Romani "Sikur të isha djalë" ishte një jehonë e kësaj lëvizjeje shoqërore dhe një nga veprat ku ajo u pasqyrua më gjerë e në mënyrë të drejtpërdrejtë. Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale.
Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjeve të egra sunduese në shoqërinë shqiptare të viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj. Por në dallim nga ato, ajo nuk do të nënshtrohet, nuk do të mbysë gjithçka që për të është e shenjtë dhe nis të kundërvihet. Kundërvënia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon që me dëshirën e saj për të vajtur në shkollë, me përpjekje për të zgjeruar kulturën nëpërmjet librave, me protestën për të mos u mbuluar me ferexhe etj.
Dashuria për Shpendin, të cilin e njohu rastësisht te shoqja e saj, megjithëse duket sikur ia zbukuron e ia pasuron jetën e mjerë prej jetimeje e prej vajze të mbuluar me ferexhe, kthehet në një tragjedi për të. Nga njëra anë dashuria e saj bëhet tepër dramatike për shkak të fanatizmit të egër, izolimit brenda mureve të shtëpisë, nga ana tjetër, mungesa e ndonjë shprese se mund të bashkohej ndonjëherë me Shpendin në kushtet kur për gjithçka duhet të vendoste i ati, i cili as që mendon se vajza mund dhe duhet të ketë ndjenjat dhe dëshirat e saj që duhen nderuar. Vendimi i tij për ta martuar Dijen me një burrë të moshuar, sepse është tregtar i pasur, e shkatërron përfundimisht jetën e saj. Gjithnjë e hajthme, e dobët, e trishtuar, e zhytur në mendime të zymta e munduar nga pamundësia për t'u takuar me të dashurin e saj Shpendin, dhe me parandjenja se gjithçka do të përfundonte keq, e fyer vazhdimisht nga njerka e saj, e fyer nga i ati, e papërfillur dhe e përbuzur nga shoqëria, ajo sëmuret rëndë nga tuberkulozi dhe vdes, pak kohë pasi e kanë martuar me përdhunë. Edhe përpjekjet e disa njerëzve me pikëpamje përparimtare të fisit të saj, edhe përpjekjet e Shpendit për ta rrëmbyer e për të kur nga Shqipëria dështojnë. Fati i çdo vajze ishte përcaktuar ; nënshtrimi dhe bindja ndaj ligjeve patriarkale, mbytja e dëshirave dhe e dashurisë, ndryshe e priste turpërimi dhe asgjësimi fizik. Por kjo kundërvënie tragjike e humbet, deri diku, forcën e saj për shkak të disa dobësive artistike të romanit siç janë p.sh. mendimet e zgjatura, arsyetimet moralizuese ; që janë dhënë nga pozita sentimentale e jo realiste, të cilat shpesh zëvendësojnë veprimin konkret të personazheve me ankime, psherëtima etj. Megjithatë vepra, sidomos në kohën kur doli, e tronditi opinionin publik dhe pati një jehonë të madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur në luftën e vet kundër botës së vjetër, kundër normave etiko-morale të saj, pavarësisht se nuk arrin dot dhe s'kishte se si, në mënyrë individuale, të gjentë një rrugëzgjidhje për një problem aq të rëndësishëm shoqëror. "Duhet të luftojmë në daçim të rrojmë si njerëz" - shkruan ajo në ditarin e saj. Por dihet që kundërvënia individuale ndaj shoqërisë është gjithmonë dramatike ose tragjike. Asnjë mjet, asnjë motiv që sjell autori në vepër, nuk e shpëton dot. As largimi nga vendi. Kritika ka pohuar disa herë që autori nuk arrin të sjellë një zgjidhje të drejtë me arratisjen e Dijes dhe Shpendit jashtë vendit. Po, në të vërtetë, ky nuk është një gjykim i saktë.
Autori pikërisht duke sjellë dështimin e kësaj përpjekjeje, i tregon lexuesit se s'mund kurrsesi që kjo të jetë zgjidhja. Ky motiv është ndoshta nga më realistët në roman. Jo ikja nga e keqja, po përplasja e lufta me të mund të sjellin ndryshime në ligjet dhe opinionin e egër e të prapambetur shoqëror. Dija është personazhi më i realizuar në roman, me një botë të bukur shpirtërore, me një psikologji të qartë dhe natyrë tërheqëse. Ajo i kundërvihet krejtësisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithë mënyrën e organizimit të jetës familjare e shoqërore shqiptare. Personazhet e tjera si Shpendi, Irena, babai, njerka etj., janë më tepër skicime.
Haki Stërmilli was an Albanian writer and journalist. His works dealt mostly with issues related to the rights of the Albanian communities outside Albania, republicanism, emancipation of women and feminism. His best-known work is the novel Sikur të isha djalë(If I were a boy). Stërmilli finished his first studies in Bitola. In 1920 along with Avni Rustemi he became one of the founders and the secretary of the youth organization, Bashkimi. An antimonarchist and supporter of Fan Noli he took part in the revolt that overthrew the monarchy, but after its restoration in late 1924 he was exiled. In 1930 he was captured by the Yugoslav authorities and evicted to Albania, where he was sentenced to prison for his antimonarchist activities. During World War II he joined the National Liberation Movement (LNÇ) and became head of the organization in the Dibër District. After the war he was elected a deputy of the Albanian parliament and also served as head of the National Library of Albania until his death in 1953. Stërmilli's first works include the novel The Unfortunate Dibrane (Albanian: Dibranja e mjerueshme) and Love and Loyalty (Albanian: Dashuni e Besnikëri), which describe the persecution of the Albanian community of his home region Debar by the Serbian army. In 1935 his semi-autobiographical work The Prison (Albanian: Burgu), a memoir of life in prison and its degraded conditions and effects, was published. The novel Sikur t'isha djalë (English: If I were a Boy), published in 1936, is his best-known work and the first literary work in Albanian that dealt with the subjects of feminism and the emancipation of women. "Sikur t'isha djalë" became one of the most popular books of the 1930s in Albanian and is considered revolutionary for that period.
Nje nga kryeveprat e letersise shqipe. Eshte shkruar rreth nje shekull me pare e fatkeqesisht mbetet aktual edhe sot ne shume familje shqiptare. Po aq i thjeshte sa eshte ky liber, po aq eshte edhe rrenqethes. Behesh njesh me Dijen (sa i shkon emri) e qan bashke me te fatin e saj te mjere. Ky liber vlen shume me shume se qindra parada feministe qe behen sot neper bote. Sa keq qe eshte vetem ne shqip e sa keq qe Shqiperia nuk lexon.
Po e imagjinoja veten në situatën e Dijes dhe rebelohesha, pse nuk e ngre më shumë zërin, më vinte të hyja në libër e " t'u mshojsha me grusht turinjve" të njerkës, të atit e atyre meshkujve fanatikë e të palogjikëshëm që kanë përdorur fenë si iu ka dashur mendja e tyre e trashë. Po në të vërtetë Dija smund të bënte më shumë se aq, çtë bënte një vajzë 17 vjeçare para një mentaliteti të hekurt dhe aq shumë mendjeve të ndryshkura që kishin pushtet mbi të. Vetëm të bëhej vrasëse, po kjo do ta shkatërronte të gjithë figurën e saj. Ajo ishte zemërdhembshur, e logjikshme, e përshpirtshme. Dija e shkretë, ta këput shpirtin. Si problematikë më kujton pak Bardhën e Temalit.
Ne qofte se ky liber do te shkruhej nga nje shkrimtar i huaj, sot do te kishte permasa boterore dhe padyshim do ishte ne listen e librave qe duhen lexuar patjeter njehere ne jete. Eshte i shkruar kaq thjeshte, kaq bukur, me cdo fjale qe te mbush me dhimbje. Dhimbje per nje kohe qe mendonim se sot do kishte ikur, por aspak, ky liber eshte kaq bashkekohor edhe sot e kesaj dite. Merreni kete liber, lexojeni dhe kalojeni dore me dore sepse cdo person qe ju njihni duhet ta lexoje patjeter.
Nje nder librat me te bukur per barazine gjinore apo feminizmin qe kam lexuar deri me tani. E lexova me nje fryme , me la pa gjume, me lendoi, me vrau. Kryeveper e letersise shqiptare. Shpresoj qe edhe jashte vendit te marre vleren qe meriton.
Nje nga librat me te bukur te letersise shiptare. Haki Stermilli must have been a fucking genius. Nje liber i shkruar shume kohe me pare qe te rremben ne cdo fjale. Please make this book famous!
Nje histori e mrekullueshme revolucionare per te drejtat e grave te cilat jane shkelur ashper nder shekuj nga mendimet e liga patriarkale, te cilat kane rritur gjenerata te tera nen "faktin" se burri sundon gruan, gje qe eshte kunder ligjeve natyrore...
Une me te vertete e kam shijuar dhe mezi pres te zhytem ne libra kaq te vecante sa edhe "Sikut t'isha djale" i Haki Stermillit... . . . . KATËR VJET MË VONË: "Unë po të isha djalë, do t'i tregojsha botës mashkullore se dora që përkund djepin asht ajo që e rrotullon boshtit e fatit të njerëzisë, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndrituna, ose të errëta. Por mjerisht s'jam djalë dhe si femën nuk mundem me e nxjerrë zanin." . . . E kujtoj herën e parë kur e kam lexuar këtë libër. Ka qenë pak më vonë se mesnata, dhe e përfundova aty, ulur në shkallët e shtëpisë, duke qarë e duke lagur faqet e njoma të librit. Nuk kam shkruar për asnjë libër të detyruar nga shkolla, ndonjë analizë më të fuqishme. Dhe nuk besoj që do të has një tjetër libër që përçon emocionet e njëjta si ky. Edhe sonte e përfundova librin nga mesi i natës. Edhe sonte qava kur arrita fundin. M'u njomën faqet nga lotët, sikur shiu që dëgjohet në parmakun e jashtëm të dritares. Është një ngjarje që e kam parë të mishëruar me qindra herë në historinë e shoqërisë shqiptare. E kam parë të reflektuar në breza të tërë para meje. E kam parë madje edhe në shoqërinë bashkëkohore, që konsiderohet e përparuar dhe e civilizuar. Më vjen të qajë për Dijen, për Shpendin, por më së shumti për mentalitetin e dobët shqiptar të asaj kohe. Qaj për ato vajza të reja që janë shtypur nga pushteti superior i meshkujve. Dhe ndoshta një pjesë e shpirtit tim flet ngjarjen e vet. E dashuroj këtë libër me ngrohtësi të madhe sepse në karakterin e Dijes gjej gjurmë të mijat. Në karakterin e Sulës (të atit) gjej gjurmë të paraardhësve të mi. Në karakterin e Irenës gjej gjurmë të mikes sime të ngushtë. Çdo gjë që ky libër proteston, është jehonë e dëshmive të mia. Është thirrje e amulltë e asaj që shkelet, por që nuk guxon të ngre zërin për lirinë e vet, për atë respektin jo si femër, por si qenie njerëzore që është. Dhe ndoshta ky pasqyrim më bën të ndihem aq e pasionuar pas këtij libri. Por çfarëdo që të jetë kjo ndjenjë e thellë që më shtrin në këtë gjendje dëshprimi, jam e kënaqur për atë që përjetoj. Se ndryshe nga ato para meje, unë e lexoj si fiksion, si vepër arti dhe jo si dëshmi e gjallë e një shoqërie të ngecur në gjirin e paditurisë dhe keqkuptimit. Dhe dikush mund të pyet, shqiptarët nuk kanë më atë pangopësi për të krijuar kufinj zemrës së njomë njerëzore: pse atëherë ti e gjen aq të përafërt historinë e ndaluar të një çifti të ri, relative për kohët ku jetojmë? Sepse, i dashur mik, historia lë shenja. Dhe ato ndihen në rrugët tona. Ende nuk janë shëruar plagët e analfabetizmit komulativ. Ende në rrugët tona të ardhshme shihen thumbat që padijenia e së kaluarës ka lënë për t'u therrur ata që ecin këto shtigje. Dhe ndoshta koha jonë ndryshon me kohën e përshkruar në këtë roman të vockël, por fryma e asaj kohe ende qëndron pezull mbi ajrin e së tashmes. Dhe ndoshta, pikërisht për këtë arsye, ky libër thërret këngë të afërta për zemrën time
"Ah femna shqiptare. Ajo përgjithësisht asht e vorfën shpirtnish, e pazhvillueme mentarisht dhe e dobët fizikisht, pse nuk i asht dhanë mundësia që t'a argëtoje shpirtin, që t'a ushqejë mendjen dhe t'i gëzoje dhantit e natyrës për t'u bamë e fortë dhe e dobishme për shoqnin ku ban pjesë. Ajo s'ka kurrgja që të jetë e kënaqun dhe krenare; vjen e shkon pa lanë gjurmë në këtë jetë. Ajo, edhe po të dojë, s'mundet dhe s'ka se si t'i kushtohet së mirës, së bukurës e të virtytshmes, pse përnjimend asht si nji robneshë pa kurrfarë të drejte. ... Un, po t'isha djalë, do t'i tregojsha botës mashkullore se dora që përkund djepin asht ajo që e rrotullon boshtin e fatit të njerzis, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndrituna ase t'errta. Por mjerisht s'jam djalë dhe si femën nuk mundem me e nxjerrë zanin."
Haki Stermilli eshte nje nga autoret shqiptar qe me pelqen me se shumti. Perveq qe ishte nje shkrimtar shume I talentuar ajo qka e ben te dallohet nga shkrimtaret e tjere eshte fakti se ai ishte shume perparimtar. Ne nje kohe kur femra nuk konsiderohej asgje me shume se nje kafshe, kur ajo nuk respektohej dhe madje as nuk kishte te drejte te edukohej, te jepte mendimet apo idete e saja, autori i madh shkroi nje liber per te. Ai e kishte kuptuar qe vetem me fuqizimin dhe barazine e plote te femres shoqeria do ece perpara, ai para shume vitesh ka kuptuar diqka qe fatkeqesisht gjysma e njerezve se kuptojne as ne ditet e sotme. Duhet pranuar qe prej atehere fati I femres shqiptare ka ndryshuar shume, sidoqofte gjendja e saj prape le shume per te deshiruar. Ende egziston shoqeria patriarkale; Ligjerisht grate dhe burrat jane te barabarte mirepo “ ligja nuk ka fuqine magjike,apo mistike qe te baje vete nji ndryshim te njihershem e te mrekullueshem ne shpirtin e popullit.”
Me poshte do shenoj disa pjese nga ditari i Dijes.
"Po t'a kisha pase ne dore do ta grisesha carcafin dhe nuk do ta lejsha femnen pa shkolle, pse grueja asht themeli i shoqnis njerezore, pse ajo asht burimi i moralit, pse ajo eshte nyja e shenjte e qenejes, pse ajo e mbjell faren e dashunis vellazenore ne mes njerezve. E kur ajo lihet mbas dore vuen e tane shoqnia njerezore."
E un, sikur te kisha qene djale, do te bertitsha dhe do t'a ngrejsha zanin deri ne kupe te Qiellit qe te mundesha me e sigurue mesimin dhe e dukimin e femnes ma shume se te mashkullit, sepse femna asht adukatorja e pare e njeriut."
"Dhe, ma fort se kushdo tjeter, keta njeres qe kane zemra elastike guxojne me e akuzue femnen tue thane se asht dreq. Dreq apo engjell asht femna? Ajo krijese qe krijon tue u bame nane,ajo qe rrit dhe edukon femij me nji durim shembelluer, ajo qe lidh plage shtati e zemre, ajo qe asht burim i pashterrun ngushullimi, dashunije e dhembshunije qenka dreq? Do te ishte mire sikur t'ishte dreq kundrejt ketyne typave, por nuk asht se... se natyra e ka krijue engjell."
Ky eshte padyshim libri me i bukur qe kam lexuar kete vit. Nje liber, i cili i paraqitur ne trajten e ditarit te nje vajze te re, flet per jeten e veshtire te gruas shqiptare ne nje shoqeri te varfer shpirterisht dhe te ndrydhur nga mendesia patriarkale. Me pelqen edhe emri qe autori i ka dhene vajzes- Dije. Mendoj jo pa qellim i eshte dhene ky emer sepse vajza vete eshte e vetedijeshme se ajo cka e rrethon, se vendimet e marra per te pa pelqimin e saj, se kontrolli dhe standartet e dyfishta shoqerore nuk jane te drejta dhe nuk duhen pranuar si te tilla kurresesi; gje qe e dallon fund e krye nga njerka dhe i ati, te cilin jane te zhytur ne injorancen e tyre dhe qendrojne aty qetesisht pa bere as perpjekjen me te vogel per ndryshim.
Libri i pare nga nje autor shqiptar qe lexoj ne keto 3 vitet e fundit dhe e them me bindje te plote qe eshte nje nga me te bukurit. I shkruar shume vite me pare vazhdon akoma te mbetet shume aktual. I shkruar thjesht dhe transmeton nje rrjedhsmeri ne lexim aq sa e ke shume te veshtire ta heqesh nga dore. Eshte nje liber mjaft prekes ku lexuesi behet pjese e vuajtjeve dhe padrejtesive qe i behen protagonistes.
This book is a straight up masterpiece and I can’t even put into words the emotions I felt while reading this. One of my favorite books ever. Such a pity it’s only available in Albanian, ‘cause this is a must read.
Ky vleresim eshte shume i gjate dhe me siguri ka plot gabime gjuhesore. E kam shkruar vetem qe t'i nxjerr mendimet nga koka e t'i hedh diku tjeter. Me shum e kam shkrujt per veten time.
Ky liber me ka bere shume pershtypje. Qe nga titulli, e dija qe do te ishte liber me tematike progresive dhe se do te pasqyronte pengesat qe ka pasur femra shqiptare per t'u emancipuar ne shoqeri, por prapeseprape te cudit me disa kthesa qe merr.
Fillimi ishte goxha i ngadalte per mua. Ndoshta sepse mezi prisja te futesha ne thelbin e librit, ndoshta se po mesohesha me dialektin ne te cilin eshte shkruar libri. Nuk e di pse, por nga 4 ditet qe me jane dashur ta lexoj kete liber, 3 dite ngela te 15%-shi i pare. Megjithate, mund te mos kem qene ne humor te lexoj vete.
Dicka qe me ka surprizuar shume eshte se ne kete liber shprehen mendime qe edhe sot do te konsideroheshin si "te teperta" per femrat (mendime mbi fene dhe shkencen, perdhunimin, dhunen shtepiake, etj.). E di se tallemi ndonjehere me faktin qe shume probleme politiko-sociale te cilat jane hedhur ne leter shume vite me pare nga shkrimtare (ketu shpeshhere permendet Migjeni) jane akoma aktuale ne Shqiperine e sotme. Eshte vertet per te ardhur keq sa i qelluar eshte ky sentiment. Duket se mendimet idealiste te shprehura ne kete liber vijne nga zemra, nga nje deshire thellesisht e sinqerte e dikujt qe eshte deshmitar i nje vuajtje shume-shekullore dhe do ta ndaloje. Eshte e vertete qe romanca eshte nje pike kryesore e ketij libri (gje qe nuk e doja fare sepse nuk me pelqejne librat romantike, me shume pak perjashtime), por libri nuk eshte liber romantik. Madje, nese pret qe te lexosh nje histori dashurie ku dashuria e dy njerezve fiton kundrejt cdo te lige te botes...ky nuk eshte libri per ty. Pavaresisht se romanca eshte goxha themelore per librin, jane mendimet dhe fjalimet e gjata dhe te qelluara qe mban Dija (personazhi kryesor) qe jane yjet e vertete te librit. Dija, ne mendimet e veta, eshte shume e guximshme dhe e drejte. Ajo shprehet ne nje menyre qe te nxit TY qe te cohesh e te ndermarresh veprim! Eshte kolosal kontrasti mes botes se brendhsme te Dijes dhe mjedisit te prapambetur ne te cilin ka lindur dhe eshte rritur. Eshte pothuajse i frikshem, sidomos kur e mendon se Dija nuk eshte ajo qe i ben vendimet per veten e vet.
Per sa i perket vete romances, ishte nje nga pikat pak me te dobeta te librit. Pa e prishur subjektin per dike qe mund te mos e kete lexuar, thjesht do te them se ishte pak e nxitur. Megjithese kjo e ben romancen, per mua, jo shume te besueshme, ka forcen e vet. Une nuk mendoj se dashuria me shikim te pare ekziston, vetem nese mendon se te dashurohesh me pamjen e jashtme te dikujt eshte njelloj si te dashurohesh me individin. Vete Dija e shpreh kete sentiment ne nje pike te librit, duke u shprehur se ajo -deshiron- ta njohe personin me te cilin ra ne dashuri, por duke e qortuar veten se si mund ta mbaje kaq afer zemres nje njeri qe e njeh ne menyre siperfaqesore. Megjithate, nuk e shoh si pike te dobet sepse edhe ajo romance qe mbiu ishte maksimumi i progresivitetit qe mund te bente Dija. Edhe aq, edhe ishte shume! Edhe aq ishte rebelim. Kjo rrefen veshtiresine e gjetjes se shokut te jetes ne ate kohe dhe te trysnise mbytese qe vendos shoqeria dhe nuk e le dashurine te maturohet, te piqet, dhe ne fund frytet e saja te kultivohen dalengadale (plus qe jane te rinj te dy ne fund te dites). Prandaj, sado e shpejte dhe e pazhvilluar te me duket mua, ajo sherben nje qellim narrativ domethenes.
Tani, nuk rri dot pa folur per arsyen kryesore pse nuk i thashe 5 yje librit, por 4. Ajo qe me shtyu t'i jap vetem 4 yje ishte portretizimi fizik i njerkes. Nuk me pelqeu sa e sa here autori vazhdimisht e degradon njerken vetem ne baze te faktit se eshte me lekure te erret. Nuk kam asnje problem kur vihet ne dukje shpirti dhe mendesia e saj e kalbur dhe prapanike, por ka disa paragrafe ku fokusohet vetem te pamja e jashtme dhe te fakti qe eshte e shemtuar -sepse- eshte e erret. Pervec kesaj, do te doja qe te pakten te bente -nje- gje te mire thjesht per ta bere personazhin e saj me te besueshem. E di se libri ka qene jashtezakonisht progresiv dhe sikur ta kisha lexuar ne 1936, as nuk do te me vinte ndermend ta kritikoja kete aspekt, por une po e lexoj ne 2019. Mungesa e nuances ne personazhin e njerkes le shume per te deshiruar. Megjithate, ndoshta ky nuk eshte problem i madh per dike tjeter sepse vete subjekti eshte mjaft i thjesht dhe linear. Fuqia e kesaj vepre nuk qendron tek subjekti, por tek bota e brendshme e Dijes dhe menyra si ajo shprehet.
Nje problem te vockel kam edhe me faktin qe nga njera ane, Dija shprehet se femra eshte si burri; ajo dashurohet mbas gjinise tjeter aq marrisht sa burri, edhe pse nuk ka te drejte t'i shprehi keto ndjenja; Dija shprehet edhe se ka femra te liga dhe te tmerrshme qe vetem ato qe jane ne mesin e tyre e kuptojne sa shtriga jane, pra qe nuk jane aq te buta sa c'mendojne burrat. Ky portretizim human me habiti dhe me pelqeu shume. Nga ana tjeter, ka raste ku femra portretizohet si nje engjell pafundesisht i virtytshem. Ne keto raste, me duket sikur autori e harron vete personazhin e njerkes (ose te nje gruaje tjeter ne liber qe vazhdimisht i vdesin femijet por qe refuzon t'i coje te doktori per arsye fetare). Jane dy misherime kontradiktore te femres, dhe nuk e di cilit do autori qe une t'i besoj.
Megjithate, jam shume shume e kenaqur me bisedat dhe miqesite qe lidhin femrat me njera-tjetren, si dhe solidariteti qe ndajne midis tyre per nje situate ne te cilen jane te gjitha, por nga e cila e dijne se nuk mund te shpetojne. Vertet te kthjellon mbi rendesen qe kane mbi supe qe ne moshe shume te njome. Ka edhe femra qe, duke mos ditur asnje vec situates ne te cilen kane lindur e jane rritur, u duket absurd koncepti qe ta kene vete ne dore te mbulohen ose jo me carcaf (psh si tek vizita qe ben Dija te hoxha dhe me grate me te cilat takohet aty).
Feja ketu pasqyrohet si dicka e mire dhe e virtytshme, por qe eshte bastardizuar nga praktikantet mendjengushte dhe prapanece. Eshte e vertete qe personazhja kryesore eshte nje femer myslimane, por shoqja e saj e ngushte eshte katolike, si dhe flitet vazhdimisht per shtypjen e femres myslimane, katolike, si dhe ortodokse. Flitet per shtypjen e femres qytetare dhe fshatare. Dmth ka sentimente gjithe-perfshirese.
Mbas gjithe ketyre mendimeve dhe rrefimeve te qelluara, une jam shtang kur e pashe qe autori nuk ishte femer, por mashkull! Shume meshkuj sot rrotullojne syte e kthejne shpinen kur mesojne per vuajtet e femrave, duke menduar se aq te drejta sa kane, jane mjaft. Sikur duke u shprehur per veshtiresit qe hasin vetem ne baz te gjinise, femrat po i fyejne karakterin. Duke mos e permendur qe, mbi te gjitha, jetojme ne Shqiperi ku akoma po rrihen grate ne shtepite e tyre ne mesin e Tiranes, e jo me ne periferi. Pa e zgjatur, ky eshte pikerisht i njejti sentiment qe shprehin burrat qe ua bejne jeten burg femrave ne kete liber. Ndoshta autori ka ardhur ne kontakt me nje grua qe ka qene e afert me te, ndoshta e ema, e shoqja, ose ndonje bije, dhe keshtu i ka mesuar vuajtjet e tyre, dhe i kane bere pershtypje. Dikush qe e le menjane krenarine dhe inatin ne menyre qe ta kuptoje tjetrin mire e mire eshte njeri per t'u respektuar.
Fundi nuk ishte shume surprizues, por prape ishte prekes. Megjithate, kam nje problem -madhor- me fjaline e fundit te ketij libri. Historia mbaron ne menyr te pershtatshme, por menyra si mbyllet libri me fjaline e fundit eshte vertet komike. Ngela deri ne 2 duke e lexuar mbreme dhe kam shkuar ne gjume gjith inat. Vetem per kete arsye, desha t'i heq edhe nje yll librit dhe ta lej me 3 yje, sepse ne fund te fundit, menyra si ekzekutohet mbyllja eshte shume e rendesishme. Ka rendesi menyra se si e kaplon lexuaesin, si dhe menyra si do ta leshosh. Megjithate, nuk munda sepse libri vertet me pelqeu shume. Ndoshta edhe se nuk ka nje dite qekur e kam mbaruar dhe akoma jam i prekur nga historia qe tregoi.
Per ta mbyllur, libri me ka pelqyer mjaft. Mendoj se, pavaresisht se titulli mund t'i shtyje meshkujt te mos e lexojne librin, duke menduar se eshte thjesht nje ese ku i ul poshte te gjithe burrat e botes, kjo nuk eshte e vertete. Libri mund te jete rrefyer nga pikepamja e nje femre, por jane meshkujt mbi te gjithe ata qe duhet te marrin iniciativen ta lexojne.
U mundova te jem sa me objektiv ne gjykimin tim. Nuk i vej faj njeriu edhe po s'i pelqeu libri, por mendon se e meriton te pakten nje perpjekje per ta lexuar.
Menyra e organizimit te librit, stili dhe tematika te sjellin menjehere ndermend "Pse?"-ne e Sterjo Spasses edhe pse personazhet te kundert e te ndryshem ne dukje, i bashkon ne thelb ideali: Liria
Si krijim i viteve 30' ne Shqiperi, romani duhet te kete nxitur reagime tek nje publik, pjesa me e madhe e te cilit mendonte se femrat nuk ishin gje tjeter vecse "kafshe shtepiake qe vlejne vetem per sherbime e nevoja shtepie", sic shprehet personazhi i Dijes.
Duke kerkuar te percoje mesazhe, autori i ngarkon personazhit te Dijes disa barra me te medha nga c'mund te mbaje personazhi dhe pikerisht ketu dallohet se nuk flet me Dija, por vete autori. Megjithate kjo eshte e justifikueshme duke marre parasysh misionin qe i ka caktuar autori kesaj vepre. Per t'u vleresuar sigurisht per ate kohe, vlen dhe perpjekja e autorit per te perqafuar psikologjine femerore e te shtenit te saj ne leter.
Vitet 30' jane vite te rendesishme per femren shqiptare ku fillojne behen perpjekjet e para shteterore, nga mbreti Zog, per liberalizimin e saj. Perfaqesimi gjithashtu letrar i ketij ndryshimi sigurisht ka luajtur rol, edhe pse ndoshta jo mjaftueshem.
Autori dhe libri meritojne vemendje e vleresim per rrethanat e kohen ne te cilen eshte punuar.
Diçka brenda meje u këput sapo mbarova së lexuari këtë libër. Vuajtjet fizike e shpirtërore të Dijes, lules sy-shkruar, të vuajtur e kaq të emancipuar për kohën e saj janë të papërshkrueshme. "O, si nuk kam një grusht të fortë t'i bij mu në zemër shoqërisë që s'bëzanë, që e dënon femnën me vdekë për së gjalli" Lulishtja e Parrizit mban në gji të saj edhe sot lulen ma të bukun prej tanave.
“Lumturia qenka si manushaqet që bijnë në mes të ferrave, ku për të bërë një buqetë lypset t'i mbledhësh një nga një dhe duke u gërricur e përgjakur duarsh. Vetëm disa orë e disa çaste mund të jetë i kënaqur njeriu në këtë jetë.Vetëm këto orë e këto çaste, të bashkuara, përbëjnë lumturinë e njeriut në këtë jetë. Ata që e kujtojnë ndryshe lumturinë gabohen...”
A fantastic story about gender equality by a famous Albanian author, Haki Stermilli. Too bad it is not translated into English yet. Hope it gets translated soon. Highly recommended to read for all Albanians wherever they are and for those who know the Albanian language. #Read it!
I hodha nje sy librave qe kam lexuar gjate ketij viti dhe pashe qe shumica syresh ishin libra shqip (nga autore shqiptare apo te perkthyer ne shqip). Eshte nje perspektive interesante pasi kur jetoja ne Shqiperi, orientimi im ishte drejt librave anglisht pasi ishin aq te rralle saqe kerkonin nje shkalle tjeter perkushtimi per t'i gjetur dhe me tregonin nje bote qe me dukej sikur nuk do ta shihja kurre pervec pergjate atyre faqeve. Me vinte natyrshem qe ne menyre qe te zhvilloja veten dhe t'i zgjeroja njohurite ne te gjitha fushat, duhet ta nxirrja veten nga leximet tipike shqiptare dhe te germoja per thesaret e huaja. Tanime, ne vitin tim te katert te kurbetit, e gjej veten duke germuar librat shqiptare. Librat e huaj jane kaq lehtesisht te aksesueshem saqe perfundoj ne mentalitetin "aty jane, mund t'i marr kur te dua". Kjo tregon shume edhe per faktin qe me terheqin me shume sfidat sesa kur thjesht ma japin dicka. Me siguri ndonje traume qe duket eksploruar ne terapi :) Nuk eshte kjo arsyeja e vetme e shqiptarizimit te listes sime te leximit. Interesi im per vendlindjen sa vjen dhe rritet. Mendoj se ka qene gjithmone aty, por I mbuluar nga pluhuri sepse te "modernizohesh" kishte prioritet. Arsyeja pse e nisa kete liber ishte sepse tani qe eshte vere behet me e veshtire te gjesh vullnetin dhe perqendrimin per te lexuar nje liber. Sidoqofte, kur marr ne dore nje liber shqip (per te cilin jam e interesuar) nuk e kam aspak te veshtire te shkeputem nga aktivitetet normale. Me vjen shume natyrshem te zhytem ne ato faqe. Me teper sesa permbajtja, jam e interesuar ne menyren sesi mendonin dhe shpreheshin shqiptaret ne periudha e kontekste te ndryshme. Edukimi qe marrim ne shkolle mbi historine e kultures shqiptare eshte kaq siperfaqesor (ky luftoi me kete, ky na pushtoi, ky na cliroi) dhe nuk cek aspak sesi jetonin njerezit, sesi silleshin, cfare principesh I drejtonin. Per mua eshte e rendesishme sepse eshte pjese e historise sime, qe ka ndikuar tek une ne nje forme apo tjeter. Pasi arrita t'i fusja kembet ne kete boten jashte Shqiperise, tashme koka me kthehet mbrapa, jo prej ndonje malli djeges, por sepse ngjall kuriozitet mbi ckemi qene, cfare jemi e cfare do te jemi. A eshte trysnia e emigrimit apo nje interes i pergjithshem i imi, kjo ngelet per t'u zbuluar.
Le te kthehemi tek libri tashme. Kur e mbarova dhe isha gati qe t'i jepja vleresimin ne yje, nuk po vendosja dot ndermjet 3 apo 4 yjeve. 3 ishin shume pak dhe 4 ishin shume ndaj mendova te beja pak hile dhe te shihja se cfare vleresimi I kishin dhene te tjeret, vec kur shoh qe ishin shumica 5 yje!
Nese do t'i tradhetoja bashkeatdhetaret e mi, me mire t'a beja plotesisht duke i dhene 3 yje, por te pakten do t'i qendroja besnike objektivitetit tim subjektiv. Ky liber eshte nje revolte e paster e skllaverimit te femres shqiptare ne formen e nje ditari te fillim shekullit te 20te. Tregimi eshte brutal, I sinqerte dhe nje I drejteperdrejte: haptazi tregon ambientin mbytes ne te cilen jetojne femrat shqiptare, abuzimin qe u behet duke I trajtuar si nje objekt pa vlere sesa nje person. Lajtmotivi "sikur te isha djale" shkon krahe per krahe me poezine e Migjenit "Recital' Malsorit" ku malsori I revoltuar gerthet "O, si nuk kam një grusht të fortë t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë". Te dy perpiqen te shqyejne daljen nga trashegimia e vuajtjes. Rrefimi eshte dritherues dhe I trishte, por duhet te tregohem e sinqerte dhe te rrefej se ndryshe nga bashkeatdhetaret e mi, nuk me la me lote ne sy. Nuk eshte nje realitet qe nuk e prisja. Gjithmone jane lene gjurme te vogla te keqtrajtimit te femrave psh tek 14 vjec dhender apo tek poezia e famshme e Cajupit "Burrat nën hije, lozin kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!". Dija, qe eshte dhe e zonja e ditarit, na tregon per jeten e saj dhe te Tiranes perreth. Ajo ka endrra, deshiron te shkollohet, te dashuroje, ta duan, te luaje, te diskutoje per te drejtat e femrave dhe ndaj ajo deshiron me ngulm te ishte djale qe te cliroje gjithe femrat shqiptare. Nuk eshte thjesht ceshtje barazie, shkon pertej kesaj. Femra shqiptare nuk ka te drejta, ajo eshte nje prone qe kalon pronesine nga babai tek bashkeshorti, asaj I shkulen librat nga duart dhe shkelmohet ne fushe te punoje dite e nate, dhunohet fizikisht e menderisht, mbulohet me "carcaf" apo perdoret per kenaqesi seksuale sikur te ishte nje kukull seksi qe nuk ben ze. Dija ka mendime me perparimtare se bashkemoshataret e saj (qe te ben te mendosh qe autori e ben zerin e saj te oshetije akoma me forte) dhe ajo cka mua me goditi me shume eshte perbuzja e saj ndaj bestytnive. Une i ruaj disi bestytnite shqiptare sikur te ishin rroba "vintage" qe jane nje pasqyrim I shoqerise ne nje kohe te caktuar dhe si nje hajmali e lashte qe na mbron ne shqiptaret kudo te jemi. Dija I peshtyn pasi ato bestytni I vendosin pranga zhvillimit te nje populli, I verbojne prinderit qe te mos i vizitojne femijet tek mjeku pasi nje rit popullor kunder dreqit eshte me I forte, krijojne ceremoni absurde per te ruajtur familjen nga insektet etj. Une I fryj duarve si nje zakon argetues qe mesa duket paska nje histori te tmerrshme. Turp te me vije! Si do te ndiheshin zezaket (nuk jam e sigurt a eshte termi I duhur ndaj ndjese nese shprehem gabim) nese amerikanet e "bardhe" sot te mbanin ne qafe hajmali me dhembet e zezakeve skllever sa per qejf?! Duhen zhdukur menjehere!! Historia me mbajti ne suspanse pasi duke mos i ditur vertete sesi njerezit silleshin ne ato kohe, nuk dija se cfare te prisja kur . Haki Stermilli qenka mbeshtetur nga vete Enver Hoxha dhe arsyeja eshte sepse ceshtja komuniste adoptoi ne gjirin e saj edhe ceshtjen e emancipimit te femres dhe kjo u arrit ne fakt idete komuniste qe cuan ne fund luften ndaj clirimit. Hah! Shume per te qeshur!
Si fjale permbyllese: romani eshte I kendshem per t'u lexuar dhe eshte nje shuplake fytyres. Mua personalisht nuk me beri nje impakt kaq te madh ndoshta sepse ndihem kaq larg atij realiteti saqe me nuk ndjej dot lidhje te forta. Ne Suedi ky tregim eshte komplet surreal, ndersa ne Shqiperi ka akoma mbetje te kesaj kulture, por nuk me nxit te cohem ne kembe per te drejtat e femrave. Jam xha ne kembe dhe kam qene gjithmone, por me ndihmoi te kujtoj qe ka me pak se 100 vite qe gruaja shqiptare ka nisur te emancipohet, gje qe eshte nje kohe tmerresisht e shkurter. Me ndihmon te kuptoj keto perspektivat kohore dhe se cfare impakti kane ne shoqerine e sotme. Thelbi ngelet i njehte: shoqeria duhet shkolluar e edukuar ne menyre qe te mos ngelet pre e grackave te se shkuares. ["br"]>["br"]>["br"]>["br"]>["br"]>["br"]>["br"]>["br"]>
Sa e dhimbshme eshte me mendu qe ka ende familje me zakone te njejta si familja e Dijes! Kam mendu qe ky liber eshte shume i mbivlersume, ashtu si shume libra te autoreve shqiptare ("libra me vlera te larta"), por ky liber po te kishte qene i nje autori me emer te madh neper bote, atehere kishte me qene nje prej kryeveprave te letersise. Nje prej sendeve ma te rendsishme qe i jam falenderuse shkolles fillore eshte qe ma kan dhene si detyre me lexu kere veper arti.
Dija, nje vajze pa nene e pas marteses se babait,thuajse edhe pa te, e don rrugen e shkollimit, te perparimit e eshte nje feministe e madhe, por zakonet shqiptare te asaj kohe, e qe me turpin ma te madhin po e them qe edhe te sotit neper disa vende, detyrohet me u martu e me e lene ate qe me te vertet e dashuron. Jemi mesu qysh te vegjel ndoshta me e ndjek ate qe e dojme, nese eshte per te miren tone, por ky liber na e jep nje prespektive krejt tjeter mbi jeten e ketij populli qe bejme pjese.
Ma ka dhene nje fryme tjeter jete ky liber, e me ka dhene ate ndjesine e tmerrit, dashurise e dhimbjes ne te njejten kohe. Disa nga 5 yjet me te forta qe i kam dhene ndonjehere.
This book is written by albanians and it's amazing. It's not translated in other languages and that's why I am sorry :( because you are missing a really big thing.
Nje nder librat qe permban te gjitha emocionet brenda,nuk duhet humbur.Me vjen keq qe nuk ka jehone te madhe dhe nuk eshte i perkthyer ne anglisht.Nese Hakiu do ta kishte emrin Xhejms dhe do te kishte lindur ne vendet e zhvilluara pernedimore ndoshta do ta gjenim kete liber si nje kryeveper botetore.Per fat te keq Hakiu lindi ne Shqiperi,ne nje vend te vogel e te prapambetur si moralisht ashtu edhe ekonomikisht.Po çfare ti bej Hakiu dhe Dija nje kombi te prapambetur?Hakiu ka fuqine te shkruaj ndersa Dijes i duhet fuqia qe te duroj. Dija ashtu si vete emri ka endrra,ka deshire te jete e shkollur,din frengjisht dhe mbi te gjitha din shum gjera.Dija e din se jeton nen hijen dhe pushtetin e babit,urdheri i te cilit eshte absolut ne shtepi dhe mbi Dijen.Dija e din qe mendimet dhe veprimet e saj bine ne kundershti me njerken,e cila eshte shume "e moralshme" dhe e dhunshmme.Dija din qe situata eshte e tille vetem ne saj te keqkuptimit te fese islame dhe prapambetjes se shqiptareve.Dija gjithashu din qe ka lindur femer, dhe femrat nuk ka autoritetin e meshkujve ne mentalitetin tone.Ky fakt e bene Dijen te rritet me konceptin e "SIKUR TE ISHA DJALE",ndoshta ne kete menyre do e ndryshonte sadopak mentalitetin e ketij vendi. Dija ka guxim,por guximi i saj nuk gjen mbeshtetje,perkundrrazi guximi i saj shtyper nga mentaliteti.Dija ka guxim te shkruaj,ka guxim qe te kundershtoje njerken madje ne disa çaste edhe babin,ka guxim te dashuroj edhe pse e din qe dashuria e saj nuk do te pranohet nga pushteti i babait,madje ka guxim edhe te arratiset per dashurine e saj.Ne te gjitha tentativat e saj te guximit Dija shtypet,therrmohet derisa vdes nga pushteti absolut dhe i pakundershtueshem i babait.Dija ka guximin te kundershoje paditurine por gjithmon padituria e ka perdhosur dijen. Sikur te mos mjaftonte kjo Dija dhunohet dhe perdhunohet nga burri,te cilin babai i saj zgjodhi per te.Kjo e rebelon Dijen,por ajo eshte ne agoni dhe drrejt vdekjes,dhe nuk mund te ngrej zerin e saj kundrra "bashkeshortit" dhe shoqerise,prandaj Dija serisht shruan: "Po te kisha qene djale,do tu mshojsha me grusht turinjve gjithe atyne qe kerkojne te kene privilegje dhe qe duen ta perdorin femren here si kafshe dhe here si ...mjet defrimi." "Oh,sa e sa burra te tille ka vendi yne dhe sa e sa turpe mshifen brenda kater mureve te shpise.Te gjitha ndrydhen brenda per te mos me dale jasht portes dhe per hir te turpi gelltiten te gjitha poshterimet.Sa keq!Sa turp!" Roman qe nuk dubet humbur,teksa e lexon futesh ne trrupin dhe ne shpirtin e Dijes.Ndjen dhe mendon is Dija revoltohesh,entuzizmohesh,ndjen flutura ne stomak,dashuron derisa ne fund te dhemb zemra dhe te fryhen syte nga e qara.Ja rekomandoj te gjitheve,me shume femrave te cilat do te behen nena.Ne kete menyre djemte te dijne si te sillen dhe nenat te dijne si te edukojn.Per fat te keq ne shqiptaret nuk lexojm.Sa keq!Sa turp!
Haki Stërmilli ka shkruar një liber fenomenale qe e tematizon një temë qe edhe sot është me rëndësi: nënshtrimi i femrave. Temë që edhe ne ditet e sotme është ende aktuale. Dijes po ja ndalohin edukimin, vendosin për të çka me veshe dhe vendosin me kënd të martohet. Ashtu që në fund edhe vdekja I dukej më e mirë se me jetuar një jete për të cilën nuk mund të vendos vet. Është e frikshme se edhe në ditët te sotshme shume femra skan të drejtën me vendos per vete. Por në anën tjetër karakteri i Dijes na tregon që femra e fuqishme nuk duhet me u dorëzuar dhe çdo jete është e vlefshme. Dija vet ka shkruar „Jeta ime për të tjerët, ndoshta, nur e vlen asnji dysh, por për mue ka rëndësi, se asht imja“. Shpresa e Dijes për një Botë në të cilën femrat kan të drejtën për të vendosur për vete mbetet deri në vdekje. Shpresoj që në ditët e ardhshme femra nuk do të ketë nevoj me menduar se si do ta kishte ndryshuar Botën sikur të isha djalë por ta ndryshon Botën si femër që është dhe e ka të drejtën me vendos per vete dhe ta thojn mendimit e vetë.
Pasi e kisha lexuar me nje fryme, dhe pa gjume. Pasi kisha qare, isha vrare me dhimbjet e Dijes, ktheva syte nga autori dhe aty ngela nuk e dija qe ishte mashkull. Ah sikur te mendonte bota mashkullore pak me shume per dhimbjen qe mbart kjo force hyjnore si femra.