What do you think?
Rate this book


60 pages, Paperback
First published January 1, 2006
[…] me sa e di unë, të dashur lëçitës, dashurija nuk është as a bardhë, as e zezë e as tjatër ngjyrë, po vetëm dashuri dhe as gjë tjatër. Ajo është si era: fryn ku do vetë dhe ne i dëgjojmë buçitjet.
📖
Dhe bota u shemb me zhurmë të madhe.
Dhe ranë gjithë faltoret.
Dhe ranë gjithë kryqet.
Edhe u dëgjua një zë i rëndë që thirri nga murishtat:
- Anáksios!
Tat Tanushi tha:
- Më fal!
Ay iu përgjigj:
- I falur qofsh!
Edhe u bë qetësi, sa dëgjoheshin edhe bulkëzat nër barishta. Zëri i tha:
- Edhe ti më fal!
Tata ia këtheu:
- I falur qofsh!
Sa e tha fjalën që e zgjidhi nga mallkimi, u dëgjuan fërfëllime krahësh në alltar dhe një pëllump i bardhë mori të përpjetën e qiellit.