Libri "Koncili II i Vatikanit dhe Shqiptarët" me autor Don Lush Gjergji, është një studim për Koncilin II të Vatikanit, i cili është ngjarja më e madhe e historisë së Kishës në shekullin XX, dhe konisderohet busulla bashkëkohore e jetës kishtare. Autori e komenton këtë ngjarje me një gjuhë të kuptueshme edhe për jo teologët, duke i shtuar edhe një analizë që ky ka pasur te ne shqiptarët.