Roman i llojit të problemeve sociale. Trajton dashurinë e parë të dy adoleshentëve, një gjimnazisteje dhe një nxënësi të Liceut Artistik, i cili studion për piano, dashuri që ndjek një linjë të vështirë për shkak të futjes në mes të dy të dashuruarve të një vazje tjetër. Romani pasqyron problemet e adoleshentëve të ditëve tona dhe raportet e tyre me prindërit.
Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte dhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.
Canosinaj is born in 1960 in Vlora city close to the Sazani island where his family lived at that time. His father was serving there from 1953 at a naval military base. In 1965 the author’s family moved to Durrës the main port of Albania and the second biggest city where the author spent his childhood and part of his adulthood. After universitary studies for Albanian language and literature in 1984 Viktor Canosinaj worked as a teacher in the grammar school of Shupenza, Dibra district until 1990 with a one year interruption period to follow post-university studies in literary critics. During 1990-2000 he worked as a journalist and news editor, most of the time at the Albanian News Service, a state-run agency. Currently he is working at the Albanian Parliament as editor.
E lexova kur isha 15, po tani nuk e di pse me kujtohet shpesh dhe me ben te kuptoj se si qenka ky gjimnazi dhe kjo mosha e adoleshences.. Ndjej dashuri,,, po cfare eshte ajo njehere? Deni, personazhi kryesor eshte shume i cuditshem dhe ndryshon menjehere ne nje menyre te pakuptueshme, nderkohe qe Jori me kujton veten dhe me fut ne nje flluske trishtimi. Ky liber duhet lexuar sidomos nga adoleshentet pasi medoemos na ben te kuptojme se sa afer jane gabimet dhe se si ato te ndryshojne kaq shume kur ti as qe nuk e ve re.
Libri qe pelqej me pak nga Viktor Canosinaj (te pakten nga ato qe kam lexuar) (dhe kam lexuar disa nga ky autor) . Mendoj qe historia eshte kreative dhe elementet si pianoja dhe tulipanet me duken shume domethenes. E kuptoj idene si autor per te qene sa me i afert me problemet e adoleshences duke i trajtuar ato neper libra por personazhi i djalit kryesor (nuk e mbaj mend emrin , ka shume vite) thjesht me neverit. Ndoshta pasqyron dhe realitetin. Prapeseprap nuk do ta rekomandoja si liber.
Roman i llojit të problemeve sociale. Trajton dashurinë e parë të dy adoleshentëve, një gjimnazisteje dhe një nxënësi të Liceut Artistik, i cili studion për piano, dashuri që ndjek një linjë të vështirë për shkak të futjes në mes të dy të dashuruarve të një vazje tjetër. Romani pasqyron problemet e adoleshentëve të ditëve tona dhe raportet e tyre me prindërit.