Botimi origjinal i veprës asht në gjermanisht dhe ka dalë prej shtypshkronjës “Gutenberg” në vitin 1943 në Tiranë.
Gjovalin Gjadri (1898-1974), inxhinier shkodran i shkolluem në Vjenë ia kushtonte këtë libër grues së vet të vdekun në moshë të re, bijës së Abdi bej Toptanit.
Për gjuhën e pasun, ndjenjat e thella, analizat filozofike dhe tragjizmin që mbart, ky libër mendoj se hyn me të drejta të plota – edhe me anë të këtij përkthimi të plotë (modest) në gegnisht – ndër veprat me spesor të thellë filozofik të letërsisë sonë.
Të mundohesh të bësh një “review” të këtij libri më duket e vështirë në fakt. Do doja të thoja se, nga të gjitha librat që mund të kem lexuar mbi dashurinë apo nga poezitë, copëzat dedikuar dashurisë, ky libër, kjo letër, është ndër të vetmet që më ka lënë pa fjalë.
...mrekullitë e përrallave nuk ndodhin mbi tokë: vetëm tragjikja e jetës shkon përtej çdo shëmbëlltyre të dhimbjes që shpirti njerëzor ka mund me sendergjue.
“Asht e trishtueshme, e dashun, që jam i shtërnguem me e pikzue me fjalë fytyrën tande në vend që ta ledhatoja të gjallë me duert e mija.”
Gjovalin Gjadri, një djalosh nga qyteti i Shkodrës, i cili ka përfunduar studimet e tij si inxhinier në Austri, kthehet në Tiranë ku njihet me vajzën e Toptanëve, Zejnepin. Ata dashurohen dhe fillojnë të shkëmbejnë letra me njëri-tjetrin duke shprehur ndjenjat e tyre, por për fat të keq nuk gjejnë përkrahjen e familjes së Zejnepit, për shkak të fesë dhe faktorëve të tjerë të asaj kohe. Pavarësisht kundërshtimeve, çifti vendos të martohet dhe si pasojë familja e Zejnepit nuk do i gjendet asaj afër as në momentet e saj të vështira. Pas pak kohësh martesë çifti bekohen, në jetë vjen djali i tyre. Gjovalini në një nga letrat drejtuar Zejnepit pas vdekjes së saj shprehet se ajo ditë ka qenë më e lumtura e jetës së tij. “Kur lindi femija ndejta gjithe naten zgjuet pse isha çue peshe prej gezimit. Më dukej se na kishte ndodhe nji e mire e pashoge, nji mrekulli, nji bekim prej qiellit mbi ne që mue më afronte me Zotin. … Ne nji dashuni te shenjtueme mendimet e mija futuruen tek ti, nuk dojshe ma kurrgja dhe ajo qe dita ma e lumtun e jetes seme.“ Por, ashtu siç e kishin parandjerë të dy, lumturia e Gjovalinit dhe Zejnepit ishte e shkurtër. Pas 7 vitesh martesë, Zejnepi sëmuret rëndë nga tuberkulozi dhe vdes ne Itali ku po kurohej. Pas vdekjes së saj, Gjovalini kalon peridhën më të veshtirë të jetës së tij, dhe për tu ndjerë më pranë të dashurës së tij, ai i shkruan asaj katër letra të cilat janë permbledhur në këtë libër. Ky libër është një nga më të ndjerët që kam lexuar deri tani. Autori përshkruan në mënyrë prekëse etapat e përjetimit të humbjes së njeriut të zemrës duke transmetuar tek lexuesi jo vetëm dhimbjen dhe trishtimin, por gjithashtu edhe dashurinë dhe mirënjohjen që ai ka për kohën e bukur që kanë kaluar bashkë. Në shkrimin e tij, përpos shprehjes së ndjenjave, Gjovalini përkushtohet që të krijojë një vepër arti të denjë për Zejnepin dhe dashurinë e tyre. Në mbylljen e letrës së tij të fundit ai shprehet: “Po te kishte shkue simbas dëshires seme, do te kisha deshirue me i zotnue fjalët e mija qe te zenin vend ne madheshtine e nji forme te persosun e te deshmonin nji veper arti me vlere te perjetshme ne nderin tand. Penda e nji Pushkini o e nji Byron-i s'kishte mjaftue simbas meje per kete gia, por edhe pse s'jam poet, un kam nji gja ma shume se ata, nuk kam sajue asgja.”
Dhimbja që përcjell ky libër është e gjallë, si popull nuk jemi mësuar të shikojmë këtë anë të meshkujve, si popull jemi mësuar me idenë që meshkujt nuk qajnë dhe vuajnë, ata që i shfaqin këto emocione i gjykojmë si të dobët, por ky libër na tregon krejt të kundërtën, na tregon që vuajtja dhe dashuria nuk njohin gjini.
Due me të nderue tue mbajt zi.Due me të qa me zemër të pastër pse lotët e mij kanë me u terë veç kur të shtrihem në vorr afër teje.
Ky libër është një himn mbi dhimbjen e një dashurie të humbur.Një thikë në palcë që nuk shqitet.Këtu Gjovalini i shkruan tërë ndjesitë që zemra i provon per Zejnepin e tij.Një dashuri fizike e destinuar të qe jetëshkurtër por e pavdekshme në shpirt.Sa të rëndë mund të jenë lotët e një burri që vajton për shoqen e jetës? Sa e dhimbshme mund të jetë kuja e tij?Ditari rrëfen dashurinë e Gjovalin Gjadrit dhe Zejnep Toptanit.Një dashuri nga ato të mëdhatë, që kokat e letërsisë u thurin vargje.Jam e sigurt që tashmë janë bashkë e të pandarë atje përtej varrit.
“Gjovalini” im vallë të më dojë kaq shumë? Do ja jap librin ta lexojë dhe do shikoj ç’do më thotë gjatë dhe në fund të leximit. Një himn i dashurisë që është edhe më e fortë se pikëllimi dhe vuajtja. Që u bë i preferuar “në zhanrin e vet” normal, po koha do tregojë sesi do renditet dhe ndër çdo zhanr tjetër.
- more than anything I was wondering, it must've felt for Egon (Gjadri's son) to read this, considering his father a couple of times stating throughout the letters that he would've preferred for his son to die rather than Zeynep, his beloved wife (💀)