Jump to ratings and reviews
Rate this book

Pandashmërisht Meriyll

Rate this book
Ky libër është vazhdim i romanit për adoleshentë “Meriyll” dhe ngjarjet zhvillohen ndërkohë që personazhet kryesore, Meri dhe Sidi janë në moshën madhore; pra është një libër për moshën mbi 18-vjeç. Jetojmë në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë materialiste, hipokrite dhe egoiste, në një shoqëri gjithnjë e më pak njerëzore, ku dashuria e vërtetë po humbet sinqeritetin, romantizmin dhe idealizmin, ku ajo ka gjithnjë e më pak vlerë, është bërë një lojë ku njerëzit përdoren dhe braktisen pa asnjë konsideratë për ndjenjat e tjetrit; njerëzit po humbin respektin për veten dhe për të tjerët.

Në këto kohë të turbullta dashuria e Merit dhe Sidit shkon kundër rrymës duke kapërcyer grackën e frikshme të një lirie mashtruese dhe gënjeshtare, duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore, si respekti dhe vlerësimi për njëri-tjetrin.

SHËNIM I AUTORIT

Të nderuar lexues kudo që ndodheni, libri që po merrni në duar është një vazhdim i romanit “Meriyll”, botuar për herë të parë në vitin 2000. Që nga botimi i tij kanë qenë me qindra lexuesit që më kanë pyetur a do të kishte vazhdim romani “Meriyll”, madje shumë prej tyre më kanë kërkuar të shkruaja për jetën e ardhshme të Merit dhe Sidit. Duhet të kalonin shumë vite që unë të bindesha se një vazhdim i jetës së dy personazheve tepër të dashur për lexuesit duhej shkruar. Jam përpjekur të bëj më të mirën time me këtë libër. Ju uroj lexim të këndshëm dhe mbetem në pritje për ndonjë vërejtje apo këshillë letrare nga ana juaj!

Me shumë respekt.

Viktori

290 pages, Paperback

Published January 1, 2024

12 people are currently reading
73 people want to read

About the author

Viktor Canosinaj

54 books115 followers
Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte dhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.

Canosinaj is born in 1960 in Vlora city close to the Sazani island where his family lived at that time. His father was serving there from 1953 at a naval military base. In 1965 the author’s family moved to Durrës the main port of Albania and the second biggest city where the author spent his childhood and part of his adulthood. After universitary studies for Albanian language and literature in 1984 Viktor Canosinaj worked as a teacher in the grammar school of Shupenza, Dibra district until 1990 with a one year interruption period to follow post-university studies in literary critics. During 1990-2000 he worked as a journalist and news editor, most of the time at the Albanian News Service, a state-run agency. Currently he is working at the Albanian Parliament as editor.

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
10 (13%)
4 stars
14 (18%)
3 stars
25 (33%)
2 stars
19 (25%)
1 star
6 (8%)
Displaying 1 - 11 of 11 reviews
35 reviews1 follower
September 15, 2024
Një libër me potencial të madh, por me disa dobësi të theksuara që më kanë lënë shije të përzier.

Historinë e Meriyll e kam lexuar dhe rilexuar disa herë, dhe ndoshta nga nostalgjia, e kam shijuar gjithmonë. Më pëlqen rrjedha e historisë në këtë libër, temat dhe tabutë që autori përpiqet të thyejë. Është një libër i shkruar bukur, i thjeshtë për t’u lexuar.
Mendoj se dialogu ishte shumë "cringe", kryesisht dialogët e Meri-t dhe Sidi-t, me një mungesë natyraliteti, gjë që i bën të duken të detyruar dhe të sikletshëm.
Një nga aspektet më problematike për mua ishte zhvillimi i karakterit të Meri-t. Një personazh që nuk gabon kurrë mund të humbasë ndjeshmërinë dhe autenticitetin, duke u bërë më shumë një ideal i paarritshëm sesa një karakter i besueshëm. Ndërkohë, të gjithë personazhet e tjerë kanë ulje-ngritjet e veta në këtë libër.
Falja e tradhtisë dhe mbi të gjitha e mosrespektit që Sidi i shfaqi Meri-t në komunikim, edhe kur ai ishte në faj dhe ajo e lënduar, nuk më pëlqeu. Ndoshta sepse kjo falje ndodhi pasi Sidi u sigurua që Meri, ndryshe nga ai, nuk kishte dalë (date) me një djalë tjetër, ndërkohë që Sidi kishte kaluar çdo etapë tjetër me një femër tjetër. Kjo nuk më la një përshtypje të mirë as nga ana e historisë, por as nga pikëpamjet e autorit.
This entire review has been hidden because of spoilers.
Profile Image for Kristi.
39 reviews
September 15, 2024
Për të gjithë ne nostalgjikët e Meriyll,ky është vazhdimi.Në libër Sidi dhe Meri janë tashmë 2 student të dashuruar.Libri rrëfen jetën e dyshes tashmë larg njëri -tjetrit e me disa sprova të vetë moshës.A mundet distanca Itali-Shqipëri të vrasë një dashuri? Jeta Sidit si një student mjekësie jasht vendit ka jo pak vështirësi dhe përballje me gjetjen e vetvetes në një vend e mentalitet të huaj për të.Meri,nga ana tjetër,është tashmë një studente juridiku e një vullnetare e ndihmë e madhe në qëndrën e grave të dhunuara ku dhe përballet me pjesë të së kaluarës së saj të largët.Jeta ka ngjyrat e saj ,ulje ngritjet e saj por duart e tyre janë të bashkuara si dikur në bankat e shkollës ku Meri kish vec Sidin që e kuptonte në këtë botë.Një libër që e kam shijuar shumë dhe që të kredh në kujtimet e një kohe të largët.
Profile Image for Greta Sejdinaj.
23 reviews
September 14, 2024
Mendoj se nje pjese e mire e librit mund te ishte quajtur: 50 shades of nëno Meri! 🙄

Me vjen keq te tregohem e ashper me kete liber, mbi te gjitha pasi "Meriyll" ka qene nje nga librat me te dashur te femijerise, por pikerisht per kete, nuk prisja ngjarje, reagime dhe dialogje te lodhura, pa nje zhvillim te qarte dhe pa thellesi mendimi.

Personazhet duket sikur i perkasin nje kohe te larget, edhe pse behet fjale per pak vite me pare, te mbushur me ndjenja inferioriteti, kaotikë dhe me nje karakter jo te mirendertuar.
Ne kete liber te gjithe personazhet skuqen njesoj, ulin kokat njesoj, disa here brenda pak faqeve, sikur nuk kane forma te tjera reagimi. Mallengjehen me çdo gje, ferkojne duart nga kenaqesia njesoj, pavaresisht nese jane shqiptare, greke apo spanjolle.

Mbyllja ishte e lodhur, me nje fejese ku mungon burri dhe me dialogje, po ashtu, boshe.

Mund t'i kisha dhene 3 yje, vetem per shkak te ngjalljes se nostalgjise.
This entire review has been hidden because of spoilers.
Profile Image for nisazh.
49 reviews
September 5, 2024
Expected better.Meriyll is better than me a betrayal hard to forget but at least she got her happy ending.I am very disappointed at Sidrit character development even though is what the author showed us the sad reality that even the good ones sometimes make you sad .but
I still thank the writer for the masterpiece.I hope I am not to harsh with this review and I appreciate the writers effort to satisfy us readers with this very yarned experience of a book that we waited so long .Thank you so much again
This entire review has been hidden because of spoilers.
Profile Image for mei.
6 reviews
April 1, 2025
*sights*
Ok, e kuptova qe ishte kot edhe prap vazhdova ta lexoja. Me teper po e vazhdoja si liber per te vertetuar parashikimet e mia nese ishin te sakta (pjeserisht po).

Kuptohet qe Meriyll eshte liber shume i dashur per shume lexues shqiptare dhe te diaspores edhe synimi i autorit per te shkruar nje liber te dyte ka qene krejtesisht per te kenaqur audiencen (dhe ofc per te marre leke, si cdo autor ne kte shekull).
Ne kete liber dallohej fort qe autori ka shkruar dicka forced, sepse ngjarjet ishin kryesisht sa per ta tensionuar gjene ne teresi.

Qe nga momenti kur Meri dhe Sidi shkojne ne krevat, qe nga vajtja e Sidit ne Itali, qe nga jeta studentore, diferencat kulturore dhe marredheniet e reja (dhe te cuditshme??) e Sidit… e deri tek fejesa e Sidit e Merit…
Dallueshem mund te them se Pandashmerisht Meriyll ishte nje liber i panevojshem dhe ngjarjet thjesht mund te kishin perfunduar ne librin e pare 🦦

Dua te shtoj dhe nje koment ku mund te them qe autori dalluheshem qarte nuk e njeh mire brezin tone. Jo te gjithe e kemi mendjen te seksi, droga, bari e alkooli. Aktet e dashurive ishin shum cringe, dialogjet mes Merit dhe Sidit me jepnin second hand embarrassment dhe mendova per nje moment Sidi do tregohej kinky me fustanin e modes te viteve ‘30, por fatmiresisht nuk vajti larg.

Do e permbyll me faktin qe ky liber nuk ia vlen aq shum sa i pari, ky esht thjesht nje liber limonade nese ke deshire te lexosh smut cringe perzier me tema outdated shqiptare
This entire review has been hidden because of spoilers.
Profile Image for Ila.
66 reviews1 follower
September 28, 2024
Well September wasn't my book month.I have two opinions about this book.And they are the polar opposites of each-other.
-Meriyll is a child book and this book was everything expect a child book.It had talks about sex,cheating,abuse,rape,prostitution and many more.As a teenager under 18 that had read Meriyll I'm lowkey disappointed.
-But all the topics that were treated in this book are the ugly truth about the teenagers,not only in Albania but other countries too.It was realistic and I liked that.Also the fact that the author is an old man and the sex parts were written not to objectify women or in the "male gaze" made me comfortable reading it at the first place.Reading smut in your native language is not for the weak.
This entire review has been hidden because of spoilers.
Profile Image for Aleksios Kuçuli.
11 reviews24 followers
March 16, 2025
Nuk dua te zhvleresoj por as te flas me superlativa!
Nje liber i cili duhet vleresuar me se shumti per mundimin qe autori ka marre te riktheje ne vemendje per pas gati dy dekadash me qellimin per te percjelle mesazhe pozitive.
Mendoj se jane me fat dhe do ti shijoje me shume ata te cilet tashme jane ne moshe te pjekur dhe para pak kohesh kane lexuar meriyll 1 ne dallim nga une qe qe e kam lexuar 19 vite me pare.
Profile Image for Jola SHqepa.
3 reviews39 followers
August 12, 2025
3.5 yje per ngjallje te nostalgjise dhe sepse personazhet i kam teper perzemer.

Ne kete pjese te dyte te historise ka mungesa te theksuara dialogu mes Merit dhe Sidit dhe karakteret nuk kane zhvillim karakteri. Historia ngrihet mbi nje numer te tepruar skenash seksi. Mbyllja ishte e thate me nje fejese ne mungese te njerit nga personazhet kryesor.
This entire review has been hidden because of spoilers.
Profile Image for sarape505.
37 reviews
August 12, 2025
Kishte vend per me mire. Gjithsesi, ai fundi erdhi si pa kuptuar po qe MERI MYY SHAYLAAA. Nqfse eshte ajo e lumtur.. ;)
Profile Image for Marina Gjoka.
2 reviews1 follower
January 12, 2026
Si shume prej lexuesve tre yjet nga une jane me teper per nostalgjine sesa vete historine e librit. Pavaresisht se eshte nje liber qe rrjedh shpejt dialogjet dhe zhvillimi i karaktereve kryesore Meri dhe Sidi jane paksa te ceketa. Ka zgjatje te panevojshme te detajeve te jetes se Sidit ne Rome dhe shume me pak te Merit.
Fundi ishte i shpejtuar dhe i mungojne shume elemente dhe mungon personazhi kryesor. Ashtu edhe si vizita e Merit ne Itali e cila eshte e kaluar perciptazi. Gjithesesi ne fund mbetet nje liber i kendshem per mbremje ose fundjave si nje lexim "limonade".
This entire review has been hidden because of spoilers.
Profile Image for Desdemona Balliu.
65 reviews
August 21, 2025
I was so anxious to read the second part of Meriyll, this way I red once again the first book 😋.
Continuing the story was good, but I didn’t had the same affection with the first one.
Nevertheless, who reads the first definitely should read the second as well.
Displaying 1 - 11 of 11 reviews

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.