Kam lexuar për Greblleshi rastësisht në internet e më pas dhe tek Tregimet e Tironës me një dëshirë të madhe autori e përmendet se si Gremina e dashunis ishte një kryevepër e kohës. Vështirësia për t'a gjetur këtë libër nga Tirana deri në Prishtinë duke kontaktuar pafund shtëpi botuese ishte e madhe duke qenë se Greblleshi pati një jetë shumë të vështirë gjatë komunizmit dhe pasi shkroi disa libra në '30-'40 pena e tij u la në hije. Në një dyqan tërësisht modest, një burrë të të 60-tat para se të me shiste librin të cilin ai e kishte printuar vetë duke qenë se kopje të tjera nuk kishte në treg me pyeti i habitur: - Nga e njeh ti ketë autor dhe këtë libër? Je shumë e re për t'a ditur egzistencën e tij. - Kam lexuar rreth tij dhe dua patjetër të di ç'flitet në të. - Po brezi yt se kupton dot dashurinë siç është e shkruar këtu ,- tha ai tërësisht serioz. Mua në fakt më pëlqen shumë të lexoj, të flas, të shkruaj dhe të përjetoj dashurinë në të gjithë format që ajo ka. Dashuria e Greblleshit më ngjau shumë me dashurinë e Stërmillit përveç një detaji që Dija më Margaritën nuk ngjanin aspak në mënyrën si ishin por dashuria e tyre shfaqej po aq fortë në të dyja rastet. Kjo është ajo lloj dashurie e cila duket e pamundur për t'u jetuar por të cilën unë e besoj aq fort sa mendoj që nuk ka rëndësi në cilën periudhë jetojmë. Libri ka një ndërthurje mes një dashurie të madhe, ndarjes klasore dhe gjakmarrjes, me një gegnishte të bukur Greblleshi nuk dorëzohet të paraqes të gjithë këta element brenda një romani ku dashuria rrjedh në çdo fjalë të tij.
Kur isha ne Shqiperi vitin e kaluar, prane punes se motres sime pashe nje zoteri qe kishte nje dyqan te mbushur me libra - nuk kishte banak per klientet apo arke. Ishin vetem disa rafte te cilet gelonin me libra, nga toka deri ne tavan. Nje shenje tipike e nje "librarie" librash te vjeter. Gjate atij udhetimit e kisha ndare qe doja te sillja me vete ne Shqiperi libra shqip dhe kisha pergatitur nje liste pas nje analize te gjate dhe I vajta zoterise me kete liste. Patjeter qe me priti me kembet e para, si nje autokton qe dyshon mbi gjithcka, dhe gati sa nuk mu sul duke me akuzuar se nga e kisha gjetur ate liste. A thua se ishin sherbimet sekrete... Patriark ne maksimum, foli me shume me babin tim sesa me mua. Nje nga librat qe me sugjeroi jashte listes ishte pikerisht ky, Gremina e dashunis. Autori ishte I panjohur prej meje dhe vendosa t'i besoja gjykimit te zoterise. Ç'do humbisja fundja?
Libri shkruhet ne nje shqipe dialektore veriore - ndoshta nga krahinat e Tiranes apo Lezhes? Qartazi eshte shkruar para standartizimit te shqipes pasi ka shume gabime gramatike qe shkojne pertej dialektit. Egoja ime gjithsesi u ndje e perkedhelur se arrija t'a lexoja "gegnishten" pa asnje problem (mburrem shume si nje "jugore" qe jam qe kuptoj dialektet e veriut). Pjesa derrmuese e historise rrefehet nga ditari I njerit prej personazheve kryesore, Memlit dhe pjesa e mbetur nga syte e nje "te jashtmi".
Perpjekja ime e vazhdueshme per te lexuar letersi shqipe te periudhave te ndryshme isha shtysa kryesore, por njelloj si "Sikur te isha djale", historite me duken kaq te largeta si artikuj ne Wikipedia saqe edhe empatizimi behet I veshtire. Historia e dashurise e cila plagoset nga fanatizmat e nje shoqerie te prapambetur per shkak te ndryshimeve fetare nje bote tjeter per mua, ndoshta duke qene vete femije ne nje familje me besime te ndryshme fetare. Perjetimi im behet objektiv, diplomat, e di se cfare duhet te them, por nuk e ndjeva dot librin...
Ps. Sa e trishte qe kam lexuar vetem dy libra deri me tani.... Nisja me e ngadalte prej shume vitesh :(
-Un Zotni do të dojsha të ndjek nji tjetër fakultet që për fat të keq nuk asht krijue ende në botë - ku të mësohet e drejta dhe jo hipokrizija, ku të specializohet njeriu me e luftue vdekjen e jo me kontribue për zhvillimin e hovit të saj. Do dojsha me dal nga dyerët e nji Univeristeti i cili ka për qëllim t'i paqtoi e t'i vllaznoi njerzit e jo ti ndajë e përçajë: ku të mësohet përparimi e JO kthimi në mesjetë...
And to think I was named based on the main character of this book. I don't know what was my grandmother thinking when she made that choice. Don't get me wrong even though it is a Tragic Romance l love the book and I like my name just fine but Holy guacamole might as well name a girl Juliet as in Romeo and Juliet for Gremina e Dashurise in fact is even more tragic.
One of my favorites book of all time. It is written in a wonderful way describing the life of two young struggling lovers with so many obstacles. I laughed, gasped and cried while reading. Incredible!
This entire review has been hidden because of spoilers.