Jump to ratings and reviews
Rate this book

I rënë nga qielli

Rate this book
Shqipëri, 1997. Një dërgatë e çuditshme dhe misterioze amerikanësh mbërrin në një Shqipëri në zgrip. Kaosi, frika, krismat, rrëmbimet, do të jenë sfondi dhe përditshmëria që do t’i shoqërojë gjatë zgjidhjes së një enigme tronditëse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një avion amerikan rrëzohet në një zonë të humbur të Shqipërisë së Jugut dhe gjithë ekuipazhi zhduket pa lënë gjurmë.

Pesëdhjetë vjet më vonë, një grup amerikanësh me një shqiptar në krye, enden mes marrisë së vitit 1997, në kërkim të fantazmave të së shkuarës. “I rënë nga qielli” merr shkas nga një ngjarje e vërtetë, e cila shkrihet me fantazinë e autorit për të treguar besnikërisht Shqipërinë e buzëhumnerës. Romani përshkruan në mënyrë të pamëshirshme një periudhë të rëndë në historinë e Shqipërisë përmes një galerie personazhesh, që nga banditët e rrugëve e deri te diplomatët e huaj. Në këtë libër përzihen bashkë partizanët, nacionalistët, aleatët, pushtuesit, Sigurimi i Shtetit, bandat e ’97-ës. Shqipëria është në luftë, më pas paqen e kalon si në luftë dhe në fund hyn sërish në luftë. “I rënë nga qielli” na e kthen më në fund Tom Kukën në ditët e sotme, megjithëse vetë shkrimtari e ka për zemër të bredhë në të fshehtat e kohërave të vjetra, të flasë me të vdekurit dhe të përhumbet në legjenda.

222 pages, Paperback

Published January 1, 2024

2 people are currently reading
10 people want to read

About the author

Tom Kuka

8 books8 followers

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
7 (46%)
4 stars
7 (46%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
1 (6%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 - 3 of 3 reviews
Profile Image for Desdemona Balliu.
64 reviews
August 21, 2025
I love all the books from Tom Kuka, specially his writing style.
Pure Albanian language, placed with interesting story, great book!
Profile Image for Kristi.
38 reviews
December 24, 2024
"Në hyrje të qytetit, e ndalën sërish. Në fakt, ishin fëmijë që kishin armë në duar. Për herë të parë, Zeka pati drojë. Një fëmijë më armë në dorë është më keq se një granatë pa siguresë.”

Në vitin 1997, një mision ushtarak amerikan vjen në gjurmët e një kohe të largët. Rrëzimi i një avioni ushtarak në fund të Luftës së Dytë Botërore sjell në tokën shqiptare këta njerëz që për gjysmë shekulli nuk rreshtën së menduari për të dashurit e tyre, që treteshin pa u qarë mbi një gur varri, të harruar në dhé të huaj. Ata që erdhën për të kërkuar vëllezër e shokë, gjetën një vend ku vëllavrasja ishte ulur këmbëkryq. Disa erdhën për të gjetur dhe nderuar të vdekurit, e disa të tjerë vrisnin dhe çnderonin çdo gjë që merrte frymë mes asaj zallamahie. Libri ka ironi të thellë dhe personazhe komik në injorancën e tyre tragjike. Një vend ku plumbat kërcisnin si saze dasme dhe nuse kishin mortin. Disa kishin frikë nga të vdekurit dhe ruanin sekrete në gji, disa "çkodonin" mesazhe dhe bënin kërrdi. Disa bindeshin të tromaksur në fatin e zi, e disa ishin sadist der në çmenduri. Ky libër rrëfen dhunën, injorancën, dhe dhimbjen e një kohe që disa duan ta harrojnë, dhe shumë të tjerë e dinë që nuk do të mund ta harrojnë kurrë. Kush nuk e njeh këtë kohë, e sheh si një gojëdhënë tragjike dhe gjakatare, por ata që e hoqën mbi shpinë e dinë se nuk është gjë tjetër veçse realiteti,plagët e të cilit kullojnë akoma. Nëse doni të lexoni një libër që do të qëndrojë gjatë me ju, dhe pasi ta mbaroni, mos e humbisni.
1 review
November 20, 2025
Nuk e di nëse pritshmëritë e mia ishin gabim, apo romani thjesht nuk ishte për mua. Zakonisht e çoj çdo libër deri në fund, qoftë edhe me hate reading, por këtë nuk pata forcë ta mbyllja. Po, autori ka një gjuhë të pasur, madje mahnitëse… por a ia vlente që ajo bukuri të ndërpritej kaq shpesh nga gjuha vulgare? E kuptoj situatën, e kuptoj realitetin e hidhur të viteve ’97, por pse duhej të përmbytej kaq fort narracioni me të? Kaloi kufinjtë e empatizimit dhe m’u duk sikur tepria ia uli shumë klasën një romani që supozohet të jetë fitues çmimi.
Displaying 1 - 3 of 3 reviews

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.