Nëse te tekstet poetike të Visar Zhitit prania e femrës me kurmin e saj, me shpirtin e saj e përsos unin poetik, e çliron nga gjërat e tepërta duke i lënë fytyrën e njeriut, te tekstet e Frederik Rreshpjes mungesa e fizikut të femrës, mosprania e hireve të kurmit shkakton te uni poetik dhembje, por edhe dhembja e përsos njeriun, pra në forma të ndryshme, arrijmë të njëjtin efekt. Në tekstin e poezisë “Fund vere” shohim se mungesa e asaj pikëllon unin poetik, por edhe i gjithë peizazhi ngjyroset me
Vera që shkoi i pikëlloi qiejt Siç pikëllohem unë për ty. Mbi plazhet e shkreta, tërë dhembje ulërijnë rrufetë me kuje.
Në tekstet e Frederik Rreshpjes duket sikur uni poetik vrapon në skaj të dhembjes, sikur e ndjek, e kërkon atë. Në tekstin e një poezie të titulluar “Mos e mallko me ndarje këtë natë” ndeshim një varg tronditë Dashuria ime mund të bëhej çati e tërë botës. Ky varg flet shumë për energjinë e jashtëzakonshme që gjeneron shpirti i unit poetik, por dëshpërimisht në tekstet e poezive, subjekti poetik endet nën shi, pa dashuri, pa ç
…U shuan yjet në pëllëmbët e mija Dhe sytë e tu u bënë dimër. E kam ditur ç’braktisje më pret Moti ky zog ma ka thënë.
…Rri kyçur në gur zëmra ime / Një mijë vjet dhe dy mijë vjet.