In depth analysis of the Cham Albanian issue of Greece. Bilingual Edition in English and Albanian. “Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur çështjen çame. Kjo çështje, natyrisht, që nuk mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë, Greqisë dhe organizatave që përfaqësojnë popullsinë çame. Një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin ndërkombëtar, me mbështetje nga institucionet e BE-së dhe me udhëheqje të qartë nga Shtetet e Bashkuara”. Në këtë konkluzion kanë arritur me ekspertizën e tyre studiuesit Miranda Vickers dhe James Pettifer, të njohur vitet e fundit për disa botime interesante për Ballkanin dhe veçmas për shqiptarët. Libri më i i ri i tyre “Çështja ç etapa e re”, publikuar përmes një botimi dygjuhësh (anglisht dhe shqip me përkthim të Xhevdet Shehut) nga shtëpia botuese “Naimi”, siç duket dhe nga titulli, merr në analizë zhvillimet e fundit të çështjes çame, ende e pazgjidhur nga diplomacia dhe politika. Autorët, me një gjuhë tepër lakonike, merren me zbardhjen e të ashtuquajturit “Traktat të miqësisë” mes Shqipërisë e Greqisë dhe ndikimit të tij për çështjen çame, faktorët dhe nismat e reja politike në dhjetë vjetshin e fundit në të dy vendet përkatëse dhe rezonancën e tyre në politikën ndërkombëtare. Përveç aspektit politik, autorët e librit “Çështja ç etapa e re” kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet në terren, duke konstatuar që emigrantët shqiptarë po popullojnë tokat çame në Greqi.