Jump to ratings and reviews
Rate this book

Pse?!

Rate this book
Dilemat e shumta te nje njeriu te kulturuar dhe te arsimuar jashte vendit, i cili nuk i pershtatet dot kontekstit dhe realitetit shqiptar. Pyetja e tij e shpeshte "Pse?!" do te sjelle dhe nje fund te hidhur.

Paperback

First published January 1, 1935

50 people are currently reading
1063 people want to read

About the author

Sterjo Spasse

30 books45 followers
Born in 1914 in Gollomboç, Liqenas Municipality, Korçë District, Albania, Spasse pursued the elementary school in Korçë, and later, the Shkolla Normale e Elbasanit. He worked as a teacher in Derviçan, in the Dropull region, and then went to the University of Florence, Italy to study Pedagogy. He also pursued a master in literature in the Soviet Union. After World War II he worked as a literary critic and writer in the pedagogic magazines The new school (Albanian: Shkolla e re), and The popular education (Albanian: Arsimi popullor), as well as Our Literature (Albanian: Literatura jonë), and November (Albanian: Nëntori). He was a member of the Albanian League of Writers and Artists. Spasse died in Tirana, Albania in 1989.

Along his various contributions in the pedagogic field and translations, his main fieldwork was creative writing, which started in the 1930s. He published four collections of short stories and 10 novels.

Spasse's novel Why?!(Pse?!) is considered to be perhaps one of the greatest Albanian novels of the early 20th century.

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
259 (55%)
4 stars
105 (22%)
3 stars
62 (13%)
2 stars
26 (5%)
1 star
16 (3%)
Displaying 1 - 26 of 26 reviews
Profile Image for Edlira Dibrani.
194 reviews7 followers
December 23, 2017
I love this book. I keep reading it so many times, this is ,actually the fourth or fifth time. I just cant get enough of it.

For me, it is the best book ever written by an Albanian writer.

-------------------------

Undoubtedly, the best book I have ever read.
Profile Image for Evisa.
13 reviews2 followers
December 2, 2014
- C’eshte jete per ju?
- Flluske sapuni!
- Po vdekja?
- Shperblim I jetes!
- C’eshte Bota?
- Nje pik helm ne hapesire!
- C’eshte me e pakuptuar ne Bote?
- Vdekja!
- Cila eshte kafsha me e eger?
- Njeriu!
- Po me e bute?
- Ajo qe s’ka lindur!
- Cili njeri ju duket me I poshter?
- Ai qe ndryshon vetem me nje emer te huaj dhe qe punon marrezisht sa qe nuk kujton as vdekjen!
- C’eshte budallalleku?
- Te duash nje gje qe s’e ked he te kujotsh se je ai qe s’je!
- Po puna me e mencme?
- Te gezosh te tanishmen!
- C’eshte me e aferme?
- Vdekja!
- Po me e larget?
- Zemra ime me tenden dhe fillimi e fundi I hicit!
- Cfare eshte e pavdekur?
- Hapesira!
- Cfare eshte me e bukur?
- Fantazia!
- Po me e shemtuar?
- Semundja!
- Me e hidhur?
- Jeta!
- Me e embel?
- Hici!
- C’gje eshte me e madhe?
- Libri I Botes!
- Po me e rende?
- Fjala!
- Me e pamundur?
- Te ndryshosh veten dhe formen.
- Kur shperblehet njeriu?
- Kur e kujton veten te lumtur!
- Cila gje ju duket me e merzitshme?
- Cdo send eshte me I merzitshem se njeri tjeter!
- Cfare ju duket e veshtire?
- Te jesh njeri!
- Po me e lehte?
- Te krijosh krijese njerezore!
- Cili eshte ngushellimi I te pasurit?
- Pesha e qeses!
- Po I te vobektit?
- E ardhmja!
- Nuk ju kuptoj, - thashe per se dyti.
- Vdekja! – m’u pergjigj serioz.
- Po c’permban jeta e njeriut?
- Vetem dyshime!
Profile Image for De'h.
9 reviews23 followers
September 1, 2012
Sa shfletova faqen e pare te librit me gozhduan syte e Spasses e ajo buzeqeshje thuajse djallezore, dhe e ndjeva se ai shikim vinte nga mendime te thella, keshtu qe pergatita veten te kenaqesha me librin.

Shkruar ne nje periudhe te veshtire, mes dy luftrave boterore, ne gjemimin e krizes ekonomike e Depresionit te Madh, nen trysni politike te nje mbreterie zogiste gjithmone te kercenuar e ne nje vend me hendeqe te medha kulturore e financiare, vepra e Spasses ishte sfiduese per kohen.

E cilesuar si pesimiste, nihiliste, filozofike etj vepra shtrihet ne shume nivele duke interpretuar realitetin ne forma te ndryshme.
Nje djalosh fshatar shkollohet ne qytet, i shtyre nga babai i tij me idene se po bente dicka te mire per te ardhmen e te birit (ndoshta e vetmja gje e mire qe beri). Gjon Zaveri eshte shpirti i ri i rinise shqiptare te viteve 30'. I edukuar, me kulture te gjere e mjaft i pashem, dukej se Gjoni gezonte cilesite e duhura per nje te ardhme te begate. Por sa e thjeshte eshte te shkeputesh nga origjina, kur ajo te perndjek e formezuar me familjen?? Perkunder gjithe filozofise se tij jetesore, zakonet e vendit, shoqeria konservatore dhe dashuria per familjen e cenuan Gjonin ne ndoshta me te shenjten gje per te, Lirine.

Pyetjet e tij ekzistencialiste ndaj vetes, mungesa e emocioneve, mohimi i dashurise, mberthimi nga rrjeta familjare me kujtojne me rradhe vepra epoke si Metamorfoza e Kafkes, I Huaji i Kamyse apo edhe filmin The Graduate.
Gjoni i munduar nga hipokrizia e jetes, nga pakuptimsheria e vuajtjes per dashuri, nga mospajtimi me zakonet e prapambetura te vendit por qe i pershkruan sikur te doje t'i ruaje si vlera kulturore, qenia e tij paksa stoike do te thoja, torturohet.

Ne fillim te librit u hasa me mendime qe i quajta disi naive, por autori duke i shkallezuar temat na sjell pak nga pak ne ato me te rendesishmet. Dallimi mes fshatit e qytetit, interesi, nderi dhe martesa zene nje pjese te madhe te librit qe sigurisht i sherbejne qellimit per te kuptuar me mire mundimin e Gjonit.

Detyrimi per t'u martuar e le lexuesin me nje shprese se ndoshta me ne fund edhe ai do te njohe dashurine, pa kuptuar se tashme atij iu thyen krahet. Gjoni deshtoi. Ishte shpresa e nje brezi te ri, i arsimuar e i kulturuar i cili do te luftonte zakonet e demshme arkaike, i cili do ndryshonte mbare vendin, por i cili nuk pati guxim te coje perpara kete detyre. Ai deshtoi, jo me veten por me te tjeret. Ai e kishte hapur varrin, shoqeria e shtyu brenda. Sepse logjika nuk ka vlere para zakoneve, sepse lumturia s'ka vlere para fjales se dhene, e sepse Gjoni nuk ishte individ, ishte thjeshte qenie per t'u martuar qe fshati te kenaqej me shfaqjen.

Gjoni vret veten, sepse mendimet e pakonsumuara te mbysin.
Gjitcka per te cilat kishte kritikuar aq shum, cdo idealizem qe kishte krijuar, ne prag te vdekjen i mohon. I dorezohet idese se gjere se injoranca sjell lumturi e se lumturia arrihet me lehte me para sesa me mendime.
Mundimi, mundimi, mundimi...

Vrau Veten me doren e shoqerise, por te pakten i ati do kete ende Aferditen per t'i lare kembet.

E gjeta mjaft interesante si veper, por c'ka me beri ta vleresoj me shume eshte konteksti shoqeror ne te cilen eshte botuar. Nje shtytje e guximshme per pak ndryshim, edhe pse me turp them se kjo veper eshte fare mire e pershtatshme edhe ne ditet e sotme.
Profile Image for Dhimitra.
178 reviews
March 22, 2018
"Bota e Hiçit,prej Hiçit,për Hiçin
Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit"


Një i ri që ndoqi gjurmët e filozofëve
Profile Image for Mehaa.
24 reviews18 followers
November 22, 2016
Spoiler Alert per ata qe nuk e kane lexu.

Gjon Zaverri eshte 22 vjecar , ai eshte ekzistencialist nihilist qe beson se njeriu dhe njemendesia nuk eshte krijuar per nje qellim, por gjithcka eshte e pakuptimte: "Bota e Hicit, prej Hicit, per Hicin rrotullohet rreth qellimit te Hicit". Por ne te njejten kohe Gjoni nuk perjeton lirine radikale te jetes qe sjell ekzistencializmi, sepse ai eshte i kufizuar nga zakonet e doket katunareske qe i vazhdimisht logjikisht i dekonstrukton duke i shperfaqur si dokrra, por ne fakt ato dokrra fizikisht e kufizojne lirine e tij radikale. Edhe pse Gjoni nuk beson ne dashuri rinie dhe martese, prinderit e tij arranzhojne martesen e tij me Aferditen e fshatit. Gjoni beson se dashuria e rinise eshte iluzion dhe martesa ngerthen ne vete cinizem dhe materializem, sidoqofte pas presionit te vazhdueshem per martese nga familja dhe fshati, Gjoni ben kompromisin fatal duke u martuar per hire te prinderve zakoneve te katundit, zakone keto qe vazhdimisht kane kufizuar lirine e tij te jetes, por jo edhe te mendimit. Vendimi me kuptimplote dhe radikal i protagonistit pesimist eshte kur ne fund revoltohet nga absurditeti i jetes, skamja dhe zakonet prapanike permes vetevrasjes duke u bere nje me Hicin.

Ne kete veper Spasse shtjellon tematika si hici, jeta, vdekja, ekzistencializmi nihilist, dashuria, femra, pesimizmi, sfidat e rinise intelektuale dhe pervec te tjerash zhvesh dhe perqesh konstruktivisht e dualitetin te shoqerise shqiptare ne fshat e qytet, ku fshataret vet-kufizojne jeten e tyre permes traditave shpeshehere irracionale te cilave iu nenshtrohen e nuk i vnojne ne pyetje asnjehere, ndersa qytetaret behen snob duke ndjekur verberisht modernitetin e njekohesisht shkelin e harrojne kulturen e tyre ne amulline se jane me te perparuar se te tjeret (lexo katundaret).

Padyshim, "Pse" eshte nje nder veprat me te bukura qe kam lexuar ne gjuhen shqipe.


Profile Image for Jehona.
251 reviews17 followers
February 10, 2018
Romani “Pse?” është ajo që ndodh kur autori përpiqet të krijojë një vepër rreth një personazhi më të zgjuar se vetja. Siç duket, Spasse ka lexuar vepra të klasikëve botëror dhe është përpjekur të krijojë diçka i frymëzuar nga ata. Për fat të keq, Spasse s’ishte filozof as shkrimtar në atë kohë. Ishte mësues i ri. Për pasojë, në vend të filozofit që çmendet, Gjoni që në fillim na paraqitet si arrogant, mendjemadh, narcisist e ndoshta edhe sociopat. Romani në vetvete është i shpërndarë, me personazhe që paraqiten e zhduken njëri pas tjetrit dhe janë aq të dobëta sa mund të jenë vetëm krijime të imagjinatës së Gjonit. Pjesë të ndryshme të ngjarjes janë absurde për shoqërinë shqiptare (si p.sh. zonja që vdes nga dashuria) dhe janë qartësisht huazim nga romanet e autorëve të huaj. Nuk e kuptoj se pse të rriturit do e pëlqenin këtë roman. Për adoleshentët e kam të qartë. Çdo adoleshent, në një moment të jetës së vet është i bindur se: ai është më i bukuri e më i zgjuari i botës, jeta dhe bota s’kanë kuptim, dashuria është budallallëk, gjinia e kundërt është e neveritshme, martesa është burg i tmerrshëm dhe prindërit duan ta bëjnë të vuaj. Gjoni është pak i vjetër për të qenë adoleshent, por është aq i papjekur saqë tingëllon si i tillë.

Profile Image for Aurora.
56 reviews30 followers
March 8, 2017
I feel bad that Edlira liked this book so much and I didn't. I mean it was okay but there was nothing special about it. The main character was a bit selfish to not love anyone. He felt like everything was bad. A flower would lose it's beauty one day but that's the thing that makes life more interesting. You wouldn't be satisfied to see the same flower every single day and you wouldn't admire it's beauty that much if it would never fade. He was very selfish to commit suicide leaving his wife think that he was just fine until then. He should have told her. And could someone give me a reason why he committed suicide? I felt like he just wanted to. No special reason. Everyone loved him but he had to screw everything up. Smh
Profile Image for Xheneta.
176 reviews43 followers
June 6, 2016
A book that shows that how nothing and meaningless is life if we take it seriously.What overthinking does to you.What not being free to do what you want does to you.What wanting to satisfy other people,just so you can have a good relationship does to you.
All in this world where what we do is nothing.
When I borrowed it my from my friend,she explained it like this: 'Mos mendo shume,se bohesh budalle'(Overthinking makes you insane) I found it funny and no book changes my point of view for life,but my friend this book is so much more than you heard about.
It's just the reality.It's just a big theatre and we're all trying to be it's best actors.
Profile Image for Alba.
20 reviews3 followers
May 1, 2025
Në romanin “Pse?” të Sterjo Spasses ndjekim historinë e Gjonit, një djalë nga fshati por i arsimuar. Ai është një personazh thellësisht pesimist që nuk arrin të kuptojë apo pranojë dashurinë rinore. Për të, çdo ndjenjë është e lidhur me interesin. Në fillim kjo pikëpamje më tërhoqi. M’u duk si një mënyrë e ftohtë por e sinqertë për të parë botën. Por sa më shumë e lexoja aq më tepër ai më dukej apatik, pa ndjeshmëri dhe shpesh i llastuar.

Në roman shfaqen dy vajza që trazojnë mendimet e Gjonit: Afërdita, një vajzë e ndrojtur nga fshati me të cilën prindërit e tij duan ta fejojnë, dhe Pola, një vajzë nga qyteti që përfaqëson një botë më të hapur dhe moderne. Megjithëse Gjoni nuk e dëshiron këtë fejesë dhe shpesh mundohet t’i shmanget, ai i bindet vullnetit të prindërve. Ndërkohë, në qytet ai krijon një lidhje të ndjeshme me Polën. Ajo i dhuron lule, ai i jep shami, kërcejnë dhe ndajnë çaste të buta bashkë, një afërsi që për një djalë nga një mjedis konservator supozohej të ishte domethënëse. Të krijohet përshtypja se më në fund po prek ndjenjën e dashurisë. Por fejesa e detyruar me Afërditën çon në refuzimin e ndjenjave të Polës. Dashuria e çiltër e saj shihet si interes nga ana e tij.

Ajo që më largoi më shumë nga historia ishte mungesa e empatisë. Edhe kur ndodhin ngjarje tragjike që përfshijnë njerëz të afërt, Gjoni nuk tregon ndonjë ndjeshmëri të vërtetë. Ai vetëm pyet “pse” por brenda kufijve të logjikës së vet. Pse do veproje kështu kur kjo bie ndesh me mënyrën time të të menduarit? Ai nuk përpiqet të kuptojë çfarë ka ndjerë tjetri, çfarë dhimbje apo shprese ka kaluar.

Pse-ja ime për këtë libër është: pse nuk më preku si lexuese, pse nuk më futën në mendime monologjet e shumta, pse nuk arriti të më bëjë ta kuptoj apo ta ndjej protagonistin përtej fjalëve të tij të ftohta?
Profile Image for Drilona Muca.
24 reviews24 followers
February 1, 2017
Eshte nje liber i shkruar bukur me gjithe moshen e re te shkrimtarit ne kohen kur e shkroi vepren. Filozofik dhe njekohesisht tradicional, megjithese ne pjesen me te madhe zakonet permenden per t'u demaskuar. E gjej goxha te ngjashem me "vuajtjet e djaloshit Verter", po Libri i Spasses eshte me i pasuaruar, me i shqiptarizuar xD. Heroi te ben pak ziliqar, per faktin se eshte aq i ri e di aq shume.^^I rate it 5 stars, meqe Pse-te e Gjonit qendrojne shume! xD
Profile Image for Arife Emini.
3 reviews
February 1, 2016
Pra dashuria është iluzion e jo e njëmendët,jo e vertetë.
I martuari dhe e martuara e ndjejne vehten te lumtur deri sa te shohin pa pra te verteten rreth tyre,jo ashtu si u duket te tjereve,por si desherojne ata.Kur vdes iluzioni,vdes edhe lumturia.
Kaq edhe asgje me teper:dashuria eshte nje iluzion,lumturia e marteses eshte nje iluzion dhe jo gje tjeter.
Profile Image for leandra.
5 reviews
April 28, 2024
Vepra e titulluar “Pse” nga njëri nder shkrimtaret me te njohur shqipetar, Sterjo Spasse fillon me pershkrimin se si protagonisti i vepres qendron ulur ne dhomen e tij ne oren 10 te nates dhe sheh se si erresira e ka kapluar katunin dhe mendon. Mendon dhe i parashtron pyetje te panderprera dhe te rendomta vetes ku pyetjet e tija me te shpeshta fillojne me pse?
Ky djale eshte i quajtur Gjon Zaveri nje djale 22 vjecar . Ky djale keto 22 vite i kishte kaluar per mrekulli po ne nje moment te rendomt i parashtroi nje pyetje vetes e cila pyetje iu hap dere pyetje tjera me te thella si dhe te pafundshme. Kjo pyetje ishte “Perse jetoj? Perse shpreson? Perse dridhesh?” Vitet kalojne kurse ai nuk di se si po kalojne, ai ritet e perparon po nuk din se si ritet e perparon.
Gjoni as qe besonte ne dashuri, ku nje mik i tij i quajtur Gjenci i cili ishte 5 vjet me i madh I martuar para nje viti me nje vajze 20 vjecare dhe I dhene jasht mase pas saj zbrazi gjithe diturine e tij per dashurine. Por gjoni pyeste veten, ceshte kjo dashuri e te rinjeve? Gjoni mendonte se ta humbish kohen dhe logjiken per dashuri rinie ishte thjesht kot. Ai asnjehere nuk ka rene ne dashuri dhe as qe e ka mendjen te dashurohet, ai ka takuar shume vajza terheqese mirepo asnjera nuk i ka hyre ne zemer. Kur i shoku i degjoi keto te thena ai nisi te qesh me te madhe dhe i tha Gjonit se ti je ne rrezik te cmendesh.
Gjoni e adhuronte vetmine e tij, e adhuronte shume pasi qe me fantazine e tij ai behej ai qe do te jete.
Nje dite te bukur ku dielli shendriste, Gjoni doli hashte per ta admiruar naturen e bukur. Ai adhuronte qiellin e kthjellet, liqenin e paster si dhe malet pothuaj lakuriqe dhe keshti filloi te zhytej ne mendimet e tij te thella. Ai thonte vete me vete valle nese ekziston nje jete tjeter valle pse eshte krjuar kjo bote ku cdo krijese porsa lindet zhduket. Jeta e qenirve te gjalla eshte porsi jeta e nje luleje, qe lulezon me pare, pastaj vyshket, plaket dhe ne fund zhduket nga bota dhe vdes.Gjoni aq shume qe u relaksua nga koha e tij ne natyre saqe haroji te ha dreken pasi qe u kthye ne shtepi ai ende vazhdoi ti analizoj edhe me shume mendimet dhe idete per boten e tashme.
Pas shume debateve me shokun e tij Gjencin ne lidhje me dashurine ai kaloi nje dite te bukur me motrat e tij dhe kusheriret dhe i thonte vetes cfar me duhet mua dashuri martesore kur jam i rrethuar me dashuri familjare¬. Mirepo deri diku edhe ai hidherohej me familjaret e tij kur ia permendnin ceshtjen e marteses. Motrat e tij gjithmone ia permendnin vajzen e bukur te katunit, Aferditen.
4 vite me pare kur Gjoni ende shkonte ne shkolle prinderit e tij shuan gosti per festen e Shen Janit ne shtepine e Naum Gjikes, babait te Aderdites, dhe pasi qe ato e pelqyen shume Aferditen duke i sherbyer ata, prinderit e Gjonit biseduan me babane e Aferdites per ti bere bashke dy te rinjte, Aferditen dhe Gjonin. Naum Gjika normalisht pranoji pasi qe gjoni ishte i njohur si ylli i katundit dhe nje djale i pashem dhe i mencur.
Pasi qe prinderit kishin vendosur fejesen e tyre ajo qe fjala e fundit. Gjoni jo se e nenvmonte Aferditen si nje katundare ai thjeshte nuk dont qe te martohej kurre edhe pas presionit dhe fjalosjeve te pandalshme nga prinderit, shoket , motrat ,vellezerit dhe kusherirat Gjoni nuk ndryshonte mendje.
Per te qetesuar koken Gjoni kerkoi leje nga prinderit per te jetuar ca kohe ne qytet dhe kur te kthehej do ti jepte atyre pergjigjen perfundimtare nese do te fejohej apo jo.Gjoni qytetin e adhuronte por qytetaret i urente.
Me pas Gjoni permes bashkpuntorit te tij Petrin takohet me profesorin G. Nje djalosh 25 vjecar dhe shume i dashur i cili ishte martuar para nje viti. Gjoni dhe profesori shoqerohen dhe afrohen jashte mase njeri me tjetrin ashtu qe ai e fton per festen e vitit te ri tek shtepia e tij.
Gjoni njohtohet me familjen e profesorit duke perfshire gruan, zonjen G. , nenen e profesorit dhe Polen, kusheriren e profesorit e cila ishte vec 20 vjece dhe mjaft e bukur. Gjoni kaloi nje kohe mjaft argetuese per festen e vitit te ri ne shtepine e profesorit dhe gjithashtu kaloi nje kohe te mire me familjaret e tij si dhe mysafiret tjere te pranishem.
Gjoni festen e vitit te ri nuk e shihte si feste per te kremtuar , ai mendonte se ishte nje feste kot per te festuar humbjen e nje viti te tere te jetes se tij dhe per kete arsye ai edhe nuk ia uronte njerezve festen.
Nje nate pasi qe Gjoni filloi qe ti bjer violines, gruaja e Petrit, Zonja P. ia shprehu Gjonit ndenjat e saj romantike ndaj tij, Gjoni i habitur menjehere refuzoi pasi qe ai asnjehere nuk mund tia bej kete shokut te tij. Ne ate moment Zonja P. shpertheu se qari dhe ia tregoi atij historine e saj te trisht, si ajo kurre nuk ka dashur te martohej me Patrin e si prinderit e saj e kane martuar ate me zorr dhe si ato nuk i kishin dhene asaj zgjidhje tjeter. Gjoni ndjente meshire per te shkreten grua por ai prap se prap refuzoi, kjo e beri ate qe te alivanosej dhe te semurej rene nga meraku ku gjendja e saj shendetesore ishte ne rrezik ky lajm e deshperoi shume Gjonin pasi qe ai e fajsonte veten per kete rast tragjik.
Pervec kesaj brenge Gjoni gjithashu u ballafaqua me nje rast edhe me tragjik ku ai mori lajm se shoku i tij i ngushte Gjenci paska rene ne liqen dhe qenka mbytur.
Gjenci para se te vet vritet i la Gjonit ne leter ku shpjegoi gjithcka. Gjenci nuk kishte jete te lumtur pasi qe martuar me nje grua qe nuk e ka dashur kur dhe ajo njesoj e cila kishte dalur e pabese. Ai qe i dashuruar me Lenin dhe shpresonte qe te shkurorzohej nga gruaja e tij por fatkeqesisht Leni u martua ai nuk kishte shprese nga jeta dhe kjo ishte arsyeja se pse ai vendosi qe ta mbaroj jeten.
Pak kohe kaluan kur vdiq edhe zonja P duke e mbajtur birin e saj ne krah. Vdekja e saj pikelloi shume njerez te cilet e donin dhe e respektonin ket grua te ndjere.
Me vone ne roman, Gjoni takohet me zoti. Nasin, i cili ishte qe plak shume i pasur dhe shume i mencur rreth viteve te 90-tave por trurin e kishte te shendoshe sikur nje 30 vjecar. Zoti Nasi nuk ishte i martuar dhe nuk kishte femije por as qe behej pishman per kete gjendje te tij. Ai thonte se edhe nese kishte femije ai atyre nuk do tu linte as nje qindafke nga pasurija e tij pasiqe pasurija e pa merituar e bente njeriun dembel. Ai vendosi qe te gjithe pasurine e tij tia dhuroj popullit per shkak se ato ishin personat qe e bene ate te pasur ne rradhe te pare. Gjoni e adhuronte shume z. Nasi pasi qe cdohere qe ishte i merzitur te ai gjente prehjen e nevojshme.
Pasi qe Gjoni kthehet perseri ne katund per ta festuar festen e Pashkeve ne rrethin familjar, ai eshte i mbytur nga presioni ekstravagant nga familja e tij per tu fejuar me vajzen e Naumit Aferditen.
Gjoni vazhdimisht refuzonte dhe mundohej qe ti bind ata se ai ishte ende i ri dhe nuk ishte i pregaditur per nje vendim te madh si ky. Mirepo ky nuk ishte arsyetim i mjaftueshem per prinderit e tij dhe ato ende tentpnin qe te bejne presion.Ne fund, pasi qe Gjoni nuk kishte zgjidhje theter shpetimi ai pranoi qe te fejohej me Aferditen.
Prinderit e tij duke perfshire edhe motrat nuk dinin si te vepronin nga lumturia e ngazellimi nderkohe Gjoni ishte i deshperuar si kurre me pare.
Pas fejeses Gjoni u kthye perseri ne qytet, per here te fundit, ku u rrethua serish nga mireseardhja e familjes se profesorit G dhe u ftua per nje shetitje ne diten e pare te Majit. Gjoni qe mos tua prishte deshiren vendosi qe te shkoj por ai u ballafaqua vazhdimisht me dashurine dhe ngrohtesine e Poles por ne fund pas nje inspektimi te thelle ajo e kuptoi se afersia dashurore e saj nuk krahasohej me afersine miqesore te Gjonit per kete arsye ajo pyeti pyetje per te cilat vone e kuptoi se nuk i donte fare pergjigjet e tyre. Pasi qe Gjoni i tregoi per fejesen e padeshiruar te tij dhe ia shpjegoi te gjitha gjerat ajo u deshperua aq shume sa qe lotet e saj nuk kishin kurre perfundim dhe keshtu ky deshperim i thelle u kthye ne nje armiqesi te madhe ndaj Gjonit dhe gjate kthimit ajo qendroi sa me larg tij me sy te enjtura nga e qara. Pas disa diteve u Pola u fejua mirepor nga dukja e saj shihej se nuk e kishte kete fejese per zemer. I fejuari ishte Thimi, nje njeri me titull mirepo ishte i shemtuar dhe neverik pra nuk ishte ne nivelin e Poles. Pola ishte fejuar me te normalisht jashte deshires se vet ku kusheriri i saj, profesori G e shiti ate per vetem e vetem 150 napolona dhe kur Gjoni e mori vesh kete aj e ndryshoi te tere mendimin qe kishte per profesorin si dhe familjen e tij.
Gjoni vendosi me qe kurre te mos shkonte me ne qytet per shkak te rastit te hidhur qe ndodhi ne mes te tij dhe Poles, dhe keshtu u kthye ne fshat per tu martuar me se fundmi.
Me 23 Korrik u be celebrimi i marteses, oborri i Komunes ishte mbushur me grate e me vashat katundare dhe Gjoni per here te pare e pa gruan e ardhshme te tij, Aferditen e cila qendronte me koken ulur prane tij. Pasi qe kryetari e lexoi aktin e celebrimit, ua kerkoi pranimin e ciftit te ri pasi qe te rinjte pranuan vazhdoi pjesa tjeter e aktit te celebrimit.Te nesermen u be dasma, ku ne te mori pjese gati se i gjithe katundit, Gjoni u rrethua nga te gjithe njerezit qe i donte me shume ne bote dhe ishte nje dite e hareshme.
Javen e pare pas dasmes Gjoni ishte i qete, shetitte andej e ketij me miqte e tij dhe te shoqen, dukej se e donte mjaft ate mirepo prej javes se dyte Gjoni ndryshoi teresisht si personalitet, ai u mbyll ne vetevete, u be i ftohte dhe shume i ashper. Gjithcka e iritonte, gjerat qe me pare ate e benin te lumtur per te ato u bene gjera qe i urrente me shume ne kete bote. Gjoni ra ne nivel aq te keq mental, saqe filloi ti shoh dhe te bisedoj me njerz te ndjere (Gjenci dhe Z. P).
Gjoni ishte aq i deshperuar pas marteses sa qe vendosi qe ta mbyll kapitullin e jetes ne kete bote dhe te vetvritej edhe pse ai eshte penduar per kete rruge mirepo nuk mund qe ta permbaje veten. Gjoni e permbyll ditarin e tij me nje leter te fundit ku ai si individ i thot lamtumire lexuesit dhe pershkruan me detaje te duhura deshperimin e tij dhe keqesimin e shendetit te tij mental qe ne momentin kur ai u martua.
Fjalet e fundit te tij te cilet u shenuan ne gurin e varrit te tij ishin:
Bota e Hiçit,prej Hiçit,per Hiçin,
Rotullohet rreth qellimit te Hiçit!
Profile Image for Ilda.
39 reviews5 followers
September 16, 2017
Tipi parazit me goje plot te thote:"Vec kafenese s'kemi ku te rime dhe ku defrehemi!". E di, sigurisht, se s'eshte lindur ende njeriu, qe ka per te ndenjur me te vertete, me gjithe kete, tipit parazit po i pergjigjem:"Ri ne shtepi!". Ne qofte se do defrim, dil shetitje ose lexo nje liber simbas gjendej tende psikologjike, a kendo nje kenge, ose degjo nje pllake gramafoni. Por, ne qofte se nuk do as te kendosh, atehere puno... puno cfare te duash me kalem a me kazem, ne qofte se te duket se s'ke pune, atehere fshije dhomen tende ose fundi i fundit, laji pjatat e gjelles. S'ke pse te kesh turp njerezor prej ketyre veprimeve, mbasi edhe keto jane pune; as s'ke pse te presish cdo gje nga femrat nga sherbetoret. Ate gje, qe je i zoti per ta kryer vete, beje me gjithe zemer: mos e prit nga te tjeret. Vetem mendo mire: te mos shkelish ne kafene, te mos zeshe kurre letra me dore.
1 review1 follower
October 29, 2019
pse
This entire review has been hidden because of spoilers.
17 reviews5 followers
Read
August 22, 2020
Rust Cohle wept when he read Spasse.
Profile Image for Anilë🌙.
22 reviews
January 6, 2024
"Bota e Hiçit,prej Hiçit,për Hiçin
Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit"
Thenie qe sillet rrotull mendjes sone
32 reviews
October 28, 2025
Loved this! He was ahead of his time when writing this
I just wish he talked about other topics other than marriage
Profile Image for Xhuljeta.
13 reviews
December 26, 2021
-C'është jeta për ju?
-Flliskë sapuni! - m'u përgjigj.
This entire review has been hidden because of spoilers.
1 review
December 27, 2023
i feel this book has been deeply engraved in my heart, and no complaints from me will ever be heard about that
Displaying 1 - 26 of 26 reviews

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.