Duke e perjetuar autizmin ne familjen time, tek vellai im 12 vjeçar, ky liber me ndihmoi te zbuloj ndjenjat e prinderve te mi, madje dhe boten e vellait tim. Nje liber jashtezakonisht emocionues dhe plot me sinqeritet. Diçka qe Shqiperise tone i mungon, -Shqiperise ku çdo njeri "jonormal" konsiderohet i çmendur dhe ku çdo psikolog ose psikiater keqkuptohet per profesionin e vet- na e solli me kete liber autori, Edmond Tupja. Jo vetem nje liber i thjesht, por nje dhurat gjigande per mua!
“Kur dhimbja premton dashuri” një roman (terapeutik) i shkruar nga prof Edmond Tupja për djalin e tij autik, Gesin. Një libër që e kam lexuar disa herë për shkak të elasticitetit të fjalëve dhe elegancës së mendimeve më ka bërë ta rilexoj me shumë kënaqësi. Mësime dhe këshilla.
Më emocionoi,vërtet i dhimbshëm. Më bëri të reflektoj.Si "normalë" siç thotë vetë Edmondi,sa shumë mirënjohës dhe falenderues duhet t'i jemi Perëndisë!
E dhimbshme por plot dashuri e përkushtim ajo që paraqet Tupja në këtë libër. E nisa këtë libër thjesht me kuriozitetin për të parë si paraqitet autizmi nga dikush që e ka përjetuar dhe e jeton çdo ditë atë....e aty gjeta një botë të tërë ndjenjash, guximi, dashurie, përpjekje. Libri rridhte pa kuptuar, e ne kokë trumbetonte ideja po une çdo bëja po të gjendesha në të tillë situatë, nqs do njihja realisht dikë me autizëm ku duket se bota paralele e Gesit dukej pa rrugëdalje? Sa e sa herë përpiqemi t'i vëmë shqelmin gjërave më të thjeshta se na duken të komplikuara e harrojmë se mund t'ja dalim në të voglën tonë, me mundësitë që kemi e mbi të gjitha me Dashurinë. U preka tek lexova këtë libër për madhështinë që Tupja dhe bashkëshortja kanë në familjen e Tyre, me njeri tjetrin, me Gesin, me autizmin dhe me përpjekjen për të qenë ndonjëherë jo kaq madhështor por thjesht njerëz. E rekomandoj këtë libër për të gjithë, nuk ka rëndësi nëse njihni a jetoni me një person autik ose jo...ai të mëson shumë për jetën, qasjen që çdokush mund të ketë rreth botës e me njëri tjetrin.
Kete liber e kam lexuar ne kohen kur po kryeja studimet master ne universitetin ku punon profesor Emdondi, autori i ketij libri. Me kishte rrastisur ta degjoja ne intervista ne televizione dhe shpesh here emri tij lakohej si nje nder perkthyesit me te mire ne vend. Askush me mire se ai nuk mund te shkruaj nje liber te till mjaft te vlefshem per secilin prej nesh dhe ne vecanti per ato qe kane persona autike ne familje apo ne shoqeri. Ky liber do tju mesoje ta ktheni eresiren ne drite dhe dhimbjen ne force.
Vetem zemra e prindit dhe shpirti i tij i lenduar, jane vendi i shenjte i tij per tja lehtesuar dhimbjen nje femije autik!
Libri eshte i dhimbshem. Flet per Gesin (djalin e autorit), deshirat, vuajtjet e tij por edhe te prinderve. Autori na tregon jeten me nje femije autik.Veshtiresit qe keta femije hasin ne jeten shoqerore dhe mungesen e perkrahjes nga organet shteterore.Shqetesimi i autorit se cfare do te ndodhe me djalin e tij kur ai mos jete me prane tij. Pervec kesaj nga libri kuptojme qe njerezit me autizem e perceptojne jeten ndryshe nga ne, e shikojne me tjeter sy. Qe atyre nuk i mungon empatia dhe dashuria per njerezit qe i qendrojne prane.
Knowing parents with autistic children, i couldn't help but imagine during all this book how their life is. Knowing someone who is autistic, i couldn't help but feel so sad and angry that there isn't normal future in these people's lives. I cried, the book was nothing artistic, but the way the father describes their lives made me live with them too. I cried because i read about someone so untouchable from us, the "normal" human, and yet it is so normally human to know that you, your loved ones, the people next door could be living in a world like that. It is a true and coherent story, in Albania of 2009, where autism is something known only from the medical field, and the government and other authorities have no interest, purpose or obligation on investing in the future of these people. And the parents are so powerless, that they can only work individually with their children, with the only help from friends and family. 5 stars, because the story touched my soul and reminded me that no one knows what happens behind the door, inside someone's head and heart. Even if we seem to have it together, no one knows what demons we are fighting inside.
Me ka trishtuar shume ky liber, por edhe me ka bere te rifitoj perspektiven e te ndihem totalisht mirenjohese per faktin qe linda NORMALE, sic na percakton vete Tupja neve te tjereve, neve fatlumeve.
Trishtohem edhe kur mendoj kushtet ne memedheun tim per keta femije e te rritur autike. A te jene permiresuar valle tani, 10 vite pas publikimit te ketij libri? Shpresoj shume!
C'jete e trishte per keta femije qe vijne ne jete ne kete menyre! C'jete makaber per keta prinder, qe nuk i ngushellon as momenti kur te mbyllin vete syte. Perkundrazi, i mbyt me nje ndjesi kaq te zeze qe Tupja nuk ja uron as armikut te tij. Me ka trishtuar shume ky liber!