''Mallkimi i faltareve te Ilirise'' nese do te perdorim termin shqip-shqip(faltare-priftereshe) eshte nje roman historik,qe mendoj se i mungonte letersise shqipe.Nje veper tejet serioze dhe e realizuar ne saj te nje pune kolosale me grumbullime e perzgjedhje informacioni nga historiane,etnografe e gjuhetare per te cilen autorja duhet pergezuar.Ka shume pak te dhena rreth figures se mbretereshes Teute,nuk ka asnje imazh te ruajtur te saj,e mbeshtjelle nga misteri i historise.Teuta vjen e perfytyruar si nje gjysmeperendi,e pershkruar me ane te teknikes ''nga jashte-brenda''.Eshte nje femer e bukur ne radhe te pare ku gershetohen shpirti i brishte femeror me luftetaren e ashper. Ajo ne syte e navarkut shihet si ''nje femer e bukur me sy te qelibarte,me ballin e larte,me nje dritesim te mistershem me aromen e pushtetshme qe clironte kurmi i saj.Apo si ''hyjnore e njerezore,e zjarrte dhe mendjeftohte,e pushtetshme dhe delikate,e bukur si hyjneshe.''Pershkrime te tilla ka gjate gjithe romant qe vijne me ane te fjalive te gjata te pasura me enumeracion,krahasime,epitete.Me ka bere pershtypje portretizimi i Teutes me syte e ilireve,me syte e gjarprit dhe me syte e dy meshkujve te dashururar pas saj Dhimiter Farosit dhe Skerdilajdit.Nje linje tjeter eshte lidhja e saj e ngushte me totemin gjarper ne nje marredhenie e fuqishme ku nderthuret jashtezakonisht bukur miti dhe e verteta.Te gjarpri i detit iliret shihnin lidhjen e mistershme e detit me token,urtesine e te pareve me prejardhje hyjnore dhe forcen e gjithesise.Romani permban dhe elemente te jetes se asaj periudhe,mjedisin e kohes,veprimtarite e perditshme qe vijne tejet reale dhe ne saj te perdorimit te termave te vjeter ilire,terma teknike apo neologjizmave te vete autores.Gjuha eshte e larmishme vecanerisht e pasur me kompozita qe me sillnin nder mend gjuhen e perdorur te ''Iliada''.Paralel ecin lufta dhe dashuria.Jemi ne periudhen e shpalljes mbretereshe te Teutes,marredheniet e acaruara me Romen deri te lufta e pare iliro-romake,qe vijne si elemente reale.Dashuria e saj me Dhimiter Farosin eshte plot pasion.''Shpirtin e kam per Ilirine,kurse zemren per dashurine'',-me kete fjali e vulos ajo drejtimin e qenies se saj.Ka shume e shume situata dhe elemente per t'u diskutuar ne roman.Arrita te sjell ato qe me mbeten me teper ne mendje.Fundi i romanit nese vjen si pasoje e tradhtise a keqkuptimit i takon cdo lexuesi ta gjykoje.