Qyteza e Lejkvillit është ndërtuar mbi mistere dhe të fshehta, groposur në tokë dhe zhytur në liqen.
Jashtë ka shpërthyer grindja e ashpër mes së mirës dhe së keqes. Të gjendur në një luftë shumë më të madhe se ata vetë, Robert dhe Serena Flejholmi, motër e vëlla, duhet të përballen me problemet e tyre personale, ndërkohë që u duhet të jenë edhe heronj, ashtu siç e ka parathënë profecia e lashtë. Por Roberti dhe Serena nuk janë të vetmit me fuqi magjike në qytezën e këndshme, jo... Shtriga-druide, vampirë, zana dhe krijesa të tjera magjike kanë gjetur strehë aty.
Ndërsa një tokë pret të shpëtohet dhe një mbretëri pret të rikthehet në lavdinë e dikurshme, hije të panumërta vërsulen drejt Lejkvillit, drejt Robertit, Serenës dhe miqve të tyre. Klane shtrigash ndahen, grupe vampirësh bëhen gati të mbretërojnë, ndërsa një tjetër betejë në Luftën e pafundme po arrin kulmin e saj.
Përtej magjisë, njerëzit në Lejkvill janë më se të thjeshtë – dhe njëkohësisht tejet të ndërlikuar. Ata bien në dashuri, zhgënjehen, ngazëllehen, e kanë të vështirë të pranojnë se kush janë dhe, mbi të gjitha, rriten...