It was a great book, but it took me a long way to finish.
I expected something stronger but it wasn't bad .I had a great time reading and I liked it :D. It expressed the albanian traditions quite well (even I have read a lot of books that talks about those traditions) .
Ishte roman shumë domethënës kuptimor dhe shpërfaqës i ideve kryesore për të cilat duhet të dijmë e dëgjojmë të gjithë. Tema këto gjithmonë në trajtën e një mendësie shumë më të prapambetur se sa kjo që kemi tash e që ka pasur një kohë populli ynë. Rrëfen për vështirësi familjare e martesore, përjetimet e vdekjes, mallit, marrjen dhe pajtimin e gjaqeve, zgjidhjes së problemeve atëbotë, mendësinë e përgjithshme shqiptare, e shumë tema tjera me rëndësi për tu trajtuar letrarisht. Mirëpo arsyeja pse ia dhash vetëm 3 yje, është mënyra e të shkruarit apo narracioni i autorit. Shpeshherë më është dukur jashtëzaknisht e zgjatur dhe monoton. Ky është mendimi im dhe mundet të jem me shumë gjasë gabim, por për mua doemos e cektësoi pak përvojën e të lexuarit këtë roman. Megjithatë, rëndësia e këtij romani nuk zbehet në asnjë mënyrë. Edhe pse nuk e vlerësoj me superlative, sigurisht se e sugjeroj!