Jump to ratings and reviews
Rate this book

Fjala e fundit e Sokrat Bubës

Rate this book
Romani ' Fjala e fundit e Sokrat Bubës" u shpall si romani me i mire i letersise shqipe per vitin 2013, ne konkursin kombetar letrar.Ky libër me vlerë është pjese e kolanës se Shtëpisë Botuese prestigjioze “TOENA” dhe vjen menjëherë pas romanit të pare të Thanas Medit “Hije e mallkuar” që bën fjalë për jetën e vështirë të emigrantëve në ditët tona. Kushdo mund të habitej për këtë kapërcim, nga asgjëja në gjininë e madhe të letërsisë. Mirëpo romani i dytë “Fjala e fundit e Sokrat Budës“, do të na bindë për atë artikulim të përvojës letrare e të bagazhit jetësor që e benë çdo autor të “plugojë” tokën e begatë të artit të të shkruarit. Struktura e këtij romani interesant rrëfen dinamiken e një populli që lëviz gjithmonë, që kërkon e shpreh vitalitetin e tij, ndonëse shumëkush e ka përbuzur a e ka parë me “sy të shtrembër”! Subjekti, me ngjarje të tendosura, ndërthurja kompozicionale, veprimi e konflikti, si edhe personazhet lëvizëse, krijojnë njësinë e plotë të një romani, ku shprehet një e vërtetë e madhe për vllehët, për endacakët e kasolleve me kashte, të cilët përshtaten aq natyrshëm me rrethanat, vuajtjet e vështirësitë e tjera që mbart jeta përreth tyre. Faza e ekspozicionit shpalos një lidhje martesore ende pa “çelur jeta” për të ruajtur kështu edhe miqësinë e hershme midis dy familjeve më të mëdha të një fisi. Nyja e mpleksjes se intrigës dhe e zhvillimit të ngjarjes, ka të beje me rrugët e ndryshme të rritjes së fëmijëve, të “sapomartuar(!), në largësi me njëra-tjetrën, duke prishur kështu ato marrëdhënie afërsie që do të ndihmonin krijimin e afinitetit e ndjesisë së dashurisë… Dhe, kur kjo do të ndodhë, atëherë do të kemi përplasjen e parë, me një pëllëmbë që vajza i jep Sokrat Bubës, të fejuarit të ligjshëm, që ka jetuar larg saj për një kohë të gjatë, duke krijuar kështu hendekun e kontradiktës e të shpërbërjes. Është mjeshtëria e shkrimtarit që këtu gërsheton linjën e dytë të subjektit të romanit, duke sjellë antipodin e tij, Dhimitër Kerpin, që është ngjizur shtrembër e për të bërë keq, duke arritur të ngjitet si kulpra në jetën e në trupin e Katerinës, derisa ta bëjë të tijën, me një etje përbindëshi përdhunuese. Zgjidhja do të vijë paralelisht me prishjen e fejesës e të martesës, nga vetë vajza e nëpërkëmbur, duke shtuar këtu paralelizmin ideologjik të ndikimit po aq shtrembër në jetën e këtyre njerëzve të lirë të diktaturës së Enverit, që do të veprojë verbërisht, midis kasolleve të vllehëve. Fryma realiste e romanit është e mpleksur edhe me disa skena sureale, që kanë të bëjnë me pranin e të vdekurve e me një “bashkëbisedim” me ta, si të ishin njerëz të gjallë, në çaste kritike të rrugëdaljes, nga e keqja shtrënguese, për një zgjidhje të halleve e të problemeve që u dalin përpara. Natyrisht që kjo lidhet edhe me bestytnitë e brezit të vjetër, me përfytyrimet e tyre pagane, të cilat ende rrojnë bashkë me ta e “besohen”, por që këtu teprohen e dalin jashtë stilit të veprës se Medit, si njëfarë krisje. Në një prizëm tjetër të përafërt e me ngjyrime natyraliste jepet shfrimi i mërzisë “kozmike” të Sokrat Bubës, me rrahjen e tmerrshme që i bënë kafshës së gjorë (kalit të tij të dashur e të dhuruari) në një tjetërsim po aq kafshëror, aq sa i duhet të vjelle krimba nga stomaku!… Tejkalimi i sensit artistik, natyralizmi e surealizmi, cenojnë sadopak konceptimin e përgjithshëm, nga ku rrjedh një “përrua i pastër e i kthjellët”. Gjithsesi, duke folur për vllehët e Shqipërisë, shkrimtari Thanas Medi, jep një panoramë krejt të panjohur të shpirtit të tyre njerëzor, duke shpërndarë edhe mjegullën që qëndron mbi ta, për ata njerëz që krijuan Voskopojën nga një “grusht kasollesh me kashtë”, e cila u bë dikur një qytet i madh, me kisha e manastire, me shkolla, akademi e me një shtypshkronjë (100 vjet me përpara Athinës), me tregtarë, bankierë, arkitektë, poetë e shkrimtare të zotë, që mbahen mend nga të gjithë ne, që përsëri i shohim vllehët se një ENIGMË E MADHE!

322 pages, Paperback

Published January 1, 2022

About the author

Thanas Medi

6 books

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
1 (100%)
4 stars
0 (0%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
No one has reviewed this book yet.

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.