Tiranë. Mesnatën e krishtlindjes, i kthyer në shtëpi pas anulimit të një udhëtimi me familjen, që do të kishte qenë gjithçka përveçse i këndshëm, Sidriti takohet me Anën magjepse dhe të mistershme. “Në qoftë se i plotëson të gjitha dëshirat, vdes”, i mëson ajo, duke i treguar rrugën dhe hapur derën e një bote të pabesueshme dëshirash. Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar… në një histori të errët familjare dhe dashurish të penguara, që do të ndryshojnë zemrën e Sidritit përgjithmonë.
Enkelejd Lamaj ( lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnje) shkrimtar shqiptar nga Shqipëria.
Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Por do të vinte viti 2003 kur do të prezantohej për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.
Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, ku punoi në sektorin e turizmit, kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi, në Tiranë, në Universitetin Jo Publik “Luarasi”, Fakulteti Juridik. Diplomohet në vitin 2008 dhe tani, jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.
* Tregimi i shkurtër “Ujku" / Revista Letrare “Mehr Licht!” (Nr. 42, Prill 2012) * Tregimi i shkurtër “Ricordi perdutti" / Antologia di scritori albanesi “Il mare si lasciava attraversare”, Besa Editrice (Italia), Novembre 2011; * Tregimi i shkurtër “Taxi 5″ / “Tregimet e makthit” – Nr.4 /Janar, 2010
Te pakte jane librat qe pasi i ke mbaruar se lexuari te vjen keq. Historia e Sidrit dhe Anes dhe e vendit (te tyre) diku midis eshte nje histori e tille qe do me mbese ne mendje per shume kohe. Me stilin dhe menyren e rrefimit, libri te ben te vesh ne pune imagjinaten dhe te kesh para syve cdo skene e cdo veprim te personazheve. Kam lexuar edhe librat e tjere te autorit, kane qene me tregime te frikshme dhe me kane pelqyer per origjinalitetin ne tematike dhe ne te rrefyer... ne kete liber Lamaj ka shkuar edhe me tej, duke qene i ndryshem nga Lamaj i tregimeve dhe, njekohesisht, duke mbetur origjinal ne menyren e tij.
Absolutisht i keshillueshem per ke deshiron te lexoje nje histori te bukur te rrefyer bukur.
Kete liber e mora si nje lexuese e pare nga Goodreads dhe me kete rast falenderoj autorin per mundesine qe me dha per te patur librin.
Libri eshte shume interesat dhe i shkruar ne nje menyre shume te qarte. Te mban pezull pergjate ngjarjeve dhe ndodhive qe ndjekin njera tjetren, nderkohe qe investigimet per t'ju gjetur nje shpjegim vazhdojne.