Se ndonjëherë interneti (rrjeti) të jep më shumë vetmi se çdo gjë tjetër!
Fjalët e para që kam thënë për k’të libër kanë qenë se më është dukur i zymtë, por edhe deri diku i pakuptimtë dhe kësaj i’a vura fajin se ndoshta e kisha lexuar me nxitim, e pavemendshme, apo jo në kohën e duhur.
Der në kapitullin e parë nuk isha fort e bindur për ta vazhduar se më dukej jo fort i rrjedhshëm, por më pas kur historia morri rrjedh dhe për mua ngjarjet u lidhën dhe u bën të kuptimta, u bë shoqëruesja më e mirë e fund-gushtit.
Në k’të histori kemi Jakubin, një djalë, burrë, i cili nga fatkeqësitë, tragjeditë që kishte kaluar më parë ishte një njeri i qetë, i punës, jo me aq shumë shoqëri dhe pavarësisht gjithë këtyre kur atij i trokiti një dashuri e re, e mirëpriti atë me krahë hapur.
E mirëpriti atë, pasi kushdo ka nevojë për dikë që të komunikoj, sidomos kur ke kaluar një tragjedi si ajo që dashuria jote parë e madhe të vdesi dhe nga kjo gjë për shumë kohë depresioni dhe ndenja e faji të bëhen shoqërueset e tua.
Autori ishte romantik e pasionant, aq sa Jakubi ishte sakrifues ndaj dashurisë duke e pranuar atë edhe kur merr vesh që vajza që ai donte ishte shurdhë-memecë.
Jetën e Jakubit, mos e paftë kush duke nisur nga vdekja e të fejuarës, deri te vrasja e vetës po për një dashuri që e la në mes të katër rrugëve pa një shpjegim të dhënë në sy.
Nuk e bëja dot lidhjen e titullit me rrjetën, vetëm kur e lexon e kupton që e gjitha vërtitet rreth një lidhjeje nëpërmjet internetit. Duke e lexuar më shumë, faqe pas faqe se pse më ngjasonte goxha me “A të kam folur për erën e veriut” se dhe aty kemi një lidhje jashtë martesore që zhvillohet nëpërmjet internetit.
Sa morri hov historia, u gëzova sepse vetvetiu të mbante peng, por amaaaa me thënë të drejtën jam acaruar shumë kur në momentin që ngjarjet morrën zjarr autori më tregonte gjëra nga më të ndryshmet dhe të largonte aq shumë nga aktualja dhe akoma më e sinqertë po them që kur erdhi kulmi, diku fundi librit fillova dhe t’i kaloja shumë rreshta pa lexuar se e tepronte aq shumë me historira.
Me gjithë ato trillime që vende-vende kishte shumë stërzgjatje, të kishte rezervuar 100 e kusur faqe dhe pjesën kur mendohej që avioni ku ishte Jakubi të ishte rrëzuar, aty të kishte më shumë suspancë dhe hollësira sepse në fund e ndieva më së shumti si libër dhe doja të dija, të lexoja më shumë, por jo mo vlla autori fundit i kishte rënë shkurt dhe sikur ja hiqte lezetin për ça kishte lexuar.
it is already one year left from beginning this book. However 4 days were enough me to complete. But the moin point is that the only thing forces and attracts me to read this book during four days is its having distinct, interesting topic and writing style.