Komunizmi ish eksperimenti social me gjigand i kryer ndonjehere ne historine e shoqerise njerezore. Ai deshtoi me dhimbje i mbytur ne nje lume gjaku. Ne historine e Shqiperise, nuk ka patur nje periudhe tjeter te nje genocidi te tille te bere kunder shqiptareve nga vete shqiptaret, si kjo e ketyre 50 vjeteve. Partia Komuniste vepronte si nje organizate mafioze qe zhdukte tere kundershtaret dhe sidomos ata qe bartnin vlera te vecanta intelektuale dhe morale. Krahas kesaj dhune, Partia ndertoi shtetin me absurd, me iracional dhe me gjakatar qe mund te kete ekzistuar ne historine e njerezimit. Shqiperia, vendi me i varfer i Europes, vendi me i izoluar i botes, dilte si shteti me udheheqesin me "gjenial" qe duhej te udhehiqte tere boten me idete e tij. Nuk mund te gjesh shembull tjeter qe nje udheheqes te kete shkaterruar, sakrifikuar dhe masakruar, ne kohe lufte dhe paqeje, vendin dhe popullin e tij si Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte antieuropiani dhe antinjerezori me i madh nder te gjithe udheheqesit komuniste europiano-lindore. 80 volumet e tij jane veprat me qesharake ne analet e shkrimeve te personaliteteve politike. Ato qe do te mbeten prej tij jane urdhrat "...torturoni... pushkatoni... me raportoni per ekzekutimet". Ky ishte gjenialiteti i vertete i tij. Gjenialiteti i nje perbindeshi te se keqes. Kete gjenialitet te se keqes dhe monstruozitet e ka paraqitur me vertetesi dhe force tronditese Uran Butka ne librin Ringjallje. Ne kete liber trajtohen gjeresisht e me objektivitet ngjarje madhore te historise shqiptare, krejtesisht te denigruara apo teresisht te abandonuara si Mukja, lufta e Gerhotit, lufta Civile, levizja e Kryezinjeve, kryengritjet e para antikomuniste ne Shqiperi etj. Ky liber eshte nje ringjallje e figurave te martirizuara, nje ringjallje e vlerave te verteta te kombit. Me guxim qytetar, bazuar ne dokumentat e arkivave, pjesa me e madhe e te cilave jepen per here te pare, autori zbulon, rivlereson, dhe vendos ne vendin qe u takon si viktimat ashtu dhe kriminelet, si ngjarjet historike ashtu dhe figurat e shquara te kombit. Libri lexohet me nje dhimbje te thelle. Dhimbja e humbjeve te pazevendesueshme, e mosmirenjohjes kundrejt figurave me te pastra e humane. Dhimbje e habi per krime te padegjuara. Habi dhe indinjate per vetevleresimin e krimit. Indinjate dhe zemerim qe nje pjese e krimineleve dhe bijte e tyre edhe sot vazhdojne te ngrene lart figuren e krimit. Te prek dashuria me te cilen jane pershkruar figura si Faik Konica, Sabiha Kasimati, Musine Kokalari, Hysni Lepenica, Skender Muco, Zai Fundo, Mirash Ivanaj, Thoma Orrollogaj, Drita Kosturi, Mustafa Gjinishi, Xhelal Koprencka, Bilal Xhaferi, Genc Leka e Vilson Blloshmi etj. Para teje kalojne arrestime, burgje, ekzekutime, tortura, masakra masive dhe para ketij ferri makaber lartesohen figurat e pastra njerezore te intelektualeve te ndershem qe u martirizuan pa faj, vetem sepse donin Shqiperine, lirine dhe demokracine. Dhe me erdhi prape ne mend pyetja qe i kam bere vetes shpesh: Si eshte e mundur qe ky popull te kete prodhuar ne te njejten kohe kesi antipodesh, modele te martirizimit dhe modele te krimit? Kohet qe do te vijne kerkojne qe te mbetet vetem nje tip shqiptari: atdhetari, punetori, i miri, i drejti, i urti, i vetesakrifikuari. Deri atehere kemi per te kaluar shume rruge te gjate, te mundimshme. Por le te shpresojme se do te behet vetem me mund dhe pa gjak. Ky liber do te ndihmoje per kete. - Maks Velo