Jump to ratings and reviews
Rate this book

Ditari i një vajze

Rate this book
Me një rekomandime të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjith kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzane në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të vërtetë, ku kukullat shndërrohen në njerëz. Ç’i ndodh një vajze të re në këtë moshë? Ç’ndryshime dhe të fshehta ka shpirti i saj ende i pangjizur? Nën ndikimin e kujt formohet ajo në këtë fazë vendimtare të jetës, nën ndikimin e prindërve, të mësuesve, apo të shoqërisë? Ky libër psiko-filozofik tenton të shprehë gjithë rregëtimat e kësaj bote të fshehtë dhe të hapur dhe i drejtohet njëkohësisht gjithë atij brezi që po e bën këtë hap moshor, por edhe prindërve që duan ta kuptojnë fëmijën e tyre në këtë moshë.

264 pages, Paperback

Published January 1, 2003

2 people are currently reading
4 people want to read

About the author

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
3 (50%)
4 stars
1 (16%)
3 stars
0 (0%)
2 stars
1 (16%)
1 star
1 (16%)
Displaying 1 - 2 of 2 reviews
Profile Image for A.
45 reviews
March 8, 2026
Sa liber tmerresisht i trishtueshem!
E kam lexuar per here te pare kete liber kur isha pak a shume ne moshen e Gretelit, per ironi kete liber ma huazoi shoqja ime e ngushte e fillores, Ela, qe ka te njejten datelindje si Ela e Gretelit. Asokohe arrita te lexoj deri ne pjesen ku vajzat shohin komshinjte ne shtepine e tyre, natyralisht si femije me kaploi turpi dhe vendosa te mos ta mbaroj librin nga frika se mos do perseriteshin skena te tilla me vone (mami me pyeti pse e lashe pergjysme- nuk kisha fjale nga turpi qe ndjeja qe kisha lexuar nje liber te tille!!!).
Tashme grua, me shume se dyfishi i moshes time te atehershme dhe te Gretelit, vendosa ta rilexoj kete liber qe vogelushja une e mbante mend aq te turpshem.
Tashme qesharak ne naivitetin e vajzave te reja, sic kam qene edhe une, librin mund ta pershkruaj si nje pasqyrim perfekt te ciltersise se femijerise dhe paditurise (dhe rrjedhimisht kuriozitetit te zjarrte qe e ndjek ate) per "ceshtjet e te rriturve", dhe konkretisht seksin. Gjerat qe na i mbajne te fshehta behen si droge per ne; shnderrohen ne fiksime maniakale, dhe ndergjegjja njerezore, e cila nuk pranon vrima ne pelhuren e mendjes, mundohet t'i mbushe ato gropa me imagjinate dhe fantazi.
Sa me kuriozitet dhe enderrime e presim jeten adulte! Sa e veshtire eshte njekohesisht te perballesh me te verteten qe kur je akoma femije: qe dashuria per gruan shpeshhere nenkupton dhimbje.
Rrefimi eshte vertet autentik; nuk e di a eshte vertet ditari i nje vajze te vogel apo sajese perverse e nje burri qe deshiron te mbetet anonim, por eshte perkthyer ne rreshta ne menyre pothuajse perfekte femijeria, vajzeria dhe naiviteti qe na ka karakterizuar te gjithave ne kur kemi qene njehere 10 vjec.
Ndryshe nga c'pandehja une para +15 viteve, ne liber nuk ka me skena "turpi", por e gjitha merr nje kthese te trishtueshme ne 100 faqet e fundit.
Mendoj libri ka perfunduar ne momentin e duhur: mbase Greteli nuk shkruajti me ne ditar pas vdekjes se babait dhe detyrimisht mbaron dhe tregimi yne, por nuk kishte me nevoje per fjale te tjera pas asaj. Vdekja e babait, dashurise se pare te Gretelit, nenkupton dhe fundin e femijerise se saj. Ajo perjeton nje shije te "rritjes" kur filon t'i perceptoje ndryshimet me shoqen e ngushte: sasia e parave qe kane familja e gjitheseciles, titujt e fisnikerise, gradat e baballareve, veshjet, cilesia e copave qe veshin, dhuratat qe marrin per festa, dhe ndryshimet midis te dyjave si njerez, ne sinqeritetin qe i tregojne njera tjetres dhe ne menyren si i drejtohen njera tjetres, dhe ne fund, ne patjen dhe mospatjen e nje mamaje. Greteli fillon te kuptoje qe shoqja e saj me e ngushte, nuk eshte ne fakt nje njeri aq ideal sa c'mendonte ne fillim, dhe veren ndasite e jetes mes te dyjave. Te kuptosh qe jo te gjithe jemi te barabarte, dhe qe jeta shpeshhere eshte e padrejte me ne per arsye te panjohura pervecse rastesise, eshte hapi i pare drejt padrejtesise me te madhe qe na ben koha; rritjes.
Une mendoj qe vajzat nuk rriten atehere kur perjetojne menstruacionet e para, ashtu sic na bejne shpeshhere te besojme hallat dhe komshijet llafazane. Une mendoj qe nje vajze rritet atehere kur i thyhet zemra per here te pare, dhe mendoj vdekja e babait ishte pikerisht ajo qe e nxorri Gretelin zgupthi nga bota e femijeve, dhe rrjedhimisht e shkeputi nga ditari, dhe nga Ela, tashme akoma me larg se dikur.
Profile Image for Nesila M..
5 reviews
July 15, 2025
I read it as a little girl and cried many times. I still remember details from it and left a remarkable experience because I rarely cry when I read and I rarely remember details so clearly. It really stuck with me.
Displaying 1 - 2 of 2 reviews

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.