Një nga veprat madhore të Rilindjes Kombëtare, njëherazi manifesti politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjeve të mëdha që do të çonin në fitoren e pavarësisë.
Sami Frashëri (1 qershor 1850, Frashër – 18 qershor 1904, Stamboll) ka qenë funksionar dhe intelektual i Perandorisë Osmane, gazetar e dramaturg, si dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit, Abdylin dhe Naimin.
Një libër fenomenal mbi atdhedashurinë dhe rrugën që duhet ndjekur nga Kombi Shqipëtar. Një libër që dhe pas 100 vjetësh është shumë aktual në përmbajtjen e vet. I shkruar nga i madhi Sami Frashëri një ndër figurat kryesore të rilindjes kombëtare. Ua rekomandoj 100%
"Të shpëtuarit a të humburit e Shqipërisë ëshë në dorët të shqiptarëvet; në daçinë, do të shpëtojnë, në daçinë do të humbasinë."
Manifesti politik më i mirë artikuluar dhe i detajuar nga cili do rilindas shqiptar. Duke dhënë një historik të popullit shqiptar dhe pasqyrë të gjendjes së saj atëbotë, Samiu ndërton bazën për një vizion politik për një Shqipëri shtet federal dhe demokratik me kuvend bikameral. Ka plan specifik për secilin funksion kryesor të shtetit, që nga ekonomia, mbrojtja e arsimi e deri te pagat e zyrtarëve e dizajnin e monedhës. Analiza është aq e sofistikuar sa që çdo politolog bashkëkohor do t'i kishte zili. Duhet të lexohet nga secili studiues i nacionalizmit shqiptar.
Great book for anyone wanting to understand Albanian history and where the fight for its independence stemmed from. I do not think there are versions in English so you're going to have to know Albanian to read this, and the Albanian language used here is Tosk from 1908, so even then there might be words you do not understand. Overall a great read from a great Albanian leader!
“Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s`ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!
“Qysh e kan ruajtur dot shqiptarët gjyhën e tyre të tër e të paprishurë nëpër mest të kaqë kohërave t’egëra?” “Shqiptarëtë janë trima, të mençimë, punëtorë, të zottë për çdo punë.”