Një natë shkurti të ftohtë të vitit 1981, në një nga dhomat e spitalit onkologjik të Tiranës, ndodhte një skenë dhimbjeje, tepër e njohur në këto mjedise: përbri shtratit të një vajze të re njëzetetre vjeçare, që ishte në grahmat e fundit të jetës, nëna e saj, e kërrusur nga brenga, bënte të vetmen gjë që shumica e të afërmëve bëjnë në kësi rastesh, i lagte buzët. Skena ishte diçka e përsëritur qindra herë në këtë ndërtesë të trishtë. E veçanta ishte se te dera e dhomës së vajzës që po jepte shpirt, nënën e mjeruar e prisnin në këmbë dy njerëz të policisë së fshehtë shqiptare. Ata nuk e fshihnin padurimin, madje njëri prej tyre i tha gruas të shpejtonte. Edhe kjo nuk ishte e rrallë në Shqipërinë komuniste. Shpesh herë, ata që vinin për të parë të afërmit që jepnin shpirt në spitalet, ishin të internuar. Kështu që vinin të shoqëruar me roje dhe kohën e kishin tepër të kufizuar, madje duhej të falenderonin shtetin për zemërgjerësinë e treguar për dhënien e lejes. Shumë të tjerë, as që arrinin ta merrnin dot lejen, ose e merrnin tepër vonë, kur i sëmuri ndodhej ndërkaq nën dhe. Gruaja kërkoi të rrinte edhe pak, por shoqëruesit, fare shpërfillës, e urdhëruan haptas të ngrihej. Te dera ajo bëri përpjekjen e fundit: "Unë njoh Nexhmije Hoxhën. Më lejoni t'i telefonoj. Ajo është nënë dhe do të më kuptojë". Rojet qeshën me zë të lartë: "Si shumë lart e vritke. Dashke të shqetësosh edhe shoqen Nexhmije. Nuk thua faleminderit që të lamë edhe kaq". Gruaja uli kryet dhe doli. II. Vajza që jepte shpirt në spitalin Onkologjik ishte Drita Çomo, një nga letraret më interesante të brezit të vet, por në atë kohë e panjohur krejtësisht, për arsyen e thjeshtë se të atin e kishte në burg dhe nënën në internim. Për ata që e shihnin, ishte thjesht një vajzë tepër e bukur, pakëz e trishtuar. Në udhën e jetës së saj i kishin dalë herët, tepër herët, dy nga përbindëshat më të zez të kohës: diktarura dhe kanceri. Nëna, e cila nuk arriti dot t'i bindte rojet per ta lënë edhe pakëz më shumë te kryet e vajzës, kishte qene vite me radhë një nga gratë më të njohura e të fuqishme të vendit, anëtare e Byrosë Politike, portretin e së cilës, e mbanin njerëzit në duar, në festat e paradat e Një Majit. Njëzetë vitet e internimit duhet t'i kishin mësuar shumë gjëra gruas, që kishte qenë dikur pranë majës së piramidës së pushtetit. Megjithatë, ajo natë shkurti, kur gazi i Degës së Brendshme e çonte nëpër rrugët e errëta të Shqipërisë, drejt vendit të internimit, duhet t'ia ketë dhënë një zbulim të fundit për natyrën e shtetit e të regjimit, në mekanizmin e të cilit kishte bërë pjesë. Mijëra e mijëra familje të shqyera kështu për shkak të luftës së klasave. Fate të përmbysur, njerëz të ndarë përjetë për së gjalli, egërsi e skajshme, mungesë mëshire, çnjerëzi e ngritur në doktrinë. Goditja e fatit, ajo që komunistët kishin gjithmonë dëshirë ta imitonin, kishte qenë mizore për gruan. Do të mjaftonte shumë më pak për t'i kujtuar gjithkujt se ka një kërcënim qiellor, që qëndron mbi dokrrat politike të çdo ngjyre, mbi pushtetin, paradat, byrotë politike dhe, natyrisht, mbi luftën e klasave.Do të mjaftonte leximi i shkrimeve të vajzës, që nëna i mbante në çantën e saj, për të kuptuar se sa larg ishte bota komuniste nga bota e njeriut. Ndonëse të cunguara nga ankthi i kontrollit, ato shkrime jepnin fare qartë një tjetër botë. Mirëpo fati nuk ishte mjaftuar me gjymtimin e prozës dhe vjershave të vajzës. Ai kishte kërkuar më shumë: vetë krijuesen e tyre. III. Drita Çomo vdiq dy ditë më pas nga vizita e nënës, në moshën 23- vjeçare, krejt e vetmuar, në një shtrat të spitalit Onkologjik. Qysh foshnjë kishte qenë në internim. Në moshën 18- vjeçare ishte prekur nga sëmundja e pashërueshme. Nga vjershat dhe ditaret e saj del fare e qartë se e ka ditur gjithmonë se do të vdiste shpejt. Gjithë rinia e saj kishte kaluar nën kërcënimin e vdekjes. Duke e patur këtë minierë të zezë, këtë antithesar mizor, ajo në vjershat e saj as e shpërfill sipas recetave rozë "të ngadhnjimit shpirtëror mbi vdekjen" etj.etj., e as e kthen në vello, në dantellë të errët të recetave të kundërta: "Vdekje, jam jotja" etj.etj. Natyrshëm shkruan se dëshiron shumë të jetojë, e po aq natyrshëm shkruan se e di që ditët i ka të numëruara. Jeta e saj e shkurtër zhvillohet në një hapësirë të ngushtë: Cërrik, Elbasan, Tiranë, hekurudha që përshkon këtë zonë, stacionet e mërzitshme të Rrogozhinës e të Durrësit, ardhja në Tiranë për analiza ose shtrim në spital, kthimi prapë, ardhja përsëri. Në trenat e mjerueshëm shqiptarë, në të ftohtën e dimrit ose zhegun e verës, zhvillohet pjesa me interesante e jetës së saj të dukshme. Është tepër e bukur dhe përherë tërheq vëmendjen e djemve. Ndaj në çdo udhëtim ka përherë nga një histori të vogël. Një histori që s'ka kurrë vazhdim. E ndërprerë, jo më prej fatalitetit të vdekjes, por prej një force po aq të errët: shtetit komunist. Ose më mirë, prej asaj vetë, që ka rënë robinë e këtij shteti. Nj...
Drita Çomo lindi në Tiranë, më 1958. Në nëntor të vitit 1960, në moshën dy-vjeçare, internohet për shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri Belishovës. Babai i saj, Maqo Çomo, u dënua dhe ridënua nga regjimi komunist. Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës Drita e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës, më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi e internojnë në Cërrik, ku edhe mbaroi shkollën e mesme, por për arsye të sëmundjes së pashërueshme si dhe të një keqdashjeje politike, u pengua në mbrojtjen e maturës. Sëmundja avancoi dhe, më 19.02.1981, në moshë fare të re, vdes në spitalin onkologjik të Tiranës. Në momentet tragjike të ditëve të fundit të jetës nuk iu lejua të kishte pranë as nënën, dhe deri në grahmat e vdekjes ajo mbeti e vetme.
Me vjen mire qe'' review'' e pare ne Goodreads po e bej une per kete liber i organizuar ne ditar dhe poezi.Jam e mendimit qe duhet ribotuar(e gjeta ne rruge ku shiten libra te perdorur) per vete mesazhin universal qe mbart dhe dramen e madhe qe perjeton nje vajze ne moshen me te bukur dhe energjike:perballjen me diktaturen dhe semundjen.Ne pjeset e ditarit lexova nje dashuri te jashtezakonshme te saj per jeten,dijen,librin te bukuren,muziken,por dhe dashuri per njeriun. Drita ishte nje vajze me kulture letrare te arrire,lexon poezine ruse,adhuron tragjedine greke,e etur per romane,novela,madje krijon dhe poezi shume te bukura per jeten,dashurine,trishtimin,melankoline dhe ''per ata qe do te vijne''. Deshira e saj me e madhe ishte te perfundonte studimet,por mbeti e parealizuar.Ne momente apatie ajo shtron pyetje ekzistenciale se perse jeton njeriu,a ia vlen nje jete e jetuar ne menyre monotone,a ka kuptimi jeta pa liri? Ne momente te tjera,qe jane te shumta,ajo ka nje force karakteriale te jashtezakonshme,e mberthen jeten fort dhe mundohet te mos leje asnje moment te cuar dem. E megjithate rutina e saj eshte e thjeshte:shtepi-lexim-pune-mesim i gjuhes angleze autodidakt-spital..''Sikur ka dicka te bukur ne kete jete te varfer e te thjeshte''-thote ajo.Sipas saj dhe te kursyerit,jeta me kufizime ka te mire venien ne prove te durimit dhe vullnetit. Ne cdo copez ditari ajo ve ne pah amulline e jetes se saj te perditshme,ka shenime te dhenave te semundjes,qe e konsideron si pjese te saj dhe jo nje gjendje te kobshme.Nuk eshte aspak qarramane,madje u rri shume prane te semureve te tjere.Dallon tek ajo nje dashuri e paster per njeriun,i respekton te afermit,i do njerezit e gjakut te saj,i do shoqet,u shkruan poezi,i do njerezit e semure me te cilet shoqerohet ne spital.Tregohet e kujdesshme per te mos permendur detaje ne lidhje me diktaturen edhe pse ka pjese ne poezi ku ajo shprehet hapur. Udhetimet qe ben qofte per hir te semundjes,qofte per te takuar te afermit e burgosur i japin nje lloj lirie. Megjithate,ajo qe nuk arriti dot diktatura te munde, eshte intelekti dhe formimi i pavdire i individeve qe mundohej t'i internonte,t'i ulte,t'i njolloste deri ne dehumanizim.D
Ky lexim me zhyti ne mendime dhe kuptova sesa kot na shkojne ditet ndonjehere,te zhytur ne pertaci pa deshire per te qene vetaktuale ne kete bote.Sot kemi mundesine te lexojme cfare duam,te shkollohemi ku duam,te udhetojme,te flasim,te vishemi,te mbajme qendrimet tona pa u diktuar nga askush.Nje vajze e re edhe pse e di se fundi eshte afer,jeton pa u ankuar,lexon meson,degjon muzike,perpiqet te shfrytezoje ne maksimum ato pak momente qe japin njefare sensacioni. Pjese nga poezi... Fjale te bukura...Sa hipokrite Njerezit dhe vetes i flasin bukur Njesoj si ne dashuri ,ne politike Te gjitha i mbeshtjellin me lluster
Dhe te mos u besojne kaq shume perendive. Qe ata te dine se cdo te thote dhembje Cdo te thote te njohesh friken dhe lotet Dhe ta kuptojne se...Partia dhe revolucioni Nuk mjaftojne per ta bere me te mire boten.
Dritë që vjen nga humnera është nga ato libra që bëhen shumë më të dhimbshëm kur kujton se nuk po lexon një personazh, por mendimet reale të një vajze që e di se jeta po i ikën.
Drita Çomo shkruan për vetminë, dashurinë, librat, muzikën, njerëzit që e rrethojnë dhe dëshirën për të jetuar, ndërkohë që mbi të rëndojnë dy gjëra që nuk mund t’i kontrollojë: diktatura dhe sëmundja. Vajza e Liri Belishovës dhe Maqo Çomos, ajo paguan për “fajet” politike të prindërve, duke jetuar e internuar dhe e kufizuar në pothuajse çdo mundësi që duhet të kishte një vajzë e moshës së saj.
Por pjesa më e rëndë është fundi. Kanceri përparon dhe Drita vdes në vitin 1981, vetëm 23 vjeçe. Edhe në ditët e fundit regjimi nuk e lë të lirë: nëna e saj, gjithashtu e internuar, lejohet ta vizitojë vetëm nën mbikëqyrje dhe detyrohet të largohet ndërsa e bija është duke vdekur. Drita përfundimisht vdes pa të pranë.
Ajo që më mbeti nga libri nuk ishte vetëm mizoria e komunizmit apo tragjedia e sëmundjes, por fakti që Drita nuk reduktohet kurrë në viktimë. Në faqet e saj ajo është inteligjente, kurioze, ndonjëherë e zemëruar, ndonjëherë e dashuruar me jetën dhe jashtëzakonisht e vetëdijshme për botën përreth saj.
Titulli më duket perfekt: “humnera” është jeta që iu imponua, ndërsa “drita” është vetë ajo që mbeti pas. Një jetë tmerrësisht e shkurtër, por një zë që regjimi nuk arriti ta zhdukte.
This entire review has been hidden because of spoilers.