Jump to ratings and reviews
Rate this book

Adem Demaçi: Biography

Rate this book
In Albanian
Biografia e Shkëlzen Gashit e merr nji fëmijë që lind në nji familje llapjane, ia mbjell herët dashuninë për kombin e vet të copëtuem, e mandej e përplas veç nëpër krajata: në fëmini e len pa babë; në adoleshencë ia shpërngul shokët ma të mirë në Turqi; njimend ia mpreh gjatë shkollimit penën letrare, po sa nis me shkëlqye në shkrime, e ndryn burgjeve për mos me e lanë me shkruejtë ma; e liron mbas pak vjetësh me pa mos asht korrigjue, po e burgos prap për krejt nji dekadë sapo sheh se veç po burrnohet; e tëhuejson prej fëmijëve; i pëlqen me e mbajtë burgjeve sa e riburgos edhe për 15 vjet tjerë pa kurrfarë faji, e ia shkon plot 28 vjet të jetës në burg; në fund e nxjerr mesoburrë e ia qet përpara Milosević-in edhe për nji dekadë; nuk e len me i pri popullit të vet kundër tij; i shtin fëmijët e rrugëve me e sha pse refuzon m'e nënshkruejtë marrëveshjen e Rambouillet-së që don me ia lanë popullin nën autonomi; kur plas lufta ia len në dorë nji strukturë ushtarake të fraksionueme e cila e përzen prej vetes sapo nis me ardhë era pakëz shlirim; ditëve të bombardimit e end mirë e mirë rrugëve të Prishtinës; s’e rahaton familjarisht as me të tretën grue; e në fund, plak të vetmuem, ia len në derë Hashim Thaçit.

240 pages, Paperback

First published January 1, 2010

2 people are currently reading
63 people want to read

About the author

Shkëlzen Gashi

7 books9 followers

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
20 (64%)
4 stars
7 (22%)
3 stars
4 (12%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 of 1 review
Profile Image for Roland Obri.
11 reviews
October 4, 2025
Fillimisht e nisa librin nga kureshtja, me dëshirën për të kuptuar pse Ademi njihej me nofkën “Mandela i Kosovës”. Por shumë shpejt, kureshtja u shndërrua në mirëkuptim të thellë; në fund, e pranova me bindje të plotë këtë sinonim të denjë për jetën dhe veprën e tij.

Biografia, ndonëse e shkurtër në faqe, mbart një peshë të madhe në përmbajtje. Ajo përçon historinë e një njeriu që mishëronte qëndresën, dinjitetin dhe idealin e lirisë — një figurë që u bë simbol i qëndrimit të palëkundur ndaj padrejtësisë.

I lindur dhe i rritur në kushte të rënda jetese, i sprovuar nga privime të shumta dhe nga një burgim 28-vjeçar në ish-Jugosllavi, ai mbeti i palëkundur në parimet dhe bindjet e tij.

Baca Adem zgjodhi të qëndrojë gjithmonë pas parimeve dhe kauzave të tij, duke e bërë idealin e lirisë një mision jetësor. Ai kishte vendosur të jetonte në anën e të dobëtve, të pakicave dhe të të shtypurve, sepse, siç thoshte vetë:

“Para së gjithash jam njeri — e pastaj, fare rastësisht, jam edhe shqiptar.”

Në fjalët e tij të pavdekshme, ai përkufizoi më qartë se askush tjetër filozofinë që e udhëhoqi në jetë:

“Për njerëzit e rëndomtë, të cilëve bota dhe interesat u fillojnë e u mbarojnë brenda unit, jam njeri fort fatkeq.
E, për ata që veten e konsiderojnë si pjesë të gjithë njerëzimit dhe individin si qenie kozmike, jam njeri fort fatlum.”

— Adem Demaçi
Displaying 1 of 1 review

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.