Jump to ratings and reviews
Rate this book

Gryka e kohës: nji histori mbulue me shall

Rate this book
Grahja e biçikletës Sofijen a thue se e transformojke, e çelke diqysh, e kendellke, e mbushke me jetë. Ulja në shalë, puhitja e flokëve, tallazitja e fustanit, ajri i ftoftë, që e ndien në gjoks, që e ndien mes kambëve të vala, e gëzojke, e mbushke me dofarë ndjesish turbulluese, me do drithma, u pushtojke me emocione blasfemike, eterike, kozmogonike sa dojke me dale prej fustani, prej likure, dojke me u shndërrue në nji vulvë të hapun e të vaktë të kthyeme p'ej kozmosi, për me e pritun farën e nji qytetnimi së ri, që henez ka me linde, farën e nji Zoti t'ri, që ka me i ba gjinden ma te lumtur, ma te dashtun, ma emotive, ku vajzat kanë me qenë të lira ne dashni, kanë me qenë të lira në martesë, dhe ku kanë me mujt me i grahe biçikletave tanë ditën, nis e sos.

197 pages, Paperback

Published January 1, 2022

About the author

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
0 (0%)
4 stars
0 (0%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
0 (0%)
1 star
0 (0%)
Displaying 1 of 1 review
Profile Image for Irini.
191 reviews12 followers
Read
March 30, 2026
Ajo i ftojke me qenë ma të çelun, ma të qeshun, ma të lirë, ma të dashtun me veten e me t'afërmit e tyne, sidomos me çikat. Apelojke mos me u ardhë turp nga emocionet, nga ledhatimet, nga të shprehunit e tyne. I ftojke me folë, me folë me vetveten, me t'afërmit e tyne, tue i sigurue se kanë me zbulue shumëçka të re ndër ata që kanë mendue se i kanë njoftë. I ftojke me shkrue, jau shpalojke si naj hartë të panjoftun utopinë e saj, në të cilën gjindja kanë me qenë të barabartë e të lire, ku çikat kanë me mujt me dashnue e me qenë të dashnueme lirshëm, ku çikat kanë me u martue nga dashnia me ata që kanë me i zgedhë vetë, ku ato kanë me mujt me i grah biçikletave pa fije ngurrimi.

Pyes veten çfarë lexova vallë, çfarë ishte thelbi i këtij romani, dhe mendoj se thelbi ishte thjesht rrugëtimi. Një prozë fiktive në gegërisht me përmbajtje historike të Pejës së vjetër, me pak realizëm magjik, me përsiatje, përshkrime peizazhesh etj etj. Aty nga fundi sikur s'munda më, por prapëseprapë e përfundova.
Displaying 1 of 1 review