Jump to ratings and reviews
Rate this book

E fshehta e syve të tu

Rate this book
Çfarë fshihet pas një shikimi që të duket çuditërisht familjar?

Një takim në dukje i rastësishëm mes Elorës dhe Elionit nis me një kryqëzim shikimesh që lë pas një ndjesi të pazakontë. Mes tyre krijohet menjëherë një afërsi e çuditshme, një lehtësi e atillë në komunikim që ngjan sikur vjen nga një njohje e hershme, jo nga një takim i parë. E udhëhequr nga parandjenja të forta dhe nga një intuitë e mprehtë,

Elora nis të dyshojë se marrëdhënia që po lind nuk është e zakonshme. Elioni, përkundrazi, përpiqet t'i shpjegojë përkimet dhe sinkronizimet e njëpasnjëshme si rastësi, duke refuzuar të shohë diçka më të thellë pas tyre. Në përpjekjen për të kuptuar këtë lidhje të paqartë, një rol të rëndësishëm luan Sibeli, psikologia e përbashkët e çiftit. Paralelisht me këtë histori, zhvillohet edhe rrëfimi i Marie Vorpsit, një gruaje të lënduar nga një martesë e dhunshme dhe nga një realitet patriarkal që e ka shtypur për vite me radhë. Elora, me profesion avokate, merr përsipër çështjen e divorcit të saj dhe e shndërron atë në një sfidë personale, duke u përballur jo vetëm me ligjin, por edhe me padrejtësitë që fshihen pas tij. Ndërsa kërkon të vendosë drejtësi për Marie Vorpsin dhe për mikun e saj të ngushtë, Kasianin, Elora detyrohet të përballet me pyetje që prekin jetën e saj: çfarë fshihet pas shikimit të Elionit dhe pse kjo botë e panjohur i dukej çuditërisht familjare? A është e vërteta diçka që mund të pranohet pa pasoja?

E fshehta e syve të tu është një roman që ndërthur marrëdhëniet njerëzore, drejtësinë dhe kërkimin e së vërtetës, duke ndërtuar gradualisht një tension emocional që e shoqëron lexuesin deri në fund.

"Isha ndeshur me sy djajsh dhe engjëjsh. Sy të zbrazët që nuk rrëfenin asnjë histori, asnjë ndjesi a tipar të karakterit. Sytë e mashtruesve, të atyre që mbartnin helm në shpirt. Sy të çiltrish, sy drite edhe ato i kisha ndeshur. Më duhet të jem e sinqertë e të shtoj se këto të fundit i kam hasur më rrallë. Sy të tillë bëhen gjithnjë e më të rrallë...

Por kurrë nuk do ta harroj ditën kur nëpërmjet syve të dikujt tjetër, lexova esencën time, dhe, për çudi, nuk pata frikë. U mrekullova nga veçantia e atij takimi. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. S'isha ndeshur asnjëherë me një shikim si ai, që shigjetonte thellë në shpirt, me një ndjeshmëri të atyre përmasave për tjetrin, për të huajin. Edhe pse kjo ndodhi pikërisht sepse ai nuk ishte i huaj. Elioni isha unë.

216 pages, Paperback

Published January 24, 2026

Loading...
Loading...

About the author

Enxhi Nasufi

1 book1 follower

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
3 (42%)
4 stars
2 (28%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
1 (14%)
1 star
1 (14%)
Displaying 1 of 1 review
Profile Image for Reader Sara's Books.
13 reviews
February 24, 2026
Dy shpirtra te ndare si dy vale ne dy brigje,dallge te te njejtit det,shkendije e te njejtit zjarr,sy te te njejtes fytyre.
Elora dhe Elioni jane dy te tille. Lufta e tyre e brendeshme mes asaj qe ndiejne dhe asaj qe zgjedhin te tregojne. Ndryshimet e tyre nuk ndodhin menjehere,por gradualisht, mardhenia mes tyre eshte e nderlikuat,e mbushur me heshtje,shenja,ku njera ane keto shenja i quan rastesi, ndersa tjera vetem rastesi nuk beson se ato jane.
Romani ka nje gjuhr te thjeshte,ngjarje te perditshmerise, te cilat mund t'i ndodhin çdokujt prej nesh,vetem se Elora jeton nje realitet ndyshe nga ne,ajo njeh shenjat qe dita, momrnti i sjell shenja qe jo çdokush arrin ti njohe dhe t'i shohe.
Fenomen qe po ta pertasesh mund te te marrin per te "çmendur".
A mundet valle qe syte jane nje shenje?
A ndodh qe mes shume sysh me nje shikim te ndihesh se diku i ke pare,sy qe dhe te terheqin dhe te shtyjne?
Ndodh qe disa njerez na duken te afert qe ne takim te pare sikur kemi nje jete qe i njohim,por te ndodhe kho me nje shikim,kjo eshte e rralle,atyre qe e kane kete fat jane te bekuar. Ndonjehere keta "shpirtra binjak" nuk mund te perputhen,sepse njera pale nuk beson tek kjo, njeri eshte shpiet guximtar,guximtar,mirnjohes,dashuron me gjith shpirt, ndersa tjetri esht buracak,frikacak,fshihet madje dhe nga vetja e vet.
Ka zjarre qe shuhen, dhe dete qe kurre nuk bashkohen.
"Syte plot drite,trishtim,dyshim,dashuri,pergjigje,falje,frike,harmoni,dhembshuri,reflektim,guxim,gjalleri,hulumtim,fshehtesi, jane syre e nje njeriu qe jeton,qe jeten e sheh ne sy,ka marre nga ajo çdo denim e mesim,nje njeri qe jeton jeten me çdo esenc te saj e mire a e keqe qoft ajo. Natyracna jep dy sy dhe nje shpirt qe mes syve te shprhesh shpirtin"
Displaying 1 of 1 review