Ky libër është një tregim rrëqethës që trajton situatën e zymtë sociale dhe politike në Kosovë nga këndvështrimi i vetë autorit, bën të ditur kultplus.
Në një video promovuese të këtij romani thuhet se libri bën fjalë për aktualitetin, historinë dhe religjionin ashtu sikurse edhe jetën politike, urbane dhe akademike. Ai është një rrëfim për jetën dhe vdekjen, për familjen e shoqërinë për dhimbjen dhe dashurinë si dhe për dëshpërimin e tërbimin. Një thirrje për katarzë të shpirtit tonë.
“Ulurima e ujkut” është roman për ujkun kundër qenve dhe një revoltë ndaj situatës në të cilën jetojmë e cila më së mirë përshkruhet përmes metaforës së përdorur nga autori si në vijim.
“Ky është vend për qen. Këtu jetojmë si qen, lëpihemi si qen, kafshojmë si qen, e bëjmë qençe dhe, krejt në fund, ngordhim si qen. Por, derisa më pengon era e mutit që më rrethon, e ndjej që nuk jam nga kjo racë. Do të isha rehat sikur të isha qen, por jam ujk, prandaj po ulurij kundër qenve. Ti, para se të shkosh, kuptoje që kjo ulërimë është britmë dhe vajtim! Asnjë zë tjetër mbi dhé nuk është kështu kërcënues dhe vajtues. Kërcënues, sepse vuaj. Vajtues, sepse më dhemb. Po, jam i zhgënjyer prej shoqërisë dhe i ndërkryer ndaj saj. Prandaj, më mirë të vdes si ujk sesa të jetoj si qen. Dhe dije se as vdekja nuk më bashkon me ta, sepse nuk mund të thuash njësoj “vdiq si qen” dhe “vdiq si ujk”.
Tani, e dashur, e kuptove ç’është ujku? Po, ujku është një i dëshpëruar që dëgjon muzikë bluz, thuhet mes terash në këtë libër i cili vjen si një histori dashurie mes autorit dhe lexueses.
Ag Apolloni është shkrimtar ,studiues dhe profesor në Univeristetin e Prishtinës . Romani “ Ulurima e Ujkut” është libri i pestë i shkrimtarit 31 vjeçar. Deri më tash ai ka botuar librat: “Zomb”, “Drama”, “Parabola postmoderne” dhe “Paradigma”.
Kosovskej Slávek Bourá cituje holkám HIM, Erose Ramazzotiho, Robbieho Vylijemse a Red Hoty a myslí si o sobě, že ho holky vidí jako Promethea. Kriste! Tohle bylo slušný utrpení teda. “Rebelský anděl kosovské literatury” jak se píše na přebalu. To mne Pestrá řada zase převezla!
“Ach kdyby svět nebyl ve tvaru hrušky, ale ve tvaru ženy! Já bych jí to tak rád udělal doggystyle!” - tohle a podobné filozofické balvany před sebou valí tenhle šílenec a jediný co bylo zajímavý, bylo to, o čem nechtěl psát. Někde v pozadí těchdle hoven sem tam vykouk Balkán a situace Kosovské společnosti. Bohužel ale jen velmi ojediněle a proto jen 2/10. Pestré to bylo velmi. Kuře s jahodama a rejží je ostatně taky pestré.