Mira shkruan per nje pervoje sa personale, si semundja e kancerit; aq edhe kolektive, sisistemi shendetesor ne Shqiperi. Te pakten keshtu e lexoj une kete te fundit. Rrefimi eshte i ndjere, te hap zemren dhe mendjen, per t’i hyre tjetrit (shkrimtares) ne lekure, e per t’ia njohur dhimbjen dhe forcen per te jetuar nje jete me dinjitet, e sipas kushteve te saj.
Librin e Mira Kazhanit "Një ditë tjetër..." e mora ditën e vetme që shkova në Tiranë gjate qendrimit tim nje-javor ne Shqiperi. E dija që doja të shkoja te libraria Babel, se që kur është ndërtuar nuk e kisha parë. Kishte qëlluar që dhe Mira kishte qenë disa ditë më parë aty e kishte nënshkruar librat. Nuk mund t'a humbisja rastin për ta marre librin me autografin e saj. Mirën e vleresoj si një ndër gazetaret e pakta të vendit që bëjnë një punë realisht të mirë, dhe jam kaq e lumtur që podcasti i saj është bërë i njohur. Edhe pse ka raste që nuk ndaj të njëjtat mendime me të (çka do i detajoj dhe me tutje në kritikën e mirëfilltë të ketij libri), kam kënaqësi të veçantë kur mbështes një punë të mirë, qoftë kjo në botën intelektuale apo të artit. Ne libër nderthuren ngjarjet me reflektimet vetjake. Këto reflektime, Mira i rrëfen me një lloj sinqeriteti çarmatosës (përshkrimi, për shembull, i masektomise dhe analizave mjekësore që janë dhe edukative, pervecse të sinqerta) dhe humori shpotitës ( kur flet mbi fatin e thotë që i ka rënë një "engell flegmatik në krahë" apo kur e quan "Brad" ilaçin që do merrte ) që të shtyjnë të angazhohesh me librin. Të duket më tepër sikur po bisedon me një shoqe filozofe sesa po lexon një libër, çka të shtyn të angazhohesh me temat e shumta që Mira prek dhe leximin të rrjedhë. Edhe pse libri përshkruan dimrin e saj më të vështirë, tema nuk është vetëm sëmundja apo përballimi saj, por dhe tema të tjera që do të doja në disa raste të ishte thelluar dhe me tepër, në vend të disa shkrimeve deri diku paksa përsëritëse. Për ta ilustruar verejtjen time: këto muaj e shtyjnë Mirën të përjetoje sistemin shëndetësor shqiptar në një tjetër dimension, të zhgënjehet nga vendi që e do kaq shumë (ketu do të doja shumë të kishte shtjelluar me tepër ndjesinë e patriotizmit që ajo ka dhe ndjen). Ajo shkruan mbi marrëdhënien për familjen, dhe sidomos për prindërit e saj, ndër të tjera dhe për vendimin e saj për t'ia mbajtur të fshehtë atyre (sa i drejtë apo jo është ky vendim, gjë që Mira fillon t'a ceke po nuk e shtjellon me tepër: psh.: mirë babit, po duke mos i'a treguar të ëmës, a nuk i merr dhe asaj mundësinë e të qëndruarit afër me Mirën në këto kohë? Po sikur larg qofte Mira të ishte përkeqësuar, a sdo ishte më keq për të ëmën e saj ta merrte vesh në ato momente sesa t'a merrte vesh në fillim?), lidhjet e saj romantike (këtu do me interesonte se si një grua e re moderne shqiptare e ka përballuar trysninë e shoqërisë për "të gjetur dikë"), bindjet e saj politike socialiste dhe karriera e saj si gazetare (do kisha dashur të lexoja shumë herë më shumë për sfidat që ajo ka përballuar si një grua profesioniste në Shqipëri, përtej rasteve që ajo shkarazi përmend), dëshirën e saj për t'u bërë nëne (paragrafe shumë të ndjera, ku pavarësisht se nuk bie dakord me Mirën mbi idenë që "është një instikt, me të cilin lindim ne vajzat", empatizohem me dhimbjen e saj për pamundësine që i është krijuar). Megjithatë dhe këtu me mungoi psh një diskutim mbi birësimin, ku jam e sigurt që Mira do t'a ketë çuar nëpermend edhe pse aty e anashkaloi si temë), midis besimit të saj në Zot dhe Fatit (si i dallon psh nga njëra-tjetra?). Nga ana tjetër, i shijova shumë persiatjet mbi padrejtësine e jetës, mbi frikën, mbi luhatjet e humorit, mbi kujdesin për njerëzit e afërt dhe sesi as për to nuk ka shumë mbështetje, mbi të qenurit grua dhe se si kanceri nuk godet vetëm trupin fizikisht por dhe psikologjisht ripercakton cdo të thote të qenurit grua, mbi faktin se si në Shqipëri janë mësuar me një ashpërsi të jetës, dhe sesi dinjiteti është kaq i rëndësishëm në luftimin e sëmundjes, e sesi ndodh ta duash dhe sëmundjen që ke etj. Shpeshhere përsiatjet e Mirës nuk kanë një linjë kohore (çka është e natyrshme sepse këto janë dhe faqe ku mendimet e saj thjesht vërshojnë), por ndonjëherë kjo e ben të vështirë librin për t'a ndjekur kronologjikisht (edhe pse autorja me mençuri ka vendosur shpeshherë emrat e kapitujve me emrat e ditëve). Si përfundim, mendoj që ky libër kishte potencialin të ishte shumë herë më i gjatë e i detajuar nga ç'është, dhe, edhe pse mendoj që qëllimi ishte heqja e tabuse mbi kancerin, ndërgjegjësimi mbi këtë teme dhe përpunimi i gjithë ngjarjeve të kësaj periudhë emocionalisht nga vetë autorja, nuk e shkund dot ndjesinë që është një rast i humbur për t'u thelluar dhe në tema të tjera që do ishin dhe po aq të rëndësishme tu jepej dritë në diskursin shqiptar. Megjithatë, jam e lumtur që ajo shkroi një libër të tillë, që dhe në këtë formë është i vyer jo vetëm për gratë shqiptare, por për të gjithë. I uroj Mirës veç shëndet dhe ditë sa më lumtura në të ardhmen duke shijuar suksesin e plotmerituar të podcastit dhe librit.
Ky do jete komenti im i pare reth nje libri qe kam lexuar. Nuk mbahem shume per komente edhe pse zhbiriloj me kujdes komentet e te tjeteve ne qofte se dua ti vihem e te lexoj nje liber te ri.
Eshte pak ironike te vleresoj me 5 yje nje liber qe flet per dhimbjen, dhe nuk dua te them qe me shijoi sepse askush sduhet te marre kenaqesi nga dhimbja e tjetrit, por tani qe e perfundova ndihem e prekur.
Mendoj qe nje liber i mire, duhet te pakten te te beje te reflektoje, dhe e gjeta veten ne fjalet e Mires ne sa e sa rreshta.
Nuk dua te them me erdhi keq sepse jam e gezuar dhe e di qe Mira e hodhi poshte semundjen, por ndihem e prekur per vuajtjen e saj, per peripecite dhe faktin qe e mbajti te fshehur kete sprove, ndoshta me te madhen e jetes se saj, fshehur nga prinderit.
Mendoj qe Mira ka nje aftesi te vecante per ti bere pyetjet shume bukur ne podcast ku cdo gje rrjedh natyrshem si nje bisede miqsh ne kafene, por menyra e thjesht si shkruan, humorini zi, dhe sinqeritei ne cdo rresht, e beri leximin shume te lehte dhe interesant.
Nuk besoj se Mira i lexon komentet, por gjithsesi: 1) Jam shume e lumtur qe permes njerezve qe njeh dhe fatit qe pate e identifikove kete semundje ne kohe dhe ia dole me sukses 2)Ky liber pervecese nje rrefim i veshtire dhe i sinqerte uroj te behet ure komunikimi per gjitha femrat shqipetare, qe injoranca na le pas dore dhe e lem cdo gje ne dore te fatit, por fatin e kemi vete ne dore.
Do doja ti thoja e shume gjera personale qe teksa i lexoja rresht pas rreshti gjeja veten dhe me beri te prekem e ti mbaj lotet ne gryke, kjo ndoshta per faktin se zgjodha kohen jo me te duhur per ta lexuar kete liber, disa dite para ciklit, te kuptoj Mira dhe e di sesa dilema ngelen ne jete plot me ?, po sikur...
Gjithsesi, rendesi mbi te githa ka shendeti, vetja eshte prioriteti mbi gjithcka, e nese duam e kujdesemi per veten, na duan me pas e te tjetet!
Ky libër është një rrëfim i ndjerë dhe i thellë që të tërheq që në faqet e para. Autorja arrin të ndërthurë me mjeshtëri emocionet, realitetin dhe reflektimet mbi jetën, duke krijuar një histori që të bën të mendosh gjatë edhe pasi e ke përfunduar. Eshte teper e veshtire te percjellesh pervoja personale ne fletet e nje libri, por teper e bukur kur njeh personazhin dhe aq me teper kur krahason me te vertet si eshte dukur Mira ne syte e tu ne podkastet e saj ne ate periudhe dhe si ka qene ne te vertet shpirti I saj ne lufte per jeten. Jam mahnitur nga ky liber per te vetmin fakt sa pak dime per njerezit ,sa shume fshihet brenda tyre. Gjuha është e thjeshtë, por shumë e bukur dhe plot ndjeshmëri, çka e bën leximin të rrjedhshëm dhe të këndshëm. Ajo që më pëlqeu më shumë është mesazhi që përcjell libri ,një thirrje për të reflektuar mbi jetën, marrëdhëniet dhe zgjedhjet tona. Është një libër që të prek emocionalisht dhe të lë me shumë mendime. E rekomandoj për këdo që kërkon një lexim të ndjerë dhe me kuptim.
Librin e Mires e prisja me padurim dhe e lexova me një frymë. Pena e saj të rrëmben lehtë në rrjedhën e tregimit, me fjalët e zgjedhura me kujdes që shpesh mbajnë një dozë nostalgjie—diçka që ndjen veçanërisht kur e lexon larg vendit tënd.
Megjithatë, u duk sikur perseri donte të ishte politikisht korrekt. Më mungoi një reflektim më i thellë kritik ndaj sistemit. Roli i saj në dukje i vogël, kishte një ndikim të madh në propagandën e sistemit "socialist". -Ajo pjesë të librit me erdhi si një justifikim sipërfaqësor i veprimtarisë së saj, pa reflektim më të thellë kritik.
Megjithatë, stili i saj dhe aftësia për të të bërë pjesë të rrjedhës së historisë e bëjnë librin një lexim të këndshëm dhe të prekshëm.
This book was unexpectedly soothing. Mira Kazhani’s real-life calm, warm voice echoed through the soft sentences. I felt the pain, the disbelief, the hope, the joy, and the charisma all at once. I laughed and I cried. I read it in a single breath, hoping not to reach the end. Just like the title “Another day”, I wanted yet another page. When it finished, I didn’t feel overwhelmed, I felt gently held.
Librin e Mirës kerkova të ma sillnin nga Shqipëria ne Uk pasi e dija që shkrimi i saj nuk do me zhgënjente. E ndjeva këtë libër si një thirrje për reflektim mbi jetën, dhimbjen, shpresën dhe forcën që secili prej nesh ka brenda. Një libër i ndjerë, mbresëlënës dhe frymëzues për këdo që kërkon forcë, shpresë dhe një kujtesë se jeta, ditë pas dite, është e çmuar.