Gjykuar nga këndvështrimi osman, Gjysmëhëna dhe Shqiponja, trajton zgjimin e identitetit kombëtar shqiptar nga fundi i shekullit 19-të deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, një periudhë konfliktuale dhe tepër nacionaliste në Ballkan. Duke shfrytëzuar materiale arkivore mbi Perandorinë Osmane dhe Europën, libri minon stereotipet e zakonshme negative mbi sundimin Otoman, duke i dhënë një nuancë të re interpretimi. Gawrych na siguron një provë kritike por objektive të zhvillimit të politikave qeveritare ndaj shqiptarëve, nga përpjekjet për t'i izoluar në një "fortesë të hekurt" deri në vendosjen e një sistemi të unifikuar administrativ. Ai argumenton se kjo politikë ishte më tepër pasojë e një rrjedhe të komplikuar bindjesh dhe identitetesh, në konflikt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, sesa një përpjekje thjesht kundërshtuese mes politikës imponuese të qeverisë dhe qëndresës shqiptare...