Jump to ratings and reviews
Rate this book

Ikona e plagosur

Rate this book
Ikona bizantine e Donika Kastriotit ka pesë shekuj që mban në trupin e saj një të fshehtë shumë të rëndësishme për familjen Kastrioti, për vetë Arbërinë dhe historinë e saj.

Në vitin 1997, dy historianë medievistë shqiptarë ndërmarrin një ekspeditë të jashtëzakonshme në gjurmët e ikonës – në Napoli, në Valencia dhe në malin Athos. Aventura halucinante e shoqërojnë këtë ekspeditë, ashtu si edhe pengesa nga më të padëgjuarat.

Historia ndërthuret me mite, legjenda, dashuri qindravjeçare, dashuri të pamundura dhe të penguara. Historia kalon nëpër portat e hapësirës dhe kohës, përvidhet në Manastirin e Trinisë së Shenjtë të Valencias, në Manastirin e Hilandarit të Athosit dhe trupëzohet me një trill magjik romanor për të zhbiruar të gjitha fijet e misterit të Ikonës së Kastriotëve.

317 pages, Paperback

Published September 30, 2025

1 person is currently reading
2 people want to read

About the author

Mira Meksi

44 books4 followers

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
0 (0%)
4 stars
3 (42%)
3 stars
3 (42%)
2 stars
1 (14%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 of 1 review
Profile Image for Andrea.
94 reviews
November 26, 2025
Megjithëse romani më tërhoqi që në faqet e para, nuk mund të mos vëreja njëfarë ëmbëlsimi të tepruar në mënyrën se si Meksi i përshkruan personazhet dhe sidomos skenat erotike, të cilat herë pas here më dukeshin të idealizuara, gati të shkëputura nga natyraliteti i realitetit njerëzor. Por, nga ana tjetër, magjia e vërtetë e librit qëndron në gjuhën e saj të përzgjedhur me kujdes, në finesën e detajeve dhe në aftësinë për të ringjallur vende, kështjella, hotele historike dhe kafene me një gjallëri pothuaj kinematografike. Për një lexuese të apasionuar pas historisë si unë, këto momente ishin një shperblim i pastër: një udhëtim nëpër shtresat e kohës, ku çdo aromë, ngjyrë dhe fragment arkitekture rrëfente një histori më vete, duke e bërë leximin një përvojë të pasur e të paharrueshme.
Displaying 1 of 1 review