Jump to ratings and reviews
Rate this book

Imitimet

Rate this book
IMITIMET ështe vellimi i dytë i serisë Dritëhijet. Fatet njerëzore mbartin nië hije që udhëton anembanë botës, skutë me skutë, edhe në kthinat ku drita nuk ka mundur tä depërtojë, por gjthmonë tërhiqet dhe kthehet mbrapsht, tek i zoti me të cilin lindi dhe me të cilin do të shuhet një ditë. Legjendat dhe mitet thonë se njeriu lind dhe vdes me fatin e tij. Thonë se njeriu lufton më kot ta braktisë, ta shpetojë apo edhe ta ndryshojë të ashtuquajturin fat. Thuhet se të mallkuar janë ata që guxojnë ta vrasin fatin e tyre. Se bashkë me fatin shuhet dhe individi... Ky është vazhdimi i historisë së njerëzve dhe të zotave që ata krijuan, një spirale fatesh dhe imitimesh.

391 pages, Paperback

Published January 1, 2025

Loading...
Loading...

About the author

Xhoana Jaku

2 books10 followers
Xhoana Jaku është diplomuar për Filozofi (2019) dhe për Punë Sociale (2021). Ka shkruar artikuj për gazeta të ndryshme dhe ka drejtuar klube leximi e veprimtari kulturore në Tiranë. Vitet e fundit ka punuar si Manaxhere e Rrjeteve Shoqërore.

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
4 (100%)
4 stars
0 (0%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 - 3 of 3 reviews
Profile Image for Rexhina Merko.
12 reviews1 follower
November 28, 2025

🍁 E di që ju, lexues të mi, doni të dini më shumë për Kristin dhe Monën a e vazhduan vallë njohjen e tyre? A janë ende bashkë, apo rrugët e tyre u ndanë përgjithmonë?E kuptoj… sepse edhe unë e kam pyetur veten të njëjtën gjë.Dhe pastaj, ka edhe Maksusin. Po, po ai që më ka bërë të qaj më shumë se çdo personazh tjetër.Nuk dua t’ju zbuloj gjithçka… por po ju bëj një spoiler të vogël: do ta ndjeni dhimbjen e tij thellë, në çdo faqe.Por e dini çfarë? Unë them ta lexoni pa ngurrim.Ky libër nuk është thjesht një histori është një ndjenjë, një rrugëtim mes humbjeve, shpresës dhe fateve që ndërlidhen në mënyra që s’mund t’i parashikosh.
Dhe nëse edhe ju, si unë, keni mbetur me pyetje… atëherë lexojeni.
Sepse aty, përgjigjet nuk do të jenë më aq të thjeshta.
This entire review has been hidden because of spoilers.
Profile Image for Karola.
2 reviews
January 14, 2026
Xhooooo
E kam thënë dhe po e them sërisht je talent .
Mënyra sesi krijon një botë magjike e adhuroj .
Sesa e kujdesshme je me informacjonin që ti përpunon dhe si na fut dhe neve ne aventuren e personazheve te tu.
Jam shume me fat që jam nje nga personat që e kanë lexuar. Vazhdo te krijosh sa me shume aventura per Krisin,Monen, Bertin Dionin ,Amen etj per personazhet negativ nuk flas me mire .
Nje nga leximet 5/5 per kete fillim viti shpresoj qe te vazhdoj me kete nivel leximi 2026 ime .
✨️✨️✨️✨️✨️
Profile Image for readersloverland.
4 reviews4 followers
February 20, 2026
Imitimet eshte libri i dyte i serise "Dritehijet" e cila synon te na udheheqe ne nje lemsh fatesh njerezore.
Nga L2 transferohemi ne dimensionin e Einores, ku të vdekurit luftojne per liri.

Nga mbresat qe me la libri i pare, e dija qe nuk do zhgenjehesha e se me priste nje udhetim i mrekullueshem. Ashtu ndodhi. Personazhet më çuan ne rrugicat e Italise, me morën neper ballo e me ulën prane tyre ne tavolinen ku thureshin planet. Por perveçse me te bukurën e me te magjishmen, me perballen po ashtu edhe me te papriturat, me humbjen, me friken e me ankthin qe me jepte ideja e kthimit te faqes. Ç'me priste valle? Tensioni më mbante zgiuar dhe te gatshme per do gje, por gjithnje dilte dicka me e papritur qe vinte ne pikepyetje gjithçka te lexuar deri ne ate çast. Do doja shume te flisja per to e te zbrazja teorite e mia mbi librin e trete (te cilin mezi e pres), por dua qe edhe ju ashtu si une te mashtroheni si fillim nga maska para se ajo te filloje te bjere.

"Arti eshte imitim i realitetit tone", kjo eshte fjalia hyrëse me te cilen pajtohem shume. Edhe ky liber ndonese nje fantazi, eshte po realiteti yne: personazhet jane njerez plot ndjenja me frikerat dhe hijet e tyre. Kjo i bën ata te veçante dhe te vendos ty para nje pyetjeje: a jane ata njerëz te keginj prej mëkateve te tyre?
Me besoni që ne kete liber do dashuroni personazhet bashke me te metat e tyre sa sdo mund te urreni dot as antagonistet. Ndjesite qe secili prej tyre me la tek shfaqte nga pak botën e brendshme eshte ende e gialle tek une sepse ne mendimet e frikerat e tyre kam gietur shpesh edhe veten. Kohe pasi mbyllja librin e gieja veten me mendien aty duke analizuar veprimet e njerit apo tjetrit personazh. Pse i benin? Çfare nënkuptonin? Me falën aq shumë ndjesi sa e kisha te veshtire te shkepusja veten emocionalisht pas perfundimit të librit.

Nese i vendosim në paralel botën tone dhe ate te fantazuar ne kete liber kuptojme se ngjashmeria shte e madhe e ndoshta edhe eshte e njejta bote vetem me pak grimca te mbinatyrshmerise. Mendoj se ne njerezve na tremb te lexojme dicka qe flet dreitperdrejt
mbi te metat e njerezimit, ndaj nje fantazi e
tillë ndihmon te kuptojme se arti nuk shpik, por sjell realitetin tone me nje prekje me të pranueshme nga ne.

Edhe ne këte liber nuk dua te le pa prekur stilin e Xhoana Jakut. Mënyra se si shpaloset gjithka e sesi çdo kapitull mbart rendesi, e çdo fjali nuk eshte e vendosur aty pa u menduar eshte e mrekullueshme dhe e rralle.

Ky liber i dyte sjell pafund te papritura, dinamika te shtuara, personazhe te rinj që trazojne me shume historine, ka romance, tension, shume ndjenja, zbulime dhe nje fund që as e keni menduar. Me pak fjale ka gjithçka që e ben nje liber te duhet fort nga une!

Displaying 1 - 3 of 3 reviews