Jump to ratings and reviews
Rate this book

Fan Noli: Apostulli

Rate this book
"Apostulli" është libri i parë i biografisë prej tre vëllimesh për Fan Nolin i autorit Ilir Ikonomi.

Në agimin e shekullit të njëzetë, lufta e Shqipërisë për pavarësi nga Perandoria Turke u drejtua nga një grusht të rinjsh të rëndësishëm, shumë prej të cilëve shfrytëzuan Shtetet e Bashkuara si bazë për të zhvilluar një fushatë të fortë nacionaliste. Njëri ndër më kryesorët, Fan Stilian Noli, shkoi në Amerikë nga Egjipti në vitin 1906 në kërkim të rrugëve për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij të organizoheshin, duke u bërë eksponent i suksesshëm i ideve liberatore.

Në parathënien e librit "Apostulli", historiani amerikan Bernd Fischer shkruan:

Metodat shpesh jokonvencionale të përdorura prej Nolit përshkruhen me ngjyra të gjalla në këtë biografi të re politike nga autori dhe ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, i cili, me punimin e tij influencues për Faik Konicën, gëzon tashmë emër si një historian me vlerë.

Në këtë vepër, që është rezultat i një studimi të gjerë dhe me syrin për të kapur detajet e rëndësishme, Z. Ikonomi e sjell Nolin në jetë përpara lexuesit.

I lindur në një familje shqiptare ortodokse në Ibrik-Tepe, një fshat turk i Trakës Lindore, Fan Noli u rrit me një frymë të zjarrtë nacionaliste shqiptare dhe, pasi mbërriti në Boston në moshën 24-vjeçare, filloi të krijojë një bazë mbështetëse për fushatën e tij të ardhshme të pavarësisë.

Me ndihmën e Sinodit rus, ai arriti të themelojë një kishë të re ortodokse, ku Ungjilli lexohej në gjuhën shqipe. Duke e deklaruar hapur qëndrimin e vet anti-grek, Noli pohonte se kisha e tij e re ishte pjesërisht e orientuar për të shpëtuar Shqipërinë e Jugut - rajon me popullsi kryesisht ortodokse, për të cilin Athina pretendonte se ishte pjesë e Greqisë. Ai këmbëngulte se të qenët ortodoks nuk përkthehej domosdoshmërisht në të qenët grek dhe përdori kishën e tij shqiptare për ta përhapur këtë ide.

Fan Noli u bë një figurë qendrore në bashkimin e emigrantëve kryesisht të pashkollë shqiptarë, që kishin krijuar koloni në verilindje të Amerikës dhe ia doli t'i integrojë në një federatë shoqërish të quajtur Vatra.

Z. Ikonomi ka përdorur një sasi të madhe burimesh arkivore dhe të natyrave të tjera për të dhënë një portret nga afër të Fan Nolit dhe për të eksploruar detajet e veprimtarisë së tij. Në librin e Z. Ikonomi, Noli shquhet si një luftëtar i guximshëm dhe i pakompromis, i cili lobonte pa u lodhur për Shqipërinë, në një kohë kur fati i saj varej në fije të perit. Ai del shpesh si një personazh i nxituar dhe kokëfortë, por edhe si njeri i ditur, me një edukim të shëndoshë dhe klasik. Noli përshkruhet si një personalitet i shumë talenteve: poliglot, orator i aftë dhe përkthyes novator i tragjedive të Shekspirit.

I dashur lexues

Fan Noli (1882-1965) gjithnjë më ka tërhequr për guximin me të cilin i kishte nisur punët e tij të mëdha, duke shkatërruar korniza dhe hapur shtigje të reja.

Ky libër i pasuron studimet për Nolin me material të panjohur më parë. Arkivi Kombëtar i Shteteve të Bashkuara, në Merilend, ruan dokumente të rralla për Nolin. Biblioteka e Kongresit në Uashington ka një koleksion të mirë të gazetës Dielli. Ndër arkivat e tjera që konsultova, befasues ka qenë ai i Ministrisë së Jashtme austriake në Vjenë. Gjatë vizitave në Shqipëri kam hulumtuar në Arkivin Qendror të Shtetit, mjaft miqësor për kërkuesit. Në Bibliotekën Kombëtare gjeta koleksione të vjetra që më ndihmuan të kuptoj sfondin historik në të cilin veproi Noli. Ka qenë një privilegj të takohesha me specialistë të historisë, letërsisë, fesë dhe muzikës, para se të përzgjidhja materialin me të cilin do të ndërtoja vëllimet e mia.

Për jetën e Nolit është shkruar mjaft, nga shqiptarë e të huaj. Janë bërë shumë zbulime. Një pjesë e biografëve kanë qenë përfshirë në dëshirën për t’i thurur atij lavde pa fund. Në sytë e tyre, Noli ishte një shenjt, një njeri i pakritikueshëm. Kjo ka qenë zgjedhja e tyre, por nuk besoj se do t’i kishte pëlqyer Nolit po të ishte gjallë.

Disa prirje pro-bolsheviste të Nolit dhe bashkëpunimi me regjimin komunist të Shqipërisë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, i siguruan atij një propagandë lavdërimesh gjatë dekadave të diktaturës. Dhe, siç ndodh në diktaturë, të vërtetat u fshehën ose u shtrembëruan. Edhe sot ka ende ngurrim për t’i thënë të gjitha, nga droja se mund t’ia errësojnë Nolit figurën.

Unë zgjodha rrugën e natyrshme: t’i hidhja faktet në tryezë dhe ta lija personazhin tim të fliste vetë, duke i paraqitur lexuesit Nolin e pafiltruar. Sigurisht, e vërteta është e komplikuar dhe shpesh e dhimbshme. Nganjëherë më është dashur të hyj në luftë me veten, për të mos shkarë në pozitat e një kritizeri të pandershëm dhe as në idolatri. Ndërkaq, problemi i përhershëm që ka një biograf i Nolit është se nuk mund ta intervistojë dot personazhin e tij.

Në këtë vëllim të parë të jetëshkrimit, lexuesi do të ketë rast ta njohë Nolin me pasionet, ambiciet, egon, rrëmbimin, oratorinë, inatet dhe cilësitë e tjera që...

454 pages, Paperback

Published January 1, 2023

4 people are currently reading
12 people want to read

About the author

Ilir Ikonomi

6 books10 followers

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
8 (72%)
4 stars
3 (27%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 - 2 of 2 reviews
Profile Image for Mehaa.
25 reviews18 followers
November 1, 2024
Një rol të rëndësishëm intelektual dhe veprimtar në formimin e kombit shqiptar e kishin ortodoksët e jugut, përderisa gegët kishin armët, toskët kishin penën.

Ndër figurat e tyre më të shquara ishte Fan Noli, që nga kolonia në Kajro ishte dërguar në shtetin Amerikan që kolonitë shqiptare t’i mobilizojë për çështjen shqiptare. Nga koloni të shpërndara me shqiptarë që mëzi sigurojnë bukën e gojës, ata me kalimin e viteve arritën të depërtojnë deri te Presidenti Wilson për të bërë të qarta kërkesat për një shtet të pavarur shqiptar.

Ajo çka e bën biografinë nga Ikonomi të veçantë, është se nuk thurr lavde Nolit dhe nuk tenton të krijojë mendim për të. Përkundrazi ai mundohet të paraqet burimet për jetën e Nolit dhe i lejon lexuesit të formojë mendimin e vet për figurën e tij. Noli ishte asket, kishte temperament, i frustruar shpesh me shqiptaret “grekoman” e “turkoman” dhe eliten politike në Shqipëri. Edhe pse intelektual i njohur në qarqe të ndryshme perëndimore, ai asnjëherë nuk arriti të depërtonte në strukturat shtetërore në Shqipëri, sikurse Qemajli, Zogu apo Konica.

Çka është interesant të shihet në periudhën e turbullt mes nga 1900 deri në 1920 janë ndryshimet gjeopolitike botërore që ndryshojnë edhe lojalitetit e shqiptarëve. Ata vet nuk mund të siguronin mbrojtjen pa përkrahjen e një fuqie të madhe. Kështu që lojaliteti ndaj perandorive të mëdha që mund ta mbronin nga një copëtim i plotë kaloi nga përkahja për Perandorinë Osmane, pastaj Austro Hungarinë, e në fund Italinë. Ndërsa në navigimin e politikës së jashtme rolin kryesorë në vitin 1919 nuk kishte më Kolonia e Rumanisë apo e Egjiptit, por ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krye me Vatrën, e cila deri në fund loboi për një Shqipëri të pavarur.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është feja si motor i mobilizues e kombformues nga Fan Nolit. Si ortodoks shqiptarët e jugut ishin të varur nga Kisha Greke. Por kjo e fundit synonte ndaljen e formimit të kishave autoqefale nga ortodoksët shqiptar. Ai e shumë ortodoks të jugut kishin problemin më të madh me Greqinë dhe “grekomanët” që ishin shqiptarët ortodoks që përkrahnin Greqinë. Ishte pikërisht ky shtet ortodoks që mohonte identitetin shqiptar, që çoi Nolin drejt një aleancë me Kishën Ruse e cila e shuguroi në vitin 1908. Momentumi për krijimin e Kishes ishte arritur si përgjigje e shovinizmit që tregonte kisha greke ndaj shqiptarëve, duke mos lejuar varrosjen me ceremoni fetare të ortodoksëve “nacionalist” shqiptarë.

Ajo çka libri lë jashtë, është mosbesimi i Nolit ndaj zyrtarëve shqiptarë të Perandorisë Osmane, si Hasan Prishtina dhe Ismail Qemajli. Qemajlin Noli e kishte quajtë “Ky kallpozan s’ka bërë në jetë të tij tjatër gjë veç të shesë pyje të Shqipërisë në kumpanira italiane, kongresë dhe kryengritjera Liberalëve, dhe të gënjejë Grekët duke u falur Epirin.” Noli gjithashtu kishte polemizimuar me Hasan Prishtinën “Kur Riza Beu dhe shokët e tij kërkojin autonomi ky kërkonte reforma për mbretërinë Ottomane. Isa Boletini me Riza Benë të gënjyer me një paturpësi dhe dinakëri aqë të poshtër, u shtrënguan të kthehen në malet e tyre dhe t’a lenë Hasanin të mbledhë pemët e mundimeve të tyre. Hë për hë Hasani mori një “Osmanie” nga Sulltani”. Këto polemizime me figurat qendrore shqiptare që shpallen pavarësinë me 1912 nuk gjinden në libër. Gjithashtu, nuk përmenden as Kryengritjet në Kosovë apo shqiptarët që synonin të reformonin Perandorinë.

Përkundër këtyre, “Apostulli” i Ilir Ikonomit del të jetë një portret realist ku nuk glorifikohen arritjet e Nolit, por shpaloset një figurë komplekse. Sidomos të jep një pasqyrë të kohës deri në vitin 1920, ku Shqipëria edhe pse shpalli pavarësinë në vitin 1912 u copëtua prap dhe u desht avokim, luftë e mobilizim për njohjen e shtetit shqiptar në një periudhë historike ku binin perandoritë dhe ndodhi lufta e parë botërore. Libri përpiqet të japë një pasqyrë objektive të periudhës së trazuar historike dhe politikave të kohës, ku Noli lundronte mes aspiratave të kombit të tij dhe mundësisë reale për krijimin e kishës shqiptare dhe shtetit të parë shqiptar.
Profile Image for Foti.
2 reviews
January 19, 2025
Ky libër nuk është vetëm një libër për Imzot Fan Nolin. Është një libër i historisë së përpjekjeve për pavarësinë e Shqipërisë.
Displaying 1 - 2 of 2 reviews

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.