Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte dhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.
Canosinaj is born in 1960 in Vlora city close to the Sazani island where his family lived at that time. His father was serving there from 1953 at a naval military base. In 1965 the author’s family moved to Durrës the main port of Albania and the second biggest city where the author spent his childhood and part of his adulthood. After universitary studies for Albanian language and literature in 1984 Viktor Canosinaj worked as a teacher in the grammar school of Shupenza, Dibra district until 1990 with a one year interruption period to follow post-university studies in literary critics. During 1990-2000 he worked as a journalist and news editor, most of the time at the Albanian News Service, a state-run agency. Currently he is working at the Albanian Parliament as editor.
Ky eshte nje nga librat e mi te preferuar nga Viktor Canosinaj, eshte nje histori e kohes ku jetojme dhe percjell nje mesazh shume te rendesishem per te gjithe te rinjte, tregon se si mund te gjesh dashuri dhe mbeshtetje ne nje bote ku ndihesh vetem dhe e perhumbur, si personazhi ne fjale, e cila perjetoi shume gjera te pakendeshme por i sherbyen si mesim. Viktor Canosinaj
Ky liber me ka pelqyer, sepse tema qe trajtonte ka te bej, me probleme qe adoleshentet e sotem kane. Me kete histori prekese dhe interesante une u bera pjese e ndodhive dhe ngjarjeve qe i ndodhnin personazheve. Ne kete liber personazhet e mia kryesore ishin Erdi dhe Ola sepse Erdi ishte nje djale fisnik dhe i drejte, ndersa Ola tregoi qe ishte nje vajze qe kishte vullnet sepse ajo u mundua te ecte perpara edhe aty kur cdokush do te mund binte. ky liber me terhoqi edhe me pershkrim e ber nga autori V. Canosinaj, nje pershkrim i detajuar dhe tejet interesnat! 5/5
E vetmja gje pozitive qe mund te them per kete liber eshte se batutat ndonjehere godisnin. Tani me negativet. Pikesepari personazhet ishin tejet njedimensionale. Dhe Dela qe presupozohet te ishte ndonje gjeni nuk ka asnjë ambicie me teper sesa te lidhet me Erdin. Ky po qe eshte nje liber qe s'e kalon testin Bekdel. Per sa i perket historise se Oles jam e skandalizuar nga trajtimi perdhunimit si ndeshim per sjelljen e saj te keqe, apo si dicka qe ja solli vetes duke qenë teper 'amerikane'. Ne cdo rast perdhunimi eshte faji perdhunuesit dhe kaq. Nga fundi libri merr kthese totalisht te papritur me hyrjen e nje personazhi plak funksionin e te cilit ende nuk e kuptoj. Te mos flas dhe per faktin qe gjithe trekendshi dashuror mes Erdit Deles dhe Oles ishte si manifestim i komplekseve freudiane (madonna-whore complex per ata qe jane kurioze). Me ka pelqyer pafund ne femijeri Meriylli, por per kete liber po mbaja frymen deri sa te mbaronte.
Në librin më të fundit të Canosinajt që kam lexuar (dhe njëkohësisht të dytin pas "Zemra në pëllëmbë të dorës") duhet ta pranoj se jam zhgënjyer nga ajo që pritja në momentin kur bleva këtë libër. Natyrisht, ky është problemi im dhe jo i librit që ndoshta e kam lexuar në një moshë të papërshtatshme. Të them të drejtën 300 faqet e para filloja ta urreja për shkak të rrugës që romani po merrte, por më pas gjërat filluan të merrnin një kthesë të ëmbël dhe fillova ta pëlqeja më shumë. Ndodh që ndonjëherë jeta të godas të rinjtë më shumë se c'godet të rriturit dhe sidomos kur mbërrijnë moshën e adoleshencës. Ky fat i ndjek protagonistët kryesorë të ngjarjes: Daniolën, Erdin dhe Delfinën. Në njërën anë kemi një adoleshent që thumbohet nga hormonet e tij të zhvilluara, kurse në anën tjetër kemi dy vajza të reja, njëra që për hakmarrje ndaj prindërve merr rrugët e gabuara të jetës, kurse tjetra që dashuron në mënyrë të pastër por e pakuptuar nga prindërit. Edhe pse pritja të ishte një nga ato vepra që qëllimisht thumbojnë degjenerimin e të rinjve, përfundimisht na del një vepër mjaft edukative dhe që në mënyrë jodirekte shpreh këshilla si për moshat e adoleshencës që po kalojnë kohë të vështira gjatë pjekurisë, njëjtë edhe për prindërit, këndvështrimi i të cilëve në shumicën e rasteve nuk përkon me atë të fëmijve...
Une nuk para lexoj libra nga autore shqiptare pasi lene shume per te deshiruar por Viktori perben nje perjashtim, librat e tij kane nje vend te vecante ne zemren time. Kam lexuar shume prej tyre, duke perfshire "Te gjithe tulipanet e botes" i cili eshte edhe i preferuari im nder ta. Historia qe trajton eshte nje problematike qe hasim ne perditshmerine tone dhe me duhet ta pranoj se si gjithmone Viktori ka qelluar ne shenje me kete. Fatkeqsisht s'mund te them te njejten gje per "dashurine" midis Erdit dhe Deles. Dela ishte shume 'shushke' per shijet e mia kurse Erdi jashte mase egoist dhe per me teper nuk e donte Delen por si e pa qe Ola nuk ia vari mendoi qe "kur s'kam pulen, do ha sorren". Pavaresisht kesaj, libri eshte mjaft terheqes dhe nuk duhet lene pa lexuar.
Ky libri ka qene dhurate nga shoqet e ngushta kur mbusha 13 vjec. Mendoj se ishte pak heret per moshen ta lexoja ne ate kohe por mbaj mene qe ka qene nice dhe me mesazhe. :)