Jump to ratings and reviews
Rate this book

Ditar intim

Rate this book
...

132 pages, Paperback

Published January 1, 2003

Loading...
Loading...

About the author

Bedi Pipa

1 book

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
4 (80%)
4 stars
1 (20%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 - 2 of 2 reviews
Profile Image for Livia.
49 reviews2 followers
March 14, 2026
Ajo nuk donte që t’ia lexonte ndokush ditarin e saj, vallë çfarë do ndiente ajo po ta merrte vesh?
Një vajzë e re, me një kureshtje të madhe për botën, jetën e më së shumti për brendinë e saj, për qenien.

Ajo ishte e lexuar, e kulturuar, kishte dëshirë për dije e arsimim, fatkeqësisht nuk mundi me vazhdu shkollën e lartë për shkak të trazirave të kohës. Reflektimet e saj, më lanë pa fjalë; sa shumë e ndieva unë Bedin në ato çfarë kishte shkruar, ndonjëherë më dukej sikur po lexoja mendimet e mia.

Atë e mundonte gjendja e saj që ajo i kish vënë emrin “ sëmundje sentimentale “… i shijova ato pak faqe, i përpiva më saktë, më ndalën dhe mua kohën, ama brenda meje zgjohej një dëshirë për të lexuar akoma dhe më tepër. Ndonjëherë më ngjante në mendime e kritika për veten si Kafka, ama ajo ishte Bedi, dhe eksperimentet që kryente mbi veten për të parë forcën e vullnetit, më lanë pa mend për herë të dytë.

Realisht e shijova, e imagjinova ndër faqe Bedin si shkrimtare të njohur, me novela të shumta dhe më erdhi keq që la pas aq pak.




Profile Image for Alba.
20 reviews4 followers
November 24, 2025
Tue marrë parasysh që ky ditar asht shkrue në gegnisht, edhe tue ditë historinë që ka mbi kurriz mbiemni Pipa sa i përket dialektit të veriut, s’kam si me e nderu ndryshe veçse tue e shkrue edhe une kët recension në gegnishten teme. Asht mënyra ma e drejtë me i ba nder fjalës saj.

Nuk jam prej atyne që marr shpesh ditarë me lexu, por prej disa copa fjalish e do pasazhesh që pashë m’ngjitën menjëherë pas këtij libri. E lexova kadale, tue shiju secilën fjali që ajo ka lanë mbrapa.

Vajza që ka mbajtë këtë ditar asht rritë në një kohë të trazume, por ka dashtë me mendu, me ndje e me pyet në mënyrën e vet. Ka momente kur lexon e ditari asht aq i bukur, aq i menduem hollë, sa harron që kjo vajzë ka ekzistu përtime. Që ka pasë një mendje kaq të mprehtë e një ndjeshmëri kaq të thellë.

E veçanta asht se ky ditar s’mbaron te marrëdhaniet, te presioni i botës a te dhimbja fizike e shpirtërore. Ajo shkon ma thellë. Shkruen për dhimbjen sentimentale, për dhimbjen tragjike, për mënyrën si e sheh veten, si e sheh njerin në përgjithësi.

Ka një sinqeritet të rrallë në mënyrën si e analizon unin, trupin, ndjenjat, gabimet, dëshirat. E megjithatë, ka momente kur zemra m’ther. Kur lexoj rreshta ku ajo thot se s’don me ia lexu kush ditarin, se s’ka dëshirë me u botu, më kap ni ndjesi faji, sikur po preki diçka që s’asht mendu me u prekë prej tjerëve. Ky ditar asht pasqyra e shpirtit të saj, e na po e shohim ma lakuriq se ç’mund të ketë dashtë vetë.

Krejt bashkë krijojnë një portret që t’mbetet gjatë në mendje: i thellë, i brisht, i mençun e kryengritës në heshtje. Ditar intim asht si me lexu një shpirt që s’ka pranu me u zhdukë, një kujtesë se sa e fuqishme bahet fjala kur gruaja e shkruen pa frikë.
Displaying 1 - 2 of 2 reviews