Jump to ratings and reviews
Rate this book

Nata e Ustikës

Rate this book
Në romanin "Nata e Ustikës" Petro Markoja rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë gjatë viteve '30 dhe '40 të shekullit XX - pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikës".

Rrëfimi në këtë roman karakteristik për stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpërdrejtë), arrin ta fusë dhe ta ambientojë lexuesin në botën e kampit që në 20 faqet e para të veprës. Rrëfimi ndjek dy linja narrative: atë të terrorit të ushtruar ndaj të burgosurve, përkatësisht organizimin, vetëorganizimin e brendshëm të të burgosurve për t'i qëndruar e rezistuar dhunës, dhe linja intime, ajo e dashurisë ndërmjet Andreas dhe sllaves së burgosur Sonjës.

Petro Markoja, siç e përmendëm dhe në romanet e tjera, i dha një vend të dukshëm ndjenjës së dashurisë, si për të treguar apo për të reaguar ndaj shpërfytyrimit që i bëhej personazhit të letërsisë skematike zyrtare të kohës. Pa këtë ndjenjë, duket se nënvizon në të gjithë krijimtarinë e tij, njeriu as nuk mund të jetë njeri dhe aq më tepër të mbijetojë në realitetin më të egër dhe pa asnjë dritë shprese. Me personazhin femër P.Markoja theu disa tabu të forta të kohës, jo vetëm se femra përgjithësisht ishte e huaj, jo vetëm se dashuria jepet si ndjenjë aq universale sa mund të lidhë dy njerëz të kombësive të ndryshme, por edhe për faktin se femra zuri një vend të merituar, qoftë dhe kur ishte prostitutë. Shkrimtari është në anën e saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe feminitetin, ide këto tepër të guximshme për letërsinë shqiptare në përgjithësi.

Ngjarjen në roman e rrëfen në vetën e parë vetë kryepersonazhi Andrea, ai ruan veçantitë narrative të njohura të Petro Markos: dinamik në zhvillim me shpërthime të fuqishme herë pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe përpos prirjes për ndërhyrje e digresione, që jo domosdoshmërisht derdhen në atë shtrat.

Edhe në këtë roman kemi një vështrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me të gjitha virtytet, veset dhe dobësitë njerëzore, ndërsa simpatia e autorit bie mbi personazhin me ide revolucionare, por kjo në kuptimin e ideve të përparuara të kohës, të cilat duhej të përfshinin dhe shoqërinë shqiptare.

288 pages, Unknown Binding

First published January 1, 1989

17 people are currently reading
448 people want to read

About the author

Petro Marko

26 books90 followers
Petro Marko is widely regarded as one of the founding fathers of modern Albanian prose. He was one of the most controversial writers in Communist Albania. A Spanish Civil-War Veteran, a communist and a humanist, he spent many years as a political prisoner on charges of dissidence and while some of his books never got published, most of them got censored and partly edited before being published. A prolific writer, he mostly wrote novels which deal with grander political themes as well as universal humanist issues. He also wrote books for children. His last book, published post-mortem in the year 2000, “Interviews with Myself: Clouds and Rocks” enumerates his difficult life under the dictatorship of Enver Hoxha. His best-known novel is titled Hasta La Vista and recounts his experiences as a volunteer of the Republican forces during the Spanish Civil War.

He started writing at the age of twenty and his first works were published in journals of the time with support from Ernest Koliqi his mentor. His articles would be published in periodicals as Lirija, Shqipëria e Re, Bota e Re, and Koha e Re magazine since he was 20. From March 1, 1936 he became the editor of ABC, a literary review which was banned by the monarchist authorities soon after, following with Marko being arrested and sent to internment.

Many works of Marko exhibit surrealist motifs and patterns. He died in 1991, while in 2003 President of Albania, Alfred Moisiu decorated him with the medal "Honor of the Nation"

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
195 (52%)
4 stars
112 (30%)
3 stars
41 (11%)
2 stars
16 (4%)
1 star
8 (2%)
Displaying 1 - 11 of 11 reviews
Profile Image for Ila.
66 reviews1 follower
August 20, 2024
Nice book very easy to read.It speaks about the war and love and it's nice.I hate the fact that pedophilia is so normalised in old books.
Profile Image for Lorena Shele.
128 reviews3 followers
February 7, 2024
Në periudhën para dhe gjatë kohës kur libri është shkruar mund të themi që format që idealizmi merr janë të një përmase sublime. Është ajo periudhë ku dashuria, patriotizmi, përkushtimi, respekti ndjehen dhe shfaqen në të njëjtat nivele. Është një periudhë ku beson që parimet vlejnë me shumë se jeta dhe dinjiteti nuk bën kompromise. Kjo periudhë flet për njerëz të cilët nuk e kanë humbur veten as në kampet më famëkeqe dhe të errëta. Ustika është një ishull i vogël pranë Palermos, një ishull i përdorur si vend internimi gjatë fashizmit, një ishull që njohu vuajtje të mëdha, dashuri të mëdha dhe jetë të shkëputura fizikisht por jo mendërisht nga realiteti. Tek Nata e Ustikës padyshim pashë pak Remark, Remarkun e librit Shkëndija e jetës por më të vetmin ndryshim që Marko ka qenë pjesë integrale e luftës por përjetimi është i fuqishëm në të dyja rastet. Përjetim që unë e kam ndjerë në kampin e përqendrimit të Lublinit në Poloni dhe është një histori që qëndron aq reale sa është e vështirë ta harrosh.
Unë e konsideroj veten idealiste, ka disa parime të cilat e kam të pamundur të mos i zbatoj dhe më pëlqen kur njerëzit luftojnë, jetojnë dhe mbrojnë idealet e tyre. Më pëlqen kur njerëzit janë ata që janë dhe nuk bëjnë kompromis, që dashurojnë në të njëjtin formën që besojnë.
Profile Image for Gentiana Kapllani.
36 reviews
August 3, 2023
Personazhet e Markos jane po aq te vertete, sa thellesia e karakterit te shkrimtarit. 3 nga 5 se ne pjese te caktuara libri me behej i merzitshem per t’u lexuar.

Ia vlen te lexohet per ruajtjen ndezur te shpreses, qe duhet pasur kujdes ne çdo kohe. Andrea e Sonja (personazhet kryesore) e gjeten te dashuria (dashuria si force krijuese), hena, yjet, e shoket. Ne te tjeret, do e gjejme diku, domosdo.
Profile Image for Ledja Dhima.
33 reviews
November 30, 2018
Nje liber shume I bukur I koheve te veshtira te luftes se dyte boterore. I shkruar me nje thjeshtesi te persosur aq sa ngjarjet te futeshin ne palce dhe ne mos Sonja, une do isha Andrea.
1 review
March 21, 2022
Ky liber flet per nje pjese te jetes se personazhit kryesor, Andrea.
Ngjarja nis ne burgun e Tiranes, ku Andrea ishte i denuar politik. Aty ai ze shoket me te cilet do te kalonte pjesen tjeter te diteve te keqija. Ne burgun e Tiranes, Andrea njihet me Sonjen dhe ata bien ne dashuri me shikim te pare. Ata takoheshin kur Sonja i kalonte Andreas ushqim permes kangjellave dhe aty duart e tyre takoheshin. Andrea nuk e kishte pare kurre tamam Sonjen, sepse burgu i burrave dhe i grave ishin te ndare.
Pas disa kohesh, gjithe te burgosurit u moren e u hipen ne trena. Ata nuk e dinin se ku po i conin. Andrea ishte i shqetesuar per Sonjen, por te pakten ishte duke udhetuar me shoket e tij. Mbasi udhetuan edhe me anije, te burgosurit i cuan ne Ustike, nje ishull ne veri te Sicilise. Ne kete burg kishte te burgosur te te gjithe llojeve dhe komesive. Atje shumica e njerezve ishin si skelete, nga tecilet, gjysma semureshin e vdisnin. Te gjithe ishin te desperuar dhe shpresat per te ardhmen i ishin shuar.
Pas ca kohesh, Andrea takon Sonjen dhe aty sheh se si duket ajo ne te vertete per here te pare. Sonja ishte sllovene. Ajo kishte edhe mamane me vete, e cila ishte shume e semure. Sonja ishte nje vajze me trup sportiv, floke te zinj, gjithmone me gersheta dhe sy jeshile. Ajo iu hodh ne qafe Andreas sapo e pa.
Ne Ustike koha kalonte shume ngadale dhe here pas here krijohesin sherre te te pavlera. Ne kohen e drekes, te burgosurit dilnin ne sheshin e ndergjegjjeve te shitura, ku kryeshin shkembime sendesh ose blerje te ndryshme. Varferia ishte e skajshme. Njerezit vriteshin per 2 kokrra lajthi.
Andrea kishte krijuar miqesi me doktorin e burgut, i cili kishte shtepine e tij brenda mureve te Ustikes e kishte vite qe punonte si doktor i te burgosurve. Andrea shkonte cdo dite ne shtepine e tij per te ngrene mengjes dhe pasdite per te degjuar radion me qellim qe te merte ndonje lajm nga bota dhe t'ia tregonte shokeve te tij.
Kur Andrea per here te pare u prezantua, ai tha edhe mbiemrin e tij: Bora. Doktorit menjehere iu kujtua babai i Andreas, i cili kishte 10 vite qe kishte vdekur ne ate burg si pasoje e nje semundjeje te rende te pakurueshme.
Ditet kalonin dhe Andrea me Sonjen afroheshin cdo dite e me shume. Me ne fund ata u fejuan. Nje ngjarje tjeter me rendesi ishte vdekja e Maqos, shokut te Andreas dhe shokeve te tij. Ai u semur shume rende dhe semundja e mundoi per disa muaj. Me pas vdes edhe mamaja e Sonjes, e cila kishte shume kohe e semure.
Pak pasi Andrea me Sonjen filluan te dilnin cdo pasdite, burgun e pushtuan gjermanet.
Profile Image for Lia.
2 reviews2 followers
January 6, 2025
Petro Markon kam nisur ta lexoj kur isha 14 vjece, pikerisht me "Nata e Ustikes" dhe sot, si nje 17 vjecare, akoma vazhdoj te zhytem ne mendimet, veprat, fjalet, shprehjet e tij. "Nata e Ustikes" eshte nje liber qe veshtire ta harrosh,, Vuajtjet e burgut, vuajtjet nga plaget e te shkuares por ne te njejten kohe edhe e bukura qe ishte prania e dashurise, na tregojne se sa e cuditshme qenka jeta dhe sa e papritur eshte ajo. Rrefimi i autorit dhe pershkrimet e tij te ngjallin ndjenjen brenda dhe vertet te bejne te biesh ne dashuri me menyren e te vendosurit te ngjarjeve e poashtu edhe me personazhet qe i ndjen kaq afer gjate leximit... Sikur te ishin nje me ty.

"Si valet e detit eshte jeta... Perplaset njera te shkembi e humbet. E pastaj tjetra qe vjen pas saj harron te parat qe vane.."

"Nata e Ustikes" eshte ai lloj libri qe gjithmone do te therrase ta kujtosh e ta cmosh.. Eshte ai lloj libri qe te ben te duash te perjetosh perseri per here te pare emocionet, ndjenjat e mendimet qe te kaplojne gjate leximit.
Profile Image for annie 🕯️.
17 reviews
August 19, 2025
I shikoja Andrean dhe Sonjën dhe mendoja “sa dashuri e këndshme” derisa mora vesh qe Sonja është 16 dhe Andrea 26…
This entire review has been hidden because of spoilers.
Profile Image for Fisnik.
10 reviews2 followers
September 14, 2018
Veper madheshtore, pas personazhit do te verifikoni vete autorin
Displaying 1 - 11 of 11 reviews

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.