Jump to ratings and reviews
Rate this book

Kthimi

Rate this book
Kthimi është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. Kthimi dhe Outboxi i ndjenjave të mia formësojnë librin që sot keni në duar. Ndërkohë që te Kthimi autori ndërton fabulën përmes së cilës flet drejtpërdrejt me lexuesin, trajton temat thelbësore për të, kridhet në meditime rreth temave univerzale njerëzore; që sakaq çdo brez i sheh dhe reagon ndryshe ndaj tyre, te Outboxi i ndjenjave të mia autori shpërfaq ndjenjat më intime përmes grimcave poetike.

Albatros Rexhaj është shkrimtar modern, që me sukses të theksuar ka gjetur rrugën drejt ëndjes së lexuesve të tij të panumërt. Sinqeriteti dhe rrjedhshmëria e tij krijuese, trajtimi pa ekuivok apo komplekse i temave të nxehta, krijueshmëria burimore, e kanë bërë emrin e tij të pazëvendësueshëm në letërsinë shqipe. Mos ngurroni ta lexoni: Do të hasni një shkrimtar krejt atipik.

161 pages, Paperback

First published January 1, 2018

11 people are currently reading
195 people want to read

About the author

Albatros Rexhaj

8 books156 followers
Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Jeton në Prishtinë dhe aktualisht është shkrimtar pranë shtëpisë botuese DUDAJ në Tiranë.

Është autor i disa dramave teatrore, librave të botuar, tekste këngësh të mrekullueshme, si dhe publikimeve elektronike. Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon në relacionin Tiranë Prishtinë. Gjithnjë me synimin që të jetë përherë afër lexuesve të tij, kudo që ata të ndodhen. Albatrosi është përzgjedhur si mashkulli i muajit në numrin e fundvitit 2012 të revistës prestigjioze ANABEL në Tiranë. Së fundmi është nderuar si "Autori i vitit 2013" nga panairi jubilar i librit në Prishtinë.

Ai është një shkrimtar i dashurisë dhe jetës. Autor i vetëm i Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj), një prej faqeve më të dashura të publikut mbarëshqiptar ku publikohen mendime, vargje poetike, prozë poetike, prozë të shkurtër dhe krijime të tjera. Një shkrimtar, dramaturg, i cili ashtu si filozofët e antikitetit që u përpoqën ta sjellin filozofinë në rrugë, përpiqet ta sjellë filozofinë në rrjet. Rrjetet sociale janë shndërruar në rrugët e lashtësisë, në sheshet ku filozofët shpalosnin idetë e tyrë për debat dhe njohje masive. Filozofia e Albatrosit është një filozofi e dashurisë për njeriun, për të rigjetur forcën dhe energjitë pozitive tek secili, për të anashkaluar urrejtjen dhe frikën nga ekzistenca. Albatrosi ka hartuar këtë projekt urban, të cilin e sheh tek realizohet çdo ditë në faqen e tij, në kontaktin real me lexuesit të cilët për hir të së vërtetës shpesh pëlqejnë shkrime të shkurtra e konçize, të cilat pasqyrojnë shqetësimet dhe problemet e përditshme, të punës, marrëdhënieve familjare e shoqërore, të ndjenjave njerëzore si një pjesë e rëndësishme e jetës. Në këtë blog, çdo mbrëmje në ora 20:00, Albatrosi publikon mendime, vargje poetike, prozë poetike, prozë të shkurtër dhe krijime të tjera. Albatrosi ka arritur të bëjë atë që vështirë të realizohej më parë, të bashkojë lexuesit shqiptarë në një faqe, në një filozofi të përbashkët, ata ndërveprojnë me mendimet e tyre, komentet, idetë, bisedat e shumta që zhvillohen mbi temat e panumërta që serviren çdo mbrëmje në Filozofinë Urbane.

Dy prej dramave të Albatrosit, �Në kërkim të daljes� dhe �Engjëlli i vdekjes�, janë vënë në skenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

"Ditar dashurie i një shkrimtari" botuar nga BOTIMET DUDAJ (nëntor 2012), në zhanrin e prozës artistike, është libri më i shitur në Panairin e Librit TIRANA 2012.

Romani �Bombë në Beograd� botuar nga BOTIMET DUDAJ (Qershor 2012), për tre muaj radhazi qëndroi në pesë librat më të kërkuar në Kosovë.
Libri �Lettera a un amico italiano dal Kosovo� është botuar nga Rizzoli (Corriere dela Sera) në vitin 1999. Sipas statistikave zyrtare ky libër është botuar dhe ribotuar nga 15000 kopje. Duhet cekur se Rizzoli RCS është botuesi më i madh në Itali dhe një nga dhjetë botuesit më të mëdhenj në botë.

Para luftës në periudhën 1996-1999, shkruante rregullisht te "Gazetë Shqiptare", për mafian shqiptare në Perëndim.

Ai mban titullin Master i Dramaturgjisë (Fakulteti i Arteve � UP). Aktualisht është duke mbrojtur temën e Masterit të dytë në Diplomaci � Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe është kandidat për Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve të Paqes në Qendrën për Zhvillim dhe Studime të Paqes (ECPD) të themeluar nga Universiteti i Paqes i Kombeve të Bashkuara (UPEACE).

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
33 (51%)
4 stars
14 (21%)
3 stars
11 (17%)
2 stars
4 (6%)
1 star
2 (3%)
Displaying 1 of 1 review
Displaying 1 of 1 review

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.