Kandidati është botimi i fundit i shkrimtarit Ben Blushi. Ky roman, merr përsipër të tregojë, se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit, vdes papritur, pas fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton. Zgjedhjet në Basen marrin një kthesë të papritur për shkak të rihapjes së historisë së një kolaboracionisti të pushtetit gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila përdoret si justifikim për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në qytet. Njeriu që ndihmon kandidatin e vdekur të fitojë zgjedhjet, ka një lidhje të veçantë me qytetin e Basenit, për të cilën ai vetë nuk ishte në dijeni. Kandidati është një roman që kërkon të vizatojë me fantazi, me cinizëm dhe stil Shqipërinë politike dhe mediatike të ditëve tona, të cilën Ben Blushi e njeh shumë mirë.
Ben Blushi is an Albanian politician,journalist and writer. He is an independet deputy . He worked as a journalist at "Koha Jonë" and Deutsche Welle Independent and "Fondacioni Soros"
Libri eshte ne vazhden e disa romaneve te autorit ku ne menyre shume te vecante nderthuren ngjarje reale e historike me trillin. Ajo qe eshte e vecante ne kete roman ne lemin e vecantise se shkrimeve te tij, eshte fakti se ketu ngjarjet nderthuren jo me realitete historike por me realitetin qe po jetojme sot, tani, ose me mire te themi autori ka goditur vendin e duhur ne kohen e duhur pas zgjedhjeve lokale te qershorit. Libri eshte nga ato lexohen me nje fryme por kaperdihen me veshtiresi per ata qe e kuptojne.... Nje veper e shkelqyer.
Nje liber i shkruar mire, formal, pa shume emocione dhe drama por i shkruar me nje ironi te holle qe te mban te interesuar gjate gjithe leximit. I lehte per tu lexuar dhe i shkruar me nje gjuhe shqipe te paster.
I come from the Basen city the book is about. Sorry to not pay all the due compliments to the author, because the whole story is a faithful copy of the reality there. Kudos for pointing out all the shortcomings of the city. I read it with much pleasure, but I think it was mostly due to the desire to find out pieces of my birth town, the known but not pronounced facts and stories, the alleys full of season whispers and the fog of an unchanged reality which lurks in muddy waters.
Ben Blushi eshte pa diskutim autori me I mire I letersise moderne shqipe. Kjo duket tek vlerat letrare te romaneve te tij. Duke nisur qe nga vete fabulat qe zgjedh, te cilat jane nje sarkazem imagjinare e perzjere aq bukur me ngjarje dhe personazhe reale. Cdo fjali e ketij romani eshte nje figure letrare. Nje prej librave me te pasur me shprehi dhe vlera letrare. I mrekullueshem!