Xoxa was born in the town of Fier, Albania on April 15, 1923. Although at a relatively young age, like many other Albanian intellectuals he participated in the Anti-Fascist War. After the Liberation of the country he continued his studies in philology and began writing poetry and prose. In 1949 he published his first prose novel. Beginning in 1957 he worked as a professor in the Faculty of History and Philology at the University of Tirana, where for many years he lectured on literary theory. He died in 1979 in Budapest.
Roman shqiptar i realizmit socialist, historik, epik, satirik, filmi i kinostudios që nuk u xhirua kurrë, rrenë magjepsëse që zgjat pafund e nuk përfundon, ka luftë, ka dramë, ka vuajtje, ka grindje, sherre e shpoti, miqësi e romancë, ka tradita të lashta dhe zakone të mbrapshta, libër me komunista e fashista, me prift, dhespot e arhond, me punëtorë e peshkatarë, argatë e kaçakë kripe, me shqiptarë, grekë e italianë, ka një tram që e tërheq zvarrë një kalë gërdallë buzë piramidave borë të bardha e të shpie deri në katundin ku shtëpitë ngjeshen sup më sup si fortesë, aty në gjolin e cekët peshkatarët gjuajnë për ngjala e rrëfejnë përralla në piskun e vapës së gushtit a nën dritën e ftohtë të hënës së nëntorit, trimat zhyten në pusin e thellë në kërkim të thesareve të vashave me bucela mbi krye, të atyre shoqeve të zemrës që i shëtisin nëpër bulevardin e dashurisë, në bregun matanë ka një ishull me manastir, manastir me bodrume, bodrume me të krishterë të marrë që recitojnë kuranin, me ilegalë që shtypin trakte kundër kishës, e me revolucionarë që vjedhin kollumbat e kripës, këtu të gjallët i mbyllin në mauzole kurse nuset rrëmojnë varret për foshnja, shtrigat kur munxojnë kthejnë breshkat përmbys, vajzat janë si perri e gratë si yje, por burrat i kemi pak të çoroditur, bëj kujdes rrugës se mund të të shkelë ndonjë pijanik me kobure në brez që bredh kalldrëmeve me vozin ding me verë të kuqe të trashë si gjak lepuri, ka ujë shëllirë, stërkunguj të egër pjellorie e mullarë mallape që marrin flakë në tufan, ka lot dëshpërimi, vdekje, padrejtësi, biseda naive e personazhe bardhezi që të sikletosin, por ka edhe mirësi, gëzime, fjalë visare, urtësi shekullore trashëguar brez mbas brezi, ka kriptha e kripishtë, ka kripë e lule kripe..