"Romani “Jam mysliman” i Ben Blushit është një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen midis fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne. Ngjarjet zhvillohen në Rrugën e Kavajës, ku një shkrimtar përballet me islamizimin e ngadaltë të shoqërisë dhe të jetës së tij private, përfshirë edhe gruan e tij të dytë, e cila shndërrohet në besimtare. Pas një udhëtimi në Mekë, i vetmuar dhe i kërcënuar nga islamikët, ai bëhet mysliman, duke e kthyer romanin në një metaforë për njeriun që kërkon shpëtim në fe pasi ka humbur besimin te shoqëria.
Ben Blushi is an Albanian politician,journalist and writer. He is an independet deputy . He worked as a journalist at "Koha Jonë" and Deutsche Welle Independent and "Fondacioni Soros"
Vepra e Benit zhytet thellë në imagjinatën dhe mendimet e tij ateiste, erotiko/dashurore, me një egoizëm të theksuar, i cili, pasi e ke lexuar me një frymë të vetme, përpiqet të mos lëndojë askënd.
Mezi e përfundova pas qindra periudhash të përtesës për të lexuar dhe pamundësisë së kohës! Herë m'u duk gjenial e herë i paditur, i palexuar sa duhet rreth fesë islame, Beni... gjithsesi ngelet libër që duhet lexuar patjetër.
E kam nisur leximin e librit me 0 paragjykim ndaj Benit apo temes, madje duke ndare pjeserisht te njejtin mendim me te rreth saj. Kjo per te thene qe e kam lexuar me mendje te hapur, me shume pritshmeri dhe jam treguar e duruar per te kuptuar autorin, ngjarjen, mesazhin, deri ne 80% te librit. 20% i fundit ishte kur hoqa dore dhe e kam lexuar vetem se nuk mund ta le nje liber pa mbaruar. Pas ketij preludi shume te gjate, dua te them qe libri ishte i merzitshem. Stili i tij i shkrimit me fjali sa nje paragraf dhe me 10 metafora brenda nje fjalie, me duket i lodhshem. Me shume se roman, me dukej sikur po lexoja nje ese. Ploti nuk ishte fare interesant. Urrejtja e autorit ndihej shume dhe te imponohej madje. Drejton narrativen ne cdo faqe dhe nuk te le mundesine te dalesh vete ne perfundim.
Didnt likeee it Beni boy. Thua qe je autori me i mire shqiptar sot per sot, but if that’d be true, it wouldn’t be such a good news for us.