Kryevepër përsa i takon studimit të historisë së krishtërimit katolik ndër shqiptar që nga gjeneza antike deri në periudhën e vonshme moderne. Libër që do duhej lexuar nga çdo shqiptar, sidomos ata që kanë interesim për kuptimin e identitetit, fesë, kulturës dhe traditës intelektuale europiane në kontekstin tonë.
"Libri është i koncipuar, kuptohet i shkarkuar nga mentaliteti i historiografisë ballkanike, si një pasqyrë historike i Krishtenizmit gjatë shekujve në tërë trevën albanofone. Pjesa e parë e ka karakterin e historiografisë së përgjithshme kishtare me paraqitjen e burimeve dhe me përfshierjen e periudhës antike deri te Konstantini i Madh.(fq. 1-141 Pjesa e dytë e librit bën fjalë mbi Krishtenizmin si pjesë përbërëse e historisë kombëtre të popullit shqiptar, duke u nisur që nga shën Pali e dei në vitin 1996.(fq. 143 - 240) Pjesa e tretë bën fjlë për kontributin e Rendeve dhe të Institucioneve të Kishës katolike në historinë e popullit shqiptar (Bazilianët, Benediktinët, Dominikanët, Françeskanët, Jezuitët etj.) si edhe priftërit shekullar.(fq. 243 -404)."
Pershendetje kush e ka librin Krishtërimi ndër shqiptarë nga Zef Mirdita a mund te ma dergoj foto faqen 287-288 pershkak se me mungon ne liber faleminderit! Mund te ma dergoj ne facebook https://www.facebook.com/don.ond.355?...