Годината е 1913-а. Седемдесет и двама отбрани мъже, албанци мюсюлмани от спорната и до днес област Чамерия, са примамени в Парамития от гръцкия митрополит с маслинова клонка, ала биват избити до крак и душите им, понесени от мътните води на реката на смъртта и ненамерили покой, години наред населяват сънищата и виденията на живите. Сред тях е Авдул, принадлежащ към многолюдна албанска общност от живеещи в сговор поклонници на кръста и полумесеца.
Със сочен език и съпричастност, но и с лек хумор Том Кука разгръща епична сага с разнолики човешки съдби на хора простодушни със старинен бит, на корави мъже и силни жени, на момци и девойки с гореща кръв. „Камъни на самотата“ е историко-битов роман за родова памет, за корени и традиции, за принудително изгнание от родни земи, за първична любов, изпъстрен с поверия, поличби и легенди, пронизан от спомена за миналото и от вездесъщото присъствие на Онази с косата. За да не замлъква, по думите на Том Кука, тревожният глас на Балканите и да не се повтаря случилото се през кървавия XX век.
Përveç ndikimit nostalgjik, që më dha, si çame që jam dhe vetë; si dhe shumë detajeve të këndshme, gazmore apo të hidhura, të dhimbshme e disa të kobshme, të tmerrshme, shumë prej të cilave jam rritur duke i dëgjuar nga prindërit e prindërve e pleq të tjerë të fisit e më pas, studiuar dhe vetë; ky libër, kishte një mungesë të rrjedhshmërisë së ngjarjes. Shkrimtari nuk duhet ta kishte anashkaluar faktin se ka shumë njerëz, që nuk dinë asgjë për Çamërinë dhe duhet të kishte ardhur më i qartë tek lexuesi. Enkeli është autor i ri dhe besoj se çdo libër pasardhës do të jetë çdo herë e më i përsosur.
P.s. Mendoj se për çdo term dialektor, duhej vendosur një shënim shpjegues në fund të faqes, për pjesën tjetër të shqiptarëve. Do shërbente shumë edhe për të rindërtuar e mirëmbajtur fjalorin e pasur e të bukur çam.
Nje tragjedi njerzore e sjell bute per brezin e ri. Fjalori dhe traditat Çame jane lezeti i librit. Me pelqeu menyra se si tregon traditat e vjetra qe shpesh here te duken mjaft te gjalla.
"Gurët e vetmisë" është një rrëfim i thellë dhe emocional që ndërthur historinë, mitin dhe realitetin në një tregim interesant, një përrallë realiste dhe njëkohësisht një autobiografi popullore. Ngjarjet e romanit janë të vendosura në një fshat çam, ku komuniteti përpiqet të ndërtojë jetën dhe të ardhmen e tyre në një vend të ndarë mes kufijsh, nën hijen e së shkuarës dhe të tashmes dhe kërcënimeve të jashtme.
Romani është i ndërtuar si një mozaik rrëfimesh, që zënë fill në masakrën e Paramithisë (shkurt 1913), një ngjarje historike ku 72 burra çamë u thirrën nga mitropoliti grek, në dukje me qëllimin për të falur gjakrat mes dyreve të mëdha të fshatit, por u prenë në besë dhe u vranë në përroin e Selanit. Këtu mbaron realiteti historik dhe fillon trilli i imagjinatës, nëse do e quajmë të tillë: Shpirtrat e këtyre, vikitimave të një genocidi etnik, të ngecur mes dy botësh, nuk gjejnë paqe dhe përsillen mbi një barkë në lumë pa mundur të gjejnë prehjen e amëshuar të vdekjes. Avduli, një nga viktimat, shfaqet si fantazmë i shoqëruar gjithmonë nga Orëprera, ndërkohë që përpiqet të paralajmërojë të birin dhe komunitetin për rrezikun që po afrohet, që është në historinë e kombit tonë një kob tjetër: një masakër e popullit civil çam, po në Paramithi. Një masakër një-ditore brenda së cilës u masakruan 701 burra e djem dhe 212 gra dhe fëmijë. Një spastrim etnik ekzemplar, përsëri realitet historik i hidhur.
Romani është i pasur me elemente mitike dhe simbolikë të thellë: • Vetë gurët, që përfaqësojnë peshën e kujtesës dhe fajit deri te vetmia, ndjenja ekzistenciale që lidh të gjithë personazhet. • Shpirtrat që nuk gjejnë paqe dhe lundrojnë në lumë të sjellin ndër mend mitin e Karontit që shoqëron të vdekurit në Had. • Orëprera me flokët e gjatë të errët që i mbulojnë fytyrën, që simbolizon mitin e lashtë shqiptar të vdekjes. • Figura e rrapit dhe elemente të tjera natyrore shërbejnë si metafora për kujtesën kolektive dhe lidhjen me tokën.
"Gurët e vetmisë" është një roman që jo vetëm rrëfen një ngjarje historike të rëndësishme, por edhe eksploron temat universale të dashurisë, humbjes, kujtesës dhe identitetit. Përmes një stili të pasur letrar dhe një rrëfimi të ndjerë, Tom Kuka sjell një vepër që rezonon me lexuesin dhe e fton atë të reflektojë mbi të kaluarën dhe ndikimin e saj në të tashmen. Duket sikur autori e ka zgjedhur të shkruarin si një mjet për të thyer heshtjen e harresës, për të kujtuar, për të shëruar plagët e së shkuarës, si një mjet për të parandaluar përsëritjen e historisë. Me këtë narrativë komplekse dhe jo pak grafike autori, duket sikur të fton të reflektosh mbi atë që ne e trashëgojmë pa zgjedhur, dhe mbi heshtjet që ndonjëherë flasin më fort se fjalët.
Nuk është një lexim i lehtë për shumë arsye: për zhvendosjet në kohë të ndryshme, në ngjarje e në personazhe që në dukje nuk kanë lidhje me nj-tj, për dialektin çam të përdorur rëndom, për mungesën e qartësisë gjeografike dhe kohore, apo për mangësinë e një parahyrjeje shpjeguese që do ta bënte më të qartë për lexuesin, kontekstin historik të ngjarjeve.
Por pavarësisht kësaj, edhe me këtë libër Tom Kuka nuk zhgënjen.