume rende dhe semundja e mundoi per disa muaj. Me pas vdes edhe mamaja e Sonjes, e cila kishte shume kohe e semure.
Pak pasi Andrea me Sonjen filluan te dilnin cdo pasdite, burgun e pushtuan gjermanet.