Jump to ratings and reviews
Rate this book

Fatet

Rate this book
“Fatet” është vëllimi i parë i serisë “Dritëhijet”.
Ngjarjet në këtë libër zhvillohen në mjedise herë të vërteta dhe herë imagjinare... Një natë dimri në Romë, Dioni vendos të ndjekë udhëzimet e një letre misterioze, që e çojnë drejt bibliotekës private të xhaxhait të tij. Po atë mbrëmje, në zemër të bibliotekës një duzinë punëtorësh filluan të shkarkonin kuti druri të mbyllura. Fati i Dionit ishte të duronte aty, i strukur në një qoshe, pa u diktuar, ndërsa lexonte ngjarje të pazakonta në librin që kishte përvjedhur nga kasaforta. Sa fate njerëzore dhe botë paralele mund të ruajë një libër i vetëm?!
FATET u shkrua si një prezantim i thukët mbi një botë si e jona, por jo e jona, me njerëz si ne, por të evoluuar për nga fuqia dhe intelekt; i prirë drejt një disutopizmi eksperimental mbi qeniet njerëzore dhe kursin e veprimeve të së gjallës.
Si shkrimtare, nevoja për të eksperimentuar përmes fiksionit më vjen tejet organike. Kështu u ngjiz dhe kjo botë e pazakontë.

358 pages, Paperback

Published January 1, 2022

Loading...
Loading...

About the author

Xhoana Jaku

2 books10 followers
Xhoana Jaku është diplomuar për Filozofi (2019) dhe për Punë Sociale (2021). Ka shkruar artikuj për gazeta të ndryshme dhe ka drejtuar klube leximi e veprimtari kulturore në Tiranë. Vitet e fundit ka punuar si Manaxhere e Rrjeteve Shoqërore.

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
20 (86%)
4 stars
3 (13%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 - 6 of 6 reviews
Profile Image for Moony.
3 reviews1 follower
November 30, 2024
Mendoj se duhet te jemi shume mirenjohes Xhoanes qe ka shkruar nje liber qe ne Shqiperi zere se nuk eshte fare i njohur per lexuesin nga nje autore shqiptar. Libri lexohet me nje fryme edhe lindin aq shume pyetje qe te bejn mezi presesh librin e dyte. Mezi pres ti takoj prap personazhet e ketij libri!!!
Profile Image for Dhimitra.
181 reviews
March 24, 2025
Fatet merr jetë nga një autore shqiptare, Xhoana Jaku, pjesë e serisë #Dritëhijet. Romani na prezanton Dionin, një djalosh të vetmuar, një ditë lexon papritur disa letra misterioze dhe në dukje pakuptim… Për të dija është themelore sa merr guximin hyn në biblotekën e shenjtë të xhaxhait të tij, ku pikas një libër, kështu nis rrugëtimin drejt së panjohurës, pa kthim pas. Teksa Dioni lexon, hyn në një botë fantastike, imagjinare, duke ndjerë rrezikun e të qenit në gabim mirëpo dëshira për zbuluar më shumë, ja vlen kundrejt çdogjëje.

Në biblotekën e ftohtë dhe madhështore ku Dioni është strukur fshehurazi, si e si të lexojë romanin pa fund, një komplot i çuditshëm dhe i mistershëm po ndodh, nuk arrijmë të kuptojmë asgjë, derisa në orët e para të mëngjesit zbardhet disi e vërteta. Ç’farë kanë gjithë ato kuti që po transportohen, përse shërben realisht kjo biblotekë? A është në rrezik jeta e Dionit nga këto veprime që ka bërë? Ka një lidhje mes vetë jetës së Dionit në Romë dhe personazheve të librit që ai lexon, në Londër? Do takohen fatet e tyre?

Imagjinarja na bashkon në Ludoria ku Mona, një vajzë e fortë, krijesë e magjishme, e mençur, vuan për mbijetesë. Në këtë “realitet” joreal ka vetëm dy ndarje; e mira dhe e keqja, pa asnjë nuancë gri në mes. Aty, Mona me miqtë e saj nuk janë të sigurtë, përsa kohë kanë rreth tyre të përndjekur që kërkojnë liri, shumica e shohin Monën si një kërcënim & Meksiusi që zbulon identitetin e saj, dhe kërkon me ngulm të eksperimentojë me të. A do arrijë ta përdorë Monën, kjo qenie jetëmarrëse? Apo do të notohet drejt ujërave të qeta dhe Mona do gjejë pak rehati, për t’u shëruar nga traumat fizike apo mendore që ndjen?

Jam realisht e mahnitur që është shkruar nga një autore shqiptare kjo histori. Të çon larg, të zgjon një mendësi dhe imagjinatë tjetër dhe thjesht ngelesh e befasuar nga ajo çka mund të ofrojë një roman i vetëm. Më kanë ngelur në mendje shumë pasazhe, që më tepër i kam ndjerë si mesazhe kundrejt realitetin tonë; se vërtet them që është kaq shumë i largët në mendësi, por Xhoana ia ka dalë të paralelizojë shumë mirë fatet tona me atë të personazheve të krijuar prej saj.
Profile Image for Kristiana Çelaj.
4 reviews1 follower
November 26, 2024
Jam 100 faqe larg mbylljes së librit. Jam shumë e suprizuar nga autorja.
Shumë e talentuar.
Historia të mban ngërthyer gjatë gjithë kohës, për të gjithë dashamirësit e librave si “Dune” ose serialet si “ The Sand Man”, “ Stanger Things” “ Divergent” etj
Ka shumë aspekte dhe gjëra për të thënë për librin. Kisha kohë pa lexuar romante të tilla dhe jam duke e shijuar pafundësisht.
P.s ky libër duhet të bëhet film 🫠
Mezi pres që ti lexoj libra të tjerë, dhe personalisht mendoj që Xhoana Jaku do jetë një shkrimtare me vlerë në Shqipëri e shpresoj dhe më gjërë☺️
Profile Image for Erja Li.
3 reviews5 followers
January 10, 2026
Fatet ishte fantastik, më pëlqeu shumë pena e Xhoit. E përgëzoj për fjalorin kaq të pasur të shqipes duke më kujtuar libra që kam lexuar nga përkthyes të mirëfilltë shqiptar.

“Mendja rrok dëshira të kthyera në fantazi. Këtë e bën për të braktisur fushëbetejën, ku vuajtja persekuton ndërgjegjen. Pra, shpëtimi i ngjet arratisjes në një nga variantet e shumta. “
Një personazh që e hasim shpesh në libër është Dion, duke e lexuar historinë njësoj si ne. Por çfarë roli luan ai dhe çfarë do të zbuloj?

Për ju që e keni lexuar më thoni a nuk i bëtë ship Monës dhe Kris që nga ritakimi i tyre i parë? Më pëlqeu shumë marrëdhënia e tyre edhe pse nisi si ato rastet love and hate.

Unë nuk kam shumë njohuri rreth çakrave vet dhe e kisha pak të vështirë të fiksoja emrat ama më pëlqeu shumë përfshirja e tyre, lidhja mes shpirtërores dhe imagjinares.

Dy shkencëtarët, Izi dhe Ozi, dy vëllezër që njëri zgjodhi rrugën e drejtë të shpëtimit e tjetri atë të shkatërrimit.

Nêse nuk e keni lexuar akoma, jua sugjeroj ta lexoni. Mezi pres të lexoj vëllimin e dytë.

Love you Xhoana Jaku❤️🥰
Profile Image for Kristiana Celaj.
1 review
February 6, 2025
Nje must have ne bibliotek 🥹 talenti i autores eshte jashte kesaj bote. Imagjinata, pershkrimi, fjalori I perdorur jane disa nga elementet qe me kane ngelur fort ne mendje. Bravo Xhoana dhe mezi pres per vazhdimin ✨
Profile Image for Klea Mara.
1 review9 followers
February 6, 2025
E kam lexuar librin e Xhoit me një frymë!🥹
Detajet e përshkrimit janë aq perfekte sa që çdo gjë ty të duket reale dhe thua “Pse nuk është e vërtetë kjo, si ka mundësi që është fantazi?”. Të mbërthen! Dmth përshkrimet janë aq të detajuara sa që nuk e di sa shumë kërkim i është dashur autores sepse janë të mirë shpjeguara! ❤️

Ka aventurë, fantazi, mister, dramë, çdo gjë që një lexues mund të dëshiroj në një libër të vetëm. Gjithashtu mënyra se si ndërthuren ngjarjet me njëra tjetrën është taktikë shumë interesante. Një ndër gjërat që më ka pëlqyer më shumë është fakti që ka ndërthuru spiritualen me filozofinë dhe fantazinë!! Kryevepër. Si një person që e adhuron fushën e trurit, psikologjisë dhe spiritualitetin, elementët që i përfaqësonin këto fusha në libër më dhanë ndjesi të mirë.

Është një libër shumë miqësor dhe për ata që nuk kanë lexuar fantazi më parë. Çdo gjë shtjellohet qartë dhe me detaje. Personazhet janë të larmishëm, me plot ngjyra, me histori të fshehta, misterioze (që mezi pres ti zbuloj më tepër në librin e dytë). (Kam crush Meksiusin!! 🥹❤️) Më pëlqen si ndërthuren personazhet me rrjedhën e historisë, si zhvillohet si ngjarje. Pra ti njeh çdo personazh dhe nuk i harron apo të konfuzohesh ti mbash mend. Janë të qartë (dhe pse jo të zbuluar plotësisht).

Fundi na ka lënë në ankth se çfarë do të ndodhi por një fund goxha interesant!! Dhe unë prap mendoj që pse nuk është realitet ky libër? 😂

Did I mention që do ishte superrrrr serial??!!
Ja kalon Divergent dhe Stranger Things, for sure!! ✨



Displaying 1 - 6 of 6 reviews