"Vorbulla" rrëfen historinë e një mantenute (sugar baby) që befas humbet gjithçka dhe bie në marrëzi. Një roman i zhanrit horror, ku ndërthuren motive të njohura të jetës shoqërore tiranase, duke qenë në thelb një rrëfim për miqësinë dhe përballjen e ashpër me vetveten.
Genta Hodo is a renowned journalist, with an extensive experience in local and international media. Her literary debut, the poetry collection "A little time for poetry", was listed among the best publications of the genre by Albanian largest literary e-commerce, "Bukinist". Genta has said she is writing a horror novel, to be published in 2025.
E lexova këtë libër pasi kisha rreth 10 vjet që nuk lexoja më libra në shqip dhe e bëra vetëm sepse dëgjova që po reklamohej si një libër i zhanrit horror. Që të kuptohemi, libri i fundit horror në shqip që kam lexuar ka qenë Fantazma dhe plani 3+4. Fatkeqësisht, për zhanret e mia të preferuara horror dhe fantashkencë, nuk ka shumë përfaqësime të denja nga autorë shqiptarë. Ose, të paktën, nuk i njoh unë nga padituria time. Fatkeqësisht, për mua, as ky libër nuk e plotësoi tërësisht këtë mungesë. Mendoj se ishte shumë i përmbajtur. Mund të kishte shkuar pak më tej. Të kishte rrezikuar pak më shumë. Të kishte sjellë diçka të re. Historitë me fantazmat përtej pasqyrës (të vërteta apo metaforike) i kemi dëgjuar (dhe lexuar) shpesh.
Gjithashtu, nga fundi m'u duk sikur i futi të pestin, sepse ngjarjet rrodhën aq shpejt sa nuk e patën fare impaktin që, me siguri, autorja synonte të përcillte. Në fakt, ngjante shumë sikur po lexoje skenarin e një filmi horror. Më kujtoi shumë filmin It Follows, sidomos nga fundi, me idenë e një sëmundjeje të shpirtit që transmetohet nga personi në person. Gjithsesi, mendoj se ishte argëtues.
Një detaj i vogël, por simbolik, që vlerësoj është përpjekja për të redaktuar sa më shumë gjuhën e përdorur, në mënyrë që të arrihej në një shqipe sa më të pastër, të panjollosur nga ndikimi i anglishtes. Por kjo ishte një thikë me dy presa, sepse më krijoi ndjesinë sikur fjalët nuk tingëllonin natyrshëm në kontekstin e personazhit nga këndvështrimi i së cilës ne përjetojmë ngjarjet. Kjo sikur më nxirrte nga ritmi i leximit dhe më bënte të mendoja për zgjedhjet stilistike të autores.
Disa momente që më bënë të qesh pak, ishin ca shkëputje të paqëllimta në vazhdimësinë logjike të disa ngjarjeve. P.sh., në një paragraf Fiona porosit një tost për të ngrënë dhe më pas “ndjehet në faj se u largua nga lokali pa porositur”. Tosti i Schrödingerit. Po prisja gjithë kohës të kishte një plot twist për këtë tostin, por nuk ndodhi kurrë…
This entire review has been hidden because of spoilers.
Horror domethenes me pikelza komedie te zeze ku shoqeron nje personazh te vetesyrgjynosur pothuajse-sozi e muzikantes fiktive Sara Lena (çdo ngjashmeri me Elvana Gjaten 😘 eshte pasterisht perputhje e rastesishme) ne nje Shqiperi kontemporane te viteve 2020 ku shqiptaret nuk jane me mbrapa me kohet, madje, me ne fund—me shume-shuuume pritje—subjekt i kercenimeve nga nje force e pashpjegueshme i cili/e cila eshte i/e huaj por ndihet plotesisht sikur te ishte ne shtepi.
Nje liber shume i bukur SHQIP. Libri te ngjallte kureshtje dhe disi frike. Te nxiste imagjinaten dhe e mbarova per dy dite. E rekomandoj si liber, pasi eshte teper teper realist per jeten koherente ne Tirane. Ps;*Pyetje per autoren- Fiona e kishte ditelindjen ne Nentor por sa nentor??? Çfare shenje horoskopi i bie te jete? I refuse to think that she is a Scorpio…
This entire review has been hidden because of spoilers.
Libri më i mirë që mund të merrni. Personalisht kisha kohë pa lexuar libra në tërësi dhe më la të mahnitur se si mund të ekzistojë një libër kaq plot me jetë , sigurisht ky libër nuk është vetëm për ata që nuk kanë lexuar për një kohë të caktuar por dhe për ata që lexojnë në të përditshmen. Jam e sigurt që do e rilexoj sërish.