Rregullat e Gotit Historia e Xhon Alites & renia e mafies Amerikane- Xhorxh Anastasia
Ky rrefim real pershkruan trekendeshin Xhon Goti- Xhon Alite- Xhunior Goti dhe dhjetra bashkepunues, gangstere, kapo, pjesetare te familjes kriminale Gambino.
Nen zerin e Alites njohim nje bote te erret ku mbizoteron dhuna, droga, mafia, paraja, pushteti, nepotizmi, lakmia.
Alite ishte nje vrases, trafikant droge dhe gangster per vite me rradhe.
U perfshi ne familjen Gambino dhe ne fillimet e tij ishte gati te rrezikonte jeten per ta, por sa me shume qe e njihte Xhon Gotin dhe Xhunior Gotin, aq me pak i besonte, pasi ata ndryshe thoshin, ndryshe benin.
I pyetur se perse arriti deri ne ate pike sa te vriste, te vidhte, se perse ishte aq i dhunshem, ai thote se as vete nuk e kuptonte sesi ndodhi.
Ai e beri ate pune per te fituar para, per te jetuar mire dhe per t’u be nje bashkepunetor sa me i denje ne rrethin e mafies.
Gjithsesi ne kete liber nuk gjykojme Aliten, por historite mizore te krimit te organizuar, te cilat drejtoheshin nga familja Goti.
Shikojme imazhin e mafies amerikane ku koncepte si fisnikeria, nderi, besnikeria, respekti, nuk ekzistonin. Gotet ishin anormale moren drejtimin e nje prej organizatave kriminale me te fuqishme ne Amerike dhe e perdoren per perfitimet e veta derisa e rrenuan ate.
Xhon Goti sipas menyrave dhe “rregullave” tij dinte si te luante lojen, djali i tij, manipulues si dreqi, nuk diti aspak, ishte shume i paafte per te kuptuar jeten e rruges. Kurse Xhon Alite e pse u magjeps pas mafias, u perdor deri ne abuzim prej saj, ne fund bashkepunoi me drejtesine, duke ia arrire keshtu e pse vone te mos neperkembej prej tyre, te mos humbiste anen njerezore te tij.
Nje liber me dhune te tejskajshme, me rregulla te vendosura nga Xhon Goti dhe asnjehere te respektuara prej tij apo djalit te tij.
Nje liber qe sjell nje pasqyrim te vertete dhe shume te frikshem ku mbizoteruese jane vrasjet, viktima te pafundme sepse cdo vrasje “nenkuptonte” dicka sipas Goteve.
Jete njerezish te shkaterruara e shume detaje te tjera.
Ndonese Xhunior Goti se pranoi kurre, Alite flet realitetin, si nje ish gangster qe ia doli te fuse jeten e tij ne binare, pa dhune ne te.
Nje roman goxha interesant dhe jam mese e bindur qe nese dikush deshiron te thellohet dhe te lexoje me shume per mafien, ky eshte libri ideal.
Personalisht, nuk e gjeta shume veten ne te, it is not my type le te themi, po prape kerkoja drejtesine, me dhimbte kur lexoja sesi merrej jeta e njerezve ndonjehere per arsye banale dhe sesa e korruptuar mund te jete bota, ndoshta dhe sot..
3.5🌟