Jump to ratings and reviews
Rate this book

Të jetosh në ishull

Rate this book
"Të jetosh në ishull" është romani befasues i Ben Blushit, i cili vjen në letërsi nga politika dhe pas një përvoje të gjatë në median e shkruar. Duke e marrë temën nga një periudhë jo fort e njohur e historisë së Shqipërisë, fabula shtrihet ne gati katër shekuj duke sjellë në letërsinë shqipe, personazhe të njohur, ngjarje e data që të çudisin për erudicionin e autorit, njohjen deri në imtësi të epokës ku zhvillohen ngjarjet dhe të zakoneve, traditave, organizimit të jetës së përditshme, e, në mënyrë të veçantë, të riteve e normave fetare që rrjedhin nga Librat e Shenjtë.

544 pages, Paperback

First published January 1, 2008

16 people are currently reading
213 people want to read

About the author

Ben Blushi

12 books54 followers
Ben Blushi is an Albanian politician,journalist and writer. He is an independet deputy . He worked as a journalist at "Koha Jonë" and Deutsche Welle Independent and "Fondacioni Soros"

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
146 (48%)
4 stars
87 (28%)
3 stars
45 (14%)
2 stars
19 (6%)
1 star
6 (1%)
Displaying 1 - 8 of 8 reviews
Profile Image for Vasja.
117 reviews2 followers
January 27, 2021
E nisa kete liber menjehere pas Ana Karenines dhe ishte nje kercim katerciprisht ndryshe. Nga nje liber qe fliste per nje toke te larget, nje kulture e cila eshte krijuar ne mendjet tona vetem nga muzika, filmat, bisedat dhe nuk eshte perjetuar asnjehere (vertet qe kam qene ne Shen Pjeterburg, por kam qene ne dhjetevjecarin e dyte te shekullit te 21te, jo ne shekullin e 19te), me pershkrime pompoze dhe te detajuara, sikur punoje me dore nje fustan me 1000 perla te vogla qe duhet ti qepesh me dore secilat tek e tek, tek nje liber ku muret e ngritura me stil rokoko bien poshte dhe therrmohen dhe behen buka dhe vaji dhe djathi qe na shijon kaq shume ta hame edhe pse eshte ushqim I thjeshte, por ia dime shijen, aromen, dhe e kemi kaq te njohur sa na duket sikur na rrjedh ne gjak dhe kemi nje ndjesi perkatesie si asgje tjeter. Keshtu ishte dhe libri "Te jetosh ne ishull".

Per te vazhduar pak krahasimin me Ana Kareninen: atje shume qarte dhe shpejt e kuptova se me nevojitet nje peme familjare e skicuar qe te identifikoja karakteret me emrat e tyre te gjate ruse qe I perdornin vetem gjysmen e kohes sepse gjysmen tjeter perdornin pseudonimet perkedhelese. Kete nuk e bera me kete liber dhe ishte nje gabim I madh. E nenvleresova si liber shqiptar duke menduar se historia nuk do shtrihej me shume sesa personazhet e disa familjeve ne nje fshat, maksimumi dy, por mire mu be, sepse libri nuk ishte vetem nje roman, ishte ne fakt nje liber historie I mbeshtjelle me petkun e nje romani. Nga ana tjeter mendoj se nese do ta kisha hedhur ne leter pemen familjare qe bashkonte gjithe shqiptaret qe nga koha e perandorise bizantine deri ne shekullin e 18te, do kisha bere punen qe studiuesit tek Instituti I Albanologjise paguhen te bejne. Si do tingellonte qe nje 24vjecare do te bente zbulimin me te madh te historise se Shqiperise, duke rikthyer lavdine e popullit tone autokton? Do t'ju duhej te me asgjesonin medoemos - ndaj e konsideroj kete "gabim" timin si nje bekim ne fakt.

Nje udhetim ne historine dhe kulturen shqiptare qe ia vlen te perkthehet ne nje serial - nuk e di sesi nuk I jane lutur zotit Blushi deri tani ti blejne te drejtat televizive... shqiptare hesapi. Ky udhetim ama nuk vjen ne menyre lineare. Ajo qe eshte lineare eshte historia e familjes se myslimanit te pare ne fshat, I cili nuk ka emer pra nuk ka identitet derisa u konvertua ne mysliman. Teksa ecim ne kete rruge te drejte bejme pushime here pas here, sikur parkojme makinen dhe nderkohe veshim rrobat e austronautit dhe hidhemi ne hapesire dhe futemi ne nje vrime te zeze qe na tregon per kohet e Perandorise Bizantine, me pas kthehemi ne toke, hipim ne makine dhe vazhdojme rrugen 5 minuta. Pushojme perseri dhe tani shkojme ne kohen e pushtimit te Konstandinopojes nga osmanet dhe e perserisim kete cikel duke pare cifutet qe pergatisin gozhdat me te cilat do te varet Jezusi, shohim macet qe perkedhelin kembet e Ali Pashe Tepelenes, degjojme zenkat ndermjet Gjergj Kastriotit dhe Arianit Komnenit dhe dredhite ndermjet tyre, ngrejme tenden ne Sul ku shohim Marko Bocarin ende te ri, marrim rrugen drejt Selanikut, Kretes, Italise, Austrise, Stambollit, Lezbos, shohim periudhen e ndritur te Voskopojes ku dija, arti, shkenca mbushnin rruget. Keto personazhe te mistifikuara veshin rrobat e perditshmerise dhe ne historine kryesore hidhet drite mbi shekullin e 17-18te ne Shqiperi qe ne syte tane eshte nje erresire. Autori ka nje njohuri mbreselenese te historise shqiptare qe qofte e vertete apo trill, te mberthen ne faqet e librit saqe nje here nuk e kisha kuptuar qe isha ftohur ashtu e zhytur si isha ne liber dhe mami me keputi nje te bertitur te mire - ndaj zoti Blushi me ke borxh nje te bertitur teksa po mbaja rremat e varkes se librit tend.

Zoti Fatmir Toci shkruan ne kopertine mbrapa "Nje roman qe perpiqet te tregoje sesi shoqeria shqiptare e persosi instrumentin e bashkejeteses fetare per ti mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve te kohes." dhe kjo e pershkruan persosmerisht. Fshati ne fjale ka arritur te rezistoje deri me tani ndaj ndikimit te fese myslimane, qe e sjellin pushtuesit osmane si nje erez qe perhap aromen kudo. Vetem se tani ai fshatari qe do te quhet Ismail, vendos te konvertohet. Nese e ka bere me deshiren e tij apo I eshte imponuar ne menyre te pandergjegjshme nga jetesa e tij ne nje komunitet ku vetem myslimani nderohet dhe lulezon, kjo diskutohet me gjere ne liber. Ne momentin qe ai vendos te sjelle myslimanizmin ne fshat, kryetari I fshatit, adashi dhe pasardhesi I Arianit Komnenit qe ne e njohim si Gjergj Arianiti, zhduket nga fshati pa gjurme. Kjo eshte nje paralelizem I jashtezakonshem me Kenget e Kreshnikeve. Nese ju kujtohet, kreshniket luftonin me shpata por ne momentin qe u shpik arma qe arriti tu shpoje duart mes per mes, ata futen 7 pashe nen toke dhe zhduken pasi koha e tyre ka perfunduar. Keshtu eshte koha e plakut Arianit kishte mbaruar dhe ai, si mbrojtesi I kultures se krishtere shqiptare, duhej te zhdukej qe te mund te futej bashkejetesa me myslimanizmin ne fshat. Dhe fshati arriti te mbijetonte duke bashkuar bashke ne nje shtepi nje mysliman dhe nje te krishtere.

Metafora e ishullit eshte lajtmotivi I romanit: ishulli I te krishtereve, ishulli I myslimaneve, ishulli I fshatit por mbi te gjitha, ishulli I Shqiperise sone te dashur. Poeti I Voskopojes thuri nje poezi per ishullin, ku dua te permend dy vargjet e fundit
"sa e pamundur te jetosh ne ishull,
sa e bukur te vdesesh atje."


Keto dy vargje permbledhin ne menyre te qarte jetesen tone si shqiptare: sa te veshtire dhe te mundimshme e kemi jetesen ne ishullin tone, saqe mesojme notin para se te hedhim hapat e para vetem qe te zhdukemi nje ore e me pare nga aty, por zemra nuk na ndalon se rrahuri per ato male, cuka, brinja e gerxhe, e ju pyje te gjelberuar... saqe ne fund, e duam ta japin ofshamen e fundit te jetes ne ajrin shqiptar.

Nje liber I shkelqyer qe ka vetem nje te mete - eshte nje liber I shkruar nga nje shqiptar per shqiptaret. Sado te jete I interesuar nje I huaj (nje jo-ishullar) per kulturen dhe historine tone, ka kaq shume detaje te nderthurura me tregimin qe vijne si nje puhize e lehte qe duhet ta kesh mendjen qe. ta kuptosh qe te ka kaluar, qe do te humbisnin po te mos kesh njohuri te zgjeruara mbi Shqiperine e shqiptaret, dhe jane pikerisht keto detaje qe te bejne te buzeqeshesh dhe ta duash atdheun.
Profile Image for Polina Çeço.
46 reviews3 followers
November 30, 2020
Ky libër është një pasqyrë ku autori e sheh veten dhe mendon se është një shkrimtar i madh.
Profile Image for Hajdi Bengu.
1 review6 followers
May 10, 2014
Nje perralle shume e bukur, ku nderthuren ngjarje, fenomene, apo personazhe te Shqiperise se viteve te pushtimit turk, islamizimi i shqiptareve, traditat mijeravjecare, lufta e Kretes, Sabatai Zevi, Arianit Komneni, Ali Pasha, etj.
Profile Image for Nevi Kaja.
2 reviews11 followers
August 28, 2016
elokuent, shkrimtar i denje, pjese e ishullit te tij, kritikus i vrenjtur dhe realist hiperbolistik letrar ne raste ...
Profile Image for Kjevi.
5 reviews
November 5, 2018
Këtë libër e kam lexuar kur isha në gjimnaz dhe më ka pëlqyer shumë mënyra e përshkrimit të ngjarjeve dhe lidhja me njëra-tjetrën që e bëjnë shumë interesant këtë libër. Fatkeqesisht është i vetmi libër që kam lexuar nga Ben Blushi dhe më ka pëlqyer. Shpresoj të më pëlqejn dhe librat e tjerë të tij.
Displaying 1 - 8 of 8 reviews

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.