Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera. "Doktor Gjipëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor. Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra, një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi në Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen e tj, veçanërisht në përmirësimin e shëndetit të popullit. Ai vendos të kthehet në Shqipëri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake. Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit do ta përshkruajë atë në dy etapat kryesore: koha e qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e ardhjes në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohja me doktor Gjipërën, etapa e dytë, që përbën trungun e veprës është pjesa më e rëndësishme, që bart dhe mishëron idetë e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut është dhënë në plan përshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, që nxjerrin në pah natyrën, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai është në radhë të parë, atdhetar i bindur, njeri me kulturë të gjerë, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmëri. Janë këto cilësi, që e bëjnë atë të kthehet në atdhe. Kthimi në Shqipëri e ve doktor Gjilpërën përballë një realiteti tronditës dhe shtron para tij probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër, ai njihet me gjendjen e mjeruar të popullit, me padrejtësitë që bëhen në kurriz të tij, me aparatin shtetëror, ku mbizotërojnë arbitrariteti, drama, intrigat, me nëpunës injorantë e anadollakë. Në këtë shtet tragjiko-komik, opozitën e përbëjnë njerëz që s'kanë asgjë të përbashkët me ligjin dhe moralin. Vendin kryesor e në vepër e zënë raportet që vendos doktor Gjëlpëra me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë. Në këto marrdhënie zbulimi social-psikologjik që bën autori, është i ndërsjelltë, nga një anë përvijohet gjithnjë e më qartë karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjëlpërës, ideali i një njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i një njeriu të emancipuar, ndërsa nga ana tjetër, vizatohen figura të ndryshme të qarqeve zyrtare të parisë të rretheve intelektuale. Veçanërisht figura e doktor Gjëlpërës del mjaft e qartë përballë dy kolegëve të tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallës. Më shumë, se në rethana pune, ata i njohim në biseda e debate, si tipa shoqërorë të kundërt me heroin, me koncepte dhe praktika të ndryshme mjekësore. Ndërsa doktor Gjëlpëra është njeriu i mjekësisë moderne, partizan i natyrës, i helioterapisë (dielli, uji, ajri) që mendon se natyra është mjeku i parë i njeriut, dy mjekët e tjerë paraqiten anakronikë, janë mishërim i dogmës mjeksore të shkëputur nha jeta e parimet e shkencës. Bota e vjetër në këtë vepër përbëhet jo vetëm nga dy mjekë, por dhe nga figura të tjera negative. I tillë është ministri Salemboza, përfaqësues tipik i forcave të prapambetura e antikombëtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathët. Kurse mjedisi dhe mendësia orientale e parisë së kryeqytetit gjejnë shprehjen e tyre në figurat e agallarëve tiranas siç janë Muhedin Agai e Zylfikar Agai. Në atmosferën e zymtë të jetës shqiptare të kohës autori ndesh dhe njerëz të mirë, të dalë nga populli, që ngjallin simpati e nderim. Mbeten të paharruara në mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganës, Arifeja, Ali Bibi. Megjithë një lloj skepticizmi që ndihet në paraqitjen e tyre, ata dalin në një dritë të ngrohtë, me vlera të vërteta njerëzore, me bukuri e pastërti shpirtërore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit është se populli, duke qenë i paditur dhe i papërpunuar, ka nëvojë të stërvisë shpirtin dhe mendjen. "Doktor Gjëlpëra" është një vepër e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rëndë shqiptar, mendësitë e ...
Faik Konica (March 15, 1875 – December 15, 1942), born in Konitsa, was one of the greatest figures of Albanian culture in the early decades of the twentieth century. Prewar Albanian minister to Washington, his literary review, Albania, became the focal publication of Albanian writers living abroad. Faik Konica wrote little in the way of literature, but as a stylist, critic, publicist and political figure he had a tremendous impact on Albanian writing and on Albanian culture at the time. Konica was born on March 15, 1875 in the town of Konitsa, Janina Vilayet, Ottoman Empire, now in northern Greece, not far from the present Albanian border. After elementary schooling in Turkish in his native village, he studied at the Xavierian Shkodër Jesuit College in Shkodra which offered him not only some instruction in Albania but also an initial contact with central European culture and Western ideas. From there, he continued his schooling at the eminent French-language Imperial Galata secondary school (Galatasaray High School) in Istanbul.
In 1890, at the age of fifteen, he was sent to study in France where he spent the next seven years. After initial education at secondary schools in Lisieux (1890) and Carcassonne (1892), he registered at the University of Dijon, from which he graduated in 1895 in Romance languages and philology. After graduation, he moved to Paris for two years where he studied Medieval French literature, Latin and Greek at the famous Collège de France. He finished his studies at the prestigious Harvard University in the United States, although little is known of this period of his life. As a result of his highly varied educational background, he was able to speak and write Albanian, Greek, Italian, French, German, English and Turkish fluently. In 1895 Konica converts to Roman Catholic,and changes his name from Faik to Dominic.
Konica strove for a more refined Western culture in Albania, but he also valued his country's traditions. He was, for instance, one of the first to propagate the idea of editing the texts of older Albanian literature. In an article entitled "Për themelimin e një gjuhës letrarishte shqip", (On the foundation of an Albanian literary language), published in the first issue of Albania, Konica also pointed to the necessity of creating a unified literary language. He suggested the most obvious solution, that the two main dialects, Tosk and Gheg, should be fused and blended gradually. His own fluid style was highly influential in the refinement of southern Albanian Tosk prose writing, which decades later was to form the basis of the modern Albanian literary language
Teper kurioz me dite qka kish shkru Konica n'lidhje me gjendjen aktuale te popullit Shqiptar. Edhe pse... pas leximit te ketij libri, nuk mu dok qe kemi perparu edhe aq si mentalitet.
Dunno where to start with. It describes incredibly well current times of Albania in terms of political system ruling the country. He must have been a time traveller for sure LOL. One of the best chapter is the one the books is entitled after. Nature is The best doctor there is. Sun, water, fresh and clean air and good healthy food, including exercises can beat any inorganic medicine all day every day. There is more about the book. Thus, if you got spare time, read it.
Vepra më e njohur e Konicës. Një doktor shqiptar e atdhetar e intelektual që kthehet në Shqipëri për të kontribuar në vendin e tij. Përballet me peripeci të ndryshme e mentalitete të prapambetura, izolim e korrupsion. Kah e lexon t'bën të mendosh: A kemi ecur përpara prej kohës së këtij romani...?
Nje shkrim i shkelqyer. Nje tregim aktual per 100 e kusur vitet qe kur eshte shkruar. Do te deshiroja t'i thoja Faik Konices qe fatkeqesisht asgje ska ndryshuar...
Vepra paraqet apo shtron problemin e Konicës, të shkolluar në perëndim, i cili në kohën e pjekurisë së tij krijuese kthehet në Shqipëri duke u përpjekur të bëhet apostull i qytetarisë për vendin e tij të prapambetur. Kjo vepër merret kryesisht me portretizimin dituror, moral e shpirtëror të protagonistit, Dr. Gjilpërës, duke e vendosur atë në mjediset shqiptare të viteve 20-ta. Vepra ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë autori merret me përshkrimin e personazhit gjatë kohës kur ishte për studime jashtë atdheut, kurse në pjesën e dytë përshkruhet kthimi në atdhe, kërkimet dhe zbulimet e tij në jetën shqiptare të kohës. Kështu Dr. Gjilpëra zbret nga bota e përrallës evropiane në realitetin e ashpër shqiptar. Vepra e njohur e shkrimtarit te njohur shqiptar, Faik Konices, fillon me pershkrimin e nje kasolleje te vogel te bukur ne kodren e Shkalles se Tujanit pronari i se ciles eshte nje doktor shqiptare i cili nuk i pelqente as katunet dhe as politiken, e vetmja gje qe i interesonte ishte mjeksia. Babai i tij punonte si tregtar ne Petersburg te Rusise dhe per ket arsye ketij doktorit iu hapen dyert per te studiuar jashte vendlindjes se tij. Tre vjet i vazhdoi mesimet e ti me sukses dhe profesoret e tij te univerzitetit e quanin nje nxenes te shkelqyer, qe nje nga te paret ne anatomi, fiziologji, kimi dhe biologji e cila e terhiqte shume. Pervec shkencave Gjilpera ishte shume i dhene mbas pianos e artit e cila e kenaqte shume. Gjilpera kishte nje mikeshe ruse e quajtur Vera e cila kishte nje baba alkoolik i cili e ka braktisur ate pak vjet me pare, Konica e pershkruan veren si te bukur , me sy manushaqeje e floke geshtenje dhe mollza te kuqe. Gjilpera gjitashtu kujdesej edhe per shendetin e tij duke kryer ushtrime fizike dhe duke u ushqyer shendetshem per arsye se dukja e nje mjeku duhet te jete pasqyra e forces dhe shendetit. Pasi qe filloi lufta ne Petersburg, Gjilpera u desh qe studimet e tij ti vazhdoj ne Suedi, ku u regjistrua ne Univerzitetin e Upsalase, i cili ishte shume me garues ne krahasim me univerzitetin e Petersburgut dhe i duhej shume me teper pune.Gjilpera gjithashtu kishte veshtiresi me gjuhen, mirepo per shkak se kishte mesuar gjuhen gjermane ne gjimnaz ajo e beri shume te lehte per tu gjindur ne suedishte. Gjilpera takoi Ingriden, e cila ishte nje bjonde shtatgjate e cila ishte me e bukur se Vera mirepo nuk kishte ngrohtesine dhe misterin e Veres. Ingrida nuk kerkonte “Romeo” perkundrazi nga vera mirepo ajo kerkonte nje shok te mire. Filloi nje epidemi e cila e kaploi tere evropen po jo Suedine, Gjilpera ishte ne ankth valle nese ababi i tij plak ishte mir pasi qe nuk kishte pranuar as edhe nje leter nga ai. Priti edhe disa jave deri kur Gjilperes i erdhi nje leter fatkeqe nga rusia, duke i treguar per vdekjen e babit te tij nga kjo epidemi dhe prej pasurise se tij nuk kishte mbetur asnje gjurme. Gjilpera i deshperuar beri nje pushim nga mesimet mjeksore pasi qe shpirti ka nevoje te viaje ne vetmi. Pasi qe i mbaroi studimet ne Upsala te Suedise, Gjilperes i shkoi ne mendje si do te ishte valle nese kthehej ne Shqiperi per tu njoftuar me kulturen dhe identitetin e vet por kryesisht per te permiresuar shendetin e popullit te tij. Keshtu mori vendimin te kthehej ne vendlindje. Ne momentin qe u kthye ai u trondit nga gjendja katastrofale e atdheut te vet ajo nuk ishte aspak sikur vendi qe pershkroi i ati i tij, nuk kishte verera te shijshme, nuk kishte oborre te pasura me lloj-lloj ngjyrash, si dhe nuk kishte njerez te kulturuar e te paster. Perkundrazi, Gjilpera u rrethua nga njerez te shpifur, te palare ne te gjitha menyrat si dhe shume injorant , pa edukat si dhe lakmitar pas te hollave. Gjilpera u takua me policet e doganes te cilet po ashtu ishin zemer lig e pa ftyre, pervec njerit i cili me te verte e cmonte dhe e vlersonte qellimin e Doktorit dhe per kete arsye e ftoi te qendroj ne shtepine e tij ku ai nuk ishte i martuar dhe jetonte me dy police te tjere te cilet kishin pune jashte. Shtepia nuk krahasphej me kolibet e Suedise mirepo ishte ambient i ngrohte e mireprites. Dr. Gjilpera u takua me 2 doktor te vendit, dr. Embrullahu, nje doktor turk dhe Dhalla, grek, nxenes te Habibullah pashait te cileve eshte padrejtesi tu thuash “doktor” te cilet jepnin ilace te gabuara per semundje te gabuara dhe nuk iu interesonte per efektet ansore se si keto barera veprojne ne shendetin e pacienteve. Dr. Gjilpera thirr nga kryeministri i vendit, Salemboza i cili ishte i semure. Pasi qe doktori i dha disa keshilla se si te ndjehet me mire , kryeministri pati respekt te madh ndaj doktorit dhe shume urrejtje ndah doktoreve te cilet paraprakisht e kishin mjekuar (dr Embrullahu dhe Dhalla). Salembozes i mbeti merak stilolapsi i Gjilperes i cili ishte stilplapsi me modern qe kishte pare ndonjehere si dhe ora e tij ku iu lut tia falte. Gjilpera u njoftua me agjentin e Komorres, Ibn-el Kelbin i cili i ndihmoi qe ta bleje kasollen ne kodren Shkalles se Tujanit, qe u pershkrua be fillim te vepres ku situata ishte pak e veshtiresiar. Situata ishte e veshtiresuar pasi qe pronari , Zylfikari refuzonte qe tia shitte pasi qe ai eshte i fiksuar se ne token e tij ka ar te paster dhe tenton te mendoj se dr. Gjilpera ka ardhur prej qoshit te botes per ta mare token e tij pasi qe ka kuptuar se ne token e tij ka ar. Mirepo Ibn el Kelbi me aftesine e tij te manipulimit e bindi Zylfikarin ta shes token. Pasi qe gruaja e tij Arifeja ishte e semure si dhe shume gra tjera ne Shqiperi , dhe burrat e tyre nuk lejonin qe te mjekoheshin nga nje burre(Gjilpera) , ai thiri the doktoreshe qe te mjekoje grate e semura te vendit. Deri ne fund te vepres Gjilpera balafaqohet me mentalitetin e paditur dhe mendje lehte te dy “doktoreve” te Ballkanit duke e nevrikosur me paditurine e tyre te cilet vene kembe ne mendimet e tyre qesharake se si çaji eshte i demshem, frutat jane te demshme pasi qe sipas mendjes se tyre japin ethe dhe e perbuznin Gjilperen pasi qe ai nuk vishte fanelle nen robat e tij dhe gjeja me absurde ishte se ato perqeshnin helioterapine apo te mjekuarit me ane te rezeve te diellit. Kjo e detyroi Dr. Gjilperen te tregoje historine e Ali Bibiu, personit te pare qe e zbuloi helioterapibe madje shume me heret se sa dr. Finsen-i apo dr. Grollieri, me te cilin po ashtu njerezit talleshin mirepo ne fund te gjithe e kuptuan gabimin e tyre dhe filluan qe ta respektonin. Nga kjo veper mesova se te fitohen dituri te larta eshe rruge e veshtire , mirepo rezultati eshte i vlefshem edhe perse gjate punes do te kete persona te paditur qe do te bejne pengesa me injorancen e tyre.
Ky mbetet aktual si liber por qe nuk para e merr njeri mundimin ta lexoje. Konica duhet te kishte shkruar me shume vepra. Sarkazma on top, pak a shume ju meson edhe si te tallni leshte. (Gje qe ndodh shpesh ne Shqiperi)